Pas arrestimit të 13 personave dhe shpalljes në kërkim të 12 të tjerëve për 18 miliardë lekë evazion fiskal me skemën e tatimit me vlerë të shtuar. ka reaguar Kryeministri rama.
Me anë të një postimi në Twitter rama ka thënë se mesazhi është i qartë.
“Ulja e taksave e lehtësimi tërësor i biznesit,synojnë dhe uljen e informalitetit dhe evazionit fiskal!
Arrestimi i një duzine shkelësish dhe shpallja në kërkim e një tufe tjetër nga biznesi i madh,për mashtrim me taksat, është mesazh i qartë: Mos luani me taksat se ju gjen belaja”, shkruan Rama.
13 persona janë arrestuar, ndërsa 12 të tjerë janë shpallur në kërkim për 18 miliardë lekë evazion fiskal me skemën e tatimit me vlerë të shtuar.
Hetimet për këtë rast me 25 persona të përfshirë janë kryer nga Prokuroria e Tiranës e cila ka nxjerrë edhe urdhër arrestet.
Nga skema ka rezultuar se këta persona në harkun kohor të 3 viteve kanë shkaktuar një dëm prej 18 miliard lekë duke krijuar biznese fiktive në fushën e ndërtimit e më pas duke lëshuar fatura tatimore.
Burime nga akuza e Tiranës thanë se ndër personat e kërkuar janë edhe disa biznesmenë të njohur por hetimet për ta janë ende të hapura dhe konsiderohen si truri i kësaj skeme që ka përfshirë jo vetëm Tiranën.
Ka qenë Drejtoria e Hetimit Tatimore e Tiranës e cila ka konstatuar e para skemën në tre subjekte duke ia referuar materialet më pas Prokurorisë.
BRAVO ,TE LUMTE .PORE COJI SHERBIMET SICE U TAKON NJERZEVE.ZONJES NGA LAKNASI, psh etj
CFARE TAKSASH DO TE PAGUJNE KURE U MUNGON BUKA.
MOSE I VENE TAKSE ATIJE QE SHET FARA LULEDILLI ,PORE FIRMAVE .ATYRE QE INVESTOJNE KURE ZOTROTE BENE FUSHATEN E ZGJEDHJEVE.
NEKE E BESOJ SE NJERZIT KANE PER TE BESUAR SI NE KOHEN E TEPSISE ME GJITHE KAPAKE.
keta vjedhin se jane ne konkurenc me te deleguarit e qeverise prandaj nuk kane frike.