Fitorja (e Pirros) e Gent Cakajt

14 Janar 2019, 13:47Politika TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Në esencë nuk ndryshon asgjë. Sërish Gent Cakaj do të jetë de facto ministër i jashtëm.

Ai do të përfaqësojë, në emër të Edi Ramës, vendin tonë në shumë aktivitete jashtë vendit dhe kjo është një praktikë që njihet gjerësisht në diplomacinë botërore.

Rama bëri të vetmen lëvizje të mundshme që i kishte mbetur.

Kurse Ilir Meta vetëm sa ja ka dalë që të thyejë dëshirën e kryeministrit për kandidaturën e 28 vjeçarit, si dhe të ulë artificialisht nivelin e përfaqësimit të vendit tonë në rang zv.ministri, në shumë takime ku do të duhej të kishim një shef diplomacie me atribute te plota.

Krizat shqiptare prodhojnë jo rrallë monstra ligjore, institucionale dhe ngërçe që do të bënin me dhimbje koke edhe juristët më të thekur në zanat.

Në harkun  e shtatë ditëve afat, Presidenti Meta la pa dekretuar shkarkimin e Ditmir Bushatit (një shkelje spektakolare e Kushtetutës) dhe i tha “Jo” Gent Cakajt (edhe kjo mëse e dyshimtë, duke parë dispozitën kushtetuese të dekreteve presidenciale).

Pas këtyre shtatë ditëve Shqipëria e pa veten në një situatë ligjore, rreth poltronit të ministrit të jashtëm, që s’ka Komision Venecie zbërthen. Ndërkohë që sikur të mos mjaftonte e gjitha kjo, shteti vijon të jetë pa Gjykatë Kushtetuese.

Në këto kushte, shpikja tjetër e minutës së fundit: kryeministri sposton ministrin në detyrë, duke u bërë vetë ministër i jashtëm. Rezultati: sërish Gent Cakaj de facto ministër, por pa spaleta!

Një çorbë që s’ka stomak që e përtyp. Një lëmsh i gatuar me dy duart me të larta të shtetit: ato të kryeministrit, i cili në këtë rast ka edhe një herë më tepër mundësinë të kuptojë se nuk mund të emërojë ministër cilindo që i vjen në mend.

Dhe me duart e kryetarit të shtetit, i cili vetëm për inat të Edi Ramës nuk ngurroi asnjë sekondë që ta linte Shqipërinë me një zv.ministër të jashtëm shëtitës, që përfaqëson shefin e tij në Tiranë!

Shqipëria prodhoi kështu një tjetër faqe që bën shkollë më vete në të drejtën kushtetuese dhe që do të habisë shumë studentë të ligjit, në Shqipërinë normale të pas 30-40 vjetëve.

Nëse dikujt i vjen në mend të na krahasojë me rastin grek, duhet t’i kujtojmë se situatat që kalonte dhe kalon diplomacia greke ishin dhe janë shumë më komplekse sesa tekat fëminore të krerëve të shtetit shqiptar, që për inat të njëri-tjetrit i venë flakën interesave të të gjithë vendit.

Nëse Meta dhe Rama kujtojnë që të dy s’e kanë fituar, njoftojini se kjo histori banale s’ka fitues…

16 komente në “Fitorja (e Pirros) e Gent Cakajt”

  1. coni says:

    Zoti Skner, jepini nei top me ket rast ministrit pa spaleta.

  2. syri says:

    Jeni te gjithe banale Skender! Me falni per gjuhen por s’ka spiegim tjeter! Shqiperia dhe populli shqiptar jane “banale” ne formen e tyre te pazakonte!

  3. Ermal says:

    Vullneti i disa analisteve dhe i Ilir Metes per te mos pranuar kandidaturen e Gent Cakajt ishte nje shprehje kapricoje megallomane. Ata e moren kete antivlere te tyre ( te mos pranojne nje Minister me prejardhje nga Kosova) si nje shprehje te vullnetit te popullit dhe de iure ia hoqen atributin Kryeministrit ta zgjedhe.
    Nuk ka asgje te keqe, pervec te mirave te Gent Cakaj, ne cdo rast eshte me i mire, me punetor dhe i besueshem se Lulzim Basha kur u be Minister i Jashtem.
    Ne keto vite te tranzicionit, te qenit i ri ne Shqiperi ka qene me shume nje parakusht per t’u zgjedhur se per mos t’u zgjedhur. Te gjithe Ministrat e Berishes ne 205 ishin me pak se 30 vjec. Ilir Meta, Pandeli Majko dhe qeveria Rama 1 ishin me pak se 30. Vete Edi Rama kur u be Minister i Kultures ishte vetem 35 vjec. Pra, jini fairplay, zgjidhni kush mbeten dizavantazhet e vetme te Cakes, perkunder avantazheve te medha te te pasurit kulture profesionale dhe te pergjithshme, Kosova apo theksi i anglishtes?

    1. Artan says:

      Po kete kriterin e ‘kultures profesionale dhe te pergjithshme’ nga e nxoret? E vetmja mynyre per te nxjerre nje konkluzion te tille ne mynyre objektive eshte experienca, arritjet dhe funksionet e ketij personi te dokumentuara ne CV. Ky person nuk ka as CV qe te shohim eksperiencen, dhe asnje nga keta mbrojtesit e tij nuk kane permendur cilat jane eksperiencat konkrete qe e bejne te pershtatshem per kete pune. Qe paska lexuar shume libra nuk eshte experience as e matshme as e nevojshme. Qe qenka I kulturuar gjithashtu.

      prandaj, ne base te informacioneve te deri tanishme ky personi qe doka vendin e ministrit ngelet nje kalaman pa asnje virtut te matshem qe thjesht I pelqen Kryeministrit megaloman shqipetar

      1. mik says:

        Artan – Absolutisht jam dakord me komentin tand. ” Fakti ” qe ka lexuar shume libra, mua me duket argumenti ma naiv qe nje Kryeminister percakton per zgjedhje te nje ministri te jashtem. Kjo logjike, tregon me se miri se me cfar niveli politik udhehiqet Shqiperia, dhe shkaku qe jemi ne kete gjendje.

  4. On says:

    Dikush qe ne 90 ishte 20 vjec sot po I afrohet 50 tave.Ne kulmin e moshes dhe experiences. Vetem ne Shqiperi ne zhdukim breza te tere njerezish nga drejtimi. Hendeku shume I madh.Ku e fitoi pervojen diplomatike…nje vit ne ministri? Ska shans. Aq I duhet te mesoje koridorer. Mund te vendosi bota me te rinj por kane keshilltare 60 vjecate. E dini te gjithe sa pervoje kane keshilltaretke ne!!!

    1. Muli dhe Beluli says:

      Bukur, Oni.
      Do te te bejme ty atehere. Kushtetuten e njihke me themel. Keshtu nga boja, goxha trap dy metra, politiken po e njeh ne perfeksion ( gjithato muhabete tek kafja e lagjes, Jane experience e madhe).
      Pastaj, duke qene ne qeveri, na ndihmon ta heqim Ramen nga brenda, sepse ti do krijosh grupin tend aty.
      Si thua? A behet? Po, Po pra, natyrisht qe behet.
      Ja mbaroi dhe kjo oune. Nuk mbeti Shqiperia pa minister te jashtem, dhe Ramen e siguruam qe do ta heqim. Hallall Oni.

  5. JARI says:

    Dakort qe nuk ka fitues,po ka nje Banal,qe nuk ngopet me banalitete,po mire ja ben.Po nuk vuri dore drejtesia dhe po nuk i vuri para ligjit,per ke do qofte,majtas,djathtas,i madh,apo i vogel,ky vend vone behet

  6. Askushi says:

    Iliri e ka mendjen tek Vetingu. Sic duket Rama nuk po i shkel syrin sic beri kur e vuri President. Tani figura e Likes eshte komleksi i hajdutit me cizme qe nuk ka dim e imam. Ai po luan rende ne kete loje shahu te rradhes duke aktivizuar fjalorin e Trampit “Shqiperia mbi te gjitha”, por duke bere politiken e Rusit dhe Serbit ne Ballkan. Eshte e dhimshme kur shikon se sa i ngjashem ne fjalor eshte ai me Berishen. Te dy hiqen si patriote Shqiptare dhe punojne per Serbin. Bile like floriri ka ecur me tej. Ai hapur kundershton bisedimet e Kosoves me Serbine duke dale ne krah te Rusit dhe kunder Amerikes.As Sala nuk e ka kete guxim prej Skrapalliu. Tani problemi,per mendimin tim nuk eshte Ilir hajduti por Rama kokelopa. Rama ka rene ne lojen e armiqve te kombit . Egua e tij parakalon llogjiken. Cte keqe do kishte qe te propozonte nje tjeter per Minister te Jashtem? Ne nje moment ai pranoi si gabim qe Samirin e mbrojti duke demtuar veten, Samirin dhe PS. A nuk po ben Rama te njejten gabim? Qe te mos zgjatem po them se Shqiperine e kane marre ne dore hajdutet, kriminelet dhe dallkauket qe nuk kane asnje lidhje me interesat Shiptare ne Ballkan. Eshte e nevojshme pastrim total….

  7. Vivi says:

    Si thoshte ky gjatoshi ne fushate :
    NE DO BEJME SHTET !!!

    Ky eshte “shteti” yt more derdimen ?!
    Shtet qe gajaset i madh dhe i vogel !

  8. nesuno says:

    Por jo more Meta likefloriri nuk ben per minister i jashtem! Vini prape Tritan Preshin apo Aldon ata kane eksperience! Shqiperia duhet te pastrohet nga politikanet e vjeter me “pervoje” ne hajdutlliqe dhe krime! Por sa te jete Floriri dhe saliu s’ka Shqiperi!

  9. Virusi says:

    Rama deshiroi ta promovonte Cakaj per disa arsye porr politikanet e ndryshkur thane Jo. Qente e politikes, ketej e matan kufirit vollen ndaj nje djali te ri gjithe cfare munden. Tere kjo maskarade nxori ne pah primitivitetin e shoqerise shqiptare, mosbesimin te rinia. Mosha apo mungesa e eksperiences Jane sebepe per ti mbajtur pleqt ne krye te oxhakut. Bota sot zhvillohet shume shpejte. Konceptet dhe praktikat ndryshojne aq shpejte sa te moshuarit shqiptar nuk kane as prirjen dhe as energjine per ti njohur e mbeshtetur ato.

  10. ore mjaft ja lepite cizmen edi rames ! per derisa bushati nuk eshte shkarkuar ai do ta perfaqsoje shqiperine ! ore mjafte u bete juriste o gazetare ! ore si nuk thua pse u hoq nje djale socialist nga detyra ! nje minister socialist i shkolluar ne perendim ! me nje hajvan qe fliste si coban shqipen ! dhe anglishten si shofer ! turp po behu ti ore se gjithmone i ike sherbyer ! pse nuk te ben ty !

  11. Ton says:

    O Virus kto I ke me te degjuar besoj…..shoo shiko kush I ben punet ne administrate sot? Dhe kush eshte per sfilade si drejtor…jane keta te vjetrit qe bejne cdo pune por jane me pikatore. Nje punon e 25 bejne thonje….nga kta te rinjte me energji qe thua….

  12. ragipi says:

    O Skender analisti qe e tranuet kete milet me keto komente idiote qe sdi si duhet te jua kthej juve dhe te tjereve si ti. Po pse o Skender si analist as andej e as kendej duke pritur kush do te fitoj e pastaj te thuash se ja e kam pas menduar ashtu me analizat e mia. Po si nuk ka fitues ne kete duel dmth Edi eshte dasht te hiqet nga qeverisja e vendit qe ai e ka prioritet dhe tia leshoj rrugen padrejtesise vetem se ashtu mendon Ilir gangsteri qe me gruan e tij jan qartur qe Edi nuk po i thirre te marrin pjese ne kazanin qe ai dhe gruaja e tij ia kan kajte nanen duke e vjedhur kete popull dhe me ne fund cka propozoni ju analistat qe Edi te i merr perseri PD dhe LSI te ndajne mallin e vjedhur te popullit fukara. Prandaj ju lutem juve analistave qe nuk jeni objektiv por pritni kush te fiton tia mbani anen mos na genjeni me.

  13. Emigranti i persekutuar says:

    Rama eshte anarkist

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje