Një tjetër konvikt në “Qytetin Studenti” i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë, për kushte më të mira jetese dhe mësimi për studentët. Pak kohë pasi qendrat studentore kanë kaluar në varësi të Bashkisë së Tiranës, ka nisur puna për rikonstruksionin e tyre. Pas punës së bërë me konviktet te Inxhinieria e Ndërtimit dhe Mjekësisë te rruga e “Dibrës”, Bashkia e Tiranës po vijon punën edhe për përmirësimin e konvikteve në Qytet Studenti.
Kryebashkiaku Veliaj inspektoi punimet që po kryhen në godinën Nr. 5, falë edhe ndihmës së donatorëve të ndryshëm, ndërsa u bëri thirrje studentëve që t’i kthehen mësimit për t’i hapur rrugë, gjatë verës, vijimit të punës me kapacitet të plotë, në mënyrë që viti i ri akademik t’i gjejë me ambiente komode dhe të denja për të jetuar dhe studiuar. Ai zhvilloi edhe një bashkëbisedim me studentët, nga të cilët dëgjoi problematikat që hasin në Qytetin Studenti, por edhe mori falenderimin për ndërhyrjen e shpejtë në rikonstruksionin e godinave.
“Është shumë e rëndësishme që të rikuperohen ditët e humbura të mësimit gjatë periudhës së dhjetorit, dhe e dyta, për ato pak fakultete ku ende ka bllokim të mësimit, studentët duhet të kuptojnë, jo për çështje politike, por për çështje praktike, nëse nuk na lirohen dhomat në korrik dhe mësimi vazhdon gjatë korrikut dhe gushtit, nuk kemi më kohë që kthimi i tyre në vjeshtë, t’i gjejnë dhomat e rregulluara. Ndaj, u apeloj studentëve, mos mendoni për partitë, mendoni për interesin tuaj dhe për interesin tuaj, sa më shpejt të mbarojë viti mësimor dhe të mos shtyhet, aq më shpejt mbarojnë dhomat tuaja, që në tetor të fillojnë të gjithë në ambiente shumë më komode”, tha Veliaj.
Ai theksoi se aktualisht, për shkak se studentët jetojnë ende në konvikte, po punohet me mjediset e përbashkëta, dushet, nyjet sanitare dhe fasadat, ndërsa ndërhyrja nëpër dhoma do bëhet gjatë muajve të verës, kur studentët të largohen në shtëpitë e tyre. “Ne po punojmë edhe tek Inxhinieria, te rruga e Dibrës, te Mjekësia, por sigurisht problematika më e madhe është në Qytetin Studenti. Tani që konviktet i kanë kaluar Bashkisë së Tiranës, do ta trajtojmë me të njëjtin seriozitet siç trajtuam çerdhet dhe kopshtet. I kemi ndarë në dy faza: Faza e parë janë mjediset e përbashkëta, ku po e orientojmë ndërhyrjen te nyjet higjieno-sanitare, fasadat, ambientet e leximit dhe studimit. Ndërkohë, faza e dytë, fill pasi studentët të kenë liruar dhomat, do të jetë rehabilitimi i dhomave”, u shpreh Veliaj.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës shtoi se për rikonstruksionin e konvikteve Bashkia e Tiranës, krahas mbështetjes buxhetore, po aplikon edhe skemën “adapto një konvikt” e ndjekur në rastin e çerdheve dhe të kopshteve. “Jam shumë i lumtur që fill pas vitit të ri ka filluar projekti konkret për rehabilitimin e konvikteve studentore. Bashkia e Tiranës
po aplikon të njëjtën skemë që ka bërë për çerdhet dhe për kopshtet. Pra, ka kërkuar ndihmë te kompani, subjekte, të cilat kanë punuar me Bashkinë e Tiranës, të adoptojnë një nga konviktet. Disa po bëhen me ndërhyrje nga shoqata dhe ndihma ndërkombëtare. TIKA ka marrë përsipër një konvikt, KFW-ja do të fillojë fazën tjetër, për gjithë konviktet e tjera do të jetë një kompani që adopton një konvikt”, theksoi kryebashkiaku Veliaj.
Ndaj, ai u bëri thirrje të gjitha bizneseve që veprojnë në Tiranë dhe kanë mundësi financiare t’i bashkohen këtë nismë për kushte më të mira për studentët dhe për të kontribuar për të ardhmen. “Thirrja sot është për kompanitë celulare, për bankat, për kompanitë e ndërtimit, për kontraktorë që mund të kenë punuar me Bashkinë e Tiranës, dhe për sa kohë kanë pasur një klimë transparente, të hapur, të garave të tyre, dhe kanë bërë punë publike, ne kërkojmë që të kthejnë mbrapsht diçka në komunitet, duke adoptuar një nga konviktet e Qytetit Studenti”, u shpreh Veliaj.
Mashtrues si ky nuk ka pare tirana, po pse sthote qe fondet i kane shku nga qeveria se ky me te ardhurat e veta vetem leshin dhe nofullen e ajoles mund te rikonstruktonte……
Riparojne keta klientet e qeverise ndonje konvikt dhe i jep Lali Eri ose qeveria nje derro tenderi qe i lan te tera. Po te shohesh keta donatoret dhe “dashamiresit” e bashkise, jane te gjithe perfitues PPP-sh dhe tenderash te medhenj per pune publike. Me nje fjale, koston e ketyre riparimeve e paguan po populli, vetem se keta i marrin punet e riparimeve pa tender.
Po ca rekonstruim leshi. Prap dhoma 8 meta katror jane ku do rrine 4 studente bashke . Rregulloji si te duash ato , menyra e jeteses eshte katastrofe.
Tamam e ke thene or mik ashtu eshte e ka rikonstruktuar ndonje klient i qeverise qe ka marre leje ndertimi.Te njejten gje ka bere uomen-show Veliaj dhe me shkollen Servete Maci.Ja rikonstrukton nje privat dhe ky Veliaj mashtrusi i ka dhene godinen e policise bashkiake per te ndertuar pallat.Dhe policine bashkiake e ka degdisur andej nga rreza e Dajtit.Njerez palaco kujtojne se jane superior ndaj te tjereve.Perfituan se nuk kishte tjeter te denje per tu zgjedhur dhe ja shtruan vjedhjeve.