VIDEO/ Studentët e Kamzës përplasen me rektorin: Je shërbëtori im, ti punon për mua këtu

10 Janar 2019, 09:32Sociale TEMA

Rektori i të Universitetit Bujqësorë të Tiranës është përplasur me studentë të UBT-së paraditen e kësaj të mërkure.

Bahri Musabelliu është afruar te studentët jashtë ambienteve të institucionit arsimor dhe u ka kërkuar llogari për përdorimin e megafonit.

Mes tij dhe një studenti zhvillohet një debat, gjatë të cilit toni i rektorit shquhet i lartë dhe kërcënues.

“Jepi o vlla jepi”, dëgjohet një prej stundetëve.

Rektori Bahri Musabelliu: Si ti japë mo! Ka mësim këtu!

Një nga studnetët: Po ça mësimi bëhet?!

Rektori Bahri Musabelliu: Unë jam profesor!

Studenti 1: Kur e thirre kryeministrin a u konsultove me ne këtu?

Rektori: Si, kush të tha?!

Studenti 1: Një sekondë, një sekondë…

Rektori: Ca sekondë mor?!

Ndërhyn një tjetër student: Ca është kjo e bërtitmë kështu, të bërtasim dhe ne?! Mos bërtit!

Studenti 1: Prej meje je në punë, për mu punon.

Rektori: Unë jam në punë prej teje?!

Studenti 1: Po, je shërbëtori im këtu. Këtu, je shërbëtori im.

Rektori: Djali….

Studenti 1: Jo, mos më thuj djali mu se jam student.

Një tjetër person i drejtohet studentët: Ej qetësohu, ça shërbëtor thua ti mor?

5 komente në “VIDEO/ Studentët e Kamzës përplasen me rektorin: Je shërbëtori im, ti punon për mua këtu”

  1. mark says:

    te isha une nuk do te thosha “djali” , por KARI.
    ka mangesi te theksuara ky popull ne konceptin “C’eshte liria”.

  2. Germicoku says:

    Je student ,por je pa edukate ? Te qenit student nuk do te thote se bota duhet te rrotullohet rreth teje . Student do te thot se je duke mesuar. E ata qe te mesojne ty,o student quhen pedagog e uhet t’;i degjosh. Pegagogu nuk eshte sherbetori yt. Eshte edukatori e mesonjesi yt,o student qe te ka hyre vetja ne qefe. E paskerke kuptuar gabim demokracine. Pa shko ne universitetet e botes perndimore dhe do te shikosh se c’eshte pedagogu. PO ti do te jesh nje nga ata qe rri ter diten ne kofe,ose militant e ndnje partie qe te mban me shprese se je dikushi…. JE STDENT. ULE KOKEN E MESO SE TE PAGUAN BABAJ ME NENEN , O STUDENT, QE TE KA HYRE VETJA NE QEF DUKE U PARE PARA PASQYRES SE THYER.

  3. H2O says:

    Ja studentet…
    Ky “studenti”, shpresa e te ardhmes se vendit, e kujton universitetin ndonje sallon masazhi, dhe Rektorin ndonje sherbetor qe duhet tia jape diplomen ne tabaka te argjendte dhe me buzeqeshje! Ky “studenti” nuk merr fare ne konsiderate qe ne universitet, si studenti edhe rektori, mbahen me taksat e qytetareve. Te cilet e paguajne kete studentin jo per te bertitur si gomar ne megafon e per te bere harbutin, duke penguar te tjeter qe duan te studiojne. Rektori u dashka te pyese kete parazitin nese deshiron te therrase Kryeministrin e vendit, biles duhej tia kishte marre miratimin me shkrim!! ?
    Protesta e studenteve, midis te tjerash, per mua beri nje ndarje te qarte: midis atyre qe e nisen dhe vertet pasqyruan kulture qytetare ne proteste dhe kerkesa, dhe ketyre mbetjeve partiake qe po perpiqen te mbledhin plehrat e protestes per perfitim. Absolutisht duhet ulur numri i pranimeve ne universitete. Auditoret duhet te jene per ate eliten e kulturuar dhe vizionare. Ne sdo paguajme taksa per keta palacot qe e kujtojne Rektorin sherbetor per fresk! Per keta, max ndonje shkolle profesionale duhet subvencionuar me taksat tona, qe te mesojne ndonje zanat e te punojne, jo te na llapin cudira neper megafone!

  4. Luli says:

    Rini e pjerdhur, as kulture, as edukat. Duhen rikthyer ne fshat te ruajne lopet.

  5. mik says:

    Ky dialog qe asht gabim nga te dyja palet, nuk percakton mencurin, arrogancen, edukaten e njeres pale apo tjetres. Kjo tregon qarte se deri ne cfar niveli kane arritur mardhanjet student – profesor.
    Pa dyshim, profesorat ketu ne Shqiperi ( si ne shume fusha te tjera ) kan abuzuar me studentet deri ne maksimum, e kjo tashma dihet. Mungesa e rrespektit dhe niveli i neverise e i urrejtjes se studenteve kundrejte profesoreve ka arritur ne nje pike pa kthim. Profesorat po korrin ate qe kane mbjell vete. Studentet nuk kane asgja ne dore apo ndonje autoritet te abuzojne, kete e kane vetem profesorat dhe fatkeqsisht, abuzimet e tyre jane te tmerrshme. Mos gjykoni studentet. Studentet jane viktima. Ne fund te fundit, ishte profesori qe shkoj tek ata, jashte ambienteve te institucionit arsimor. Kjo tregon kendveshtrimin e profesoreve kundrejte studenteve qe i trajtojne si prone e tyre, edhe jashte ambientit arsimor. Profesoret jane ba si feudal, asgja ma pak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje