Sine Koldashin, nga Laknasi i Tiranës, rrit e vetme 5 fëmijët e saj prej dy vitesh.
37-vjeçarja është detyruar të kujdeset vetë për fëmijët e saj, të moshave nga 13 deri në 3 vjeç, pasi bashkëshorti i saj vuan dënimin në burg me akuzën e dhunës në familje.
Kalvari i dhimbjes filloi më dhjetor të vitit 2017, kur bashkëshorti i saj u kthye në shtëpi në gjendje të dehur dhe goditi gruan 5 muajshe shtatzënë.
Gjatë goditjes gruaja ra nga kati i dytë i banesës duke humbur menjëherë fëmijën.
Ishte fëmija 9 vjeçar i familjes që lajmëroi policinë, duke i shpëtuar jetën nënës së tij.
Sot, Sine Koldashi rrit e vetme 5 fëmijë në kushte tepër të vështira.
Shpesh i duhet të punojë për të siguruar ushqim dhe në këto raste nëna e lidh në djep fëmijën 3 vjeçar duke e lënë vetëm në shtëpi.
“Nuk e marr dot me vete në punë dhe kam frikë ta lë të lirë vetëm nëpër shtëpi, ndaj detyrohem ta vendos në djep” – thotë 37 vjeçarja.
Fëmija qëndron në djep për orë të tëra, derisa kthehen nga shkolla fëmijët e tjerë të familjes.
Ndonëse shpesh të paushqyer, fëmijët janë me rezultate të shkëlqyera në mësime.
Rastin e kësaj nëne nga Laknasi i Tiranës, do ta ndiqni të premten në “BOOM”
Telefononi në numrin e emisionit për të dhënë ndihmën tuaj: 069 60 00 002
Keto jane nena heroina, po ku eshte ndjeshmeria njerezore?? Ku jane ata deputetet qe ju japin votat gra si kjo??Ku eshte solidariteti njerezor per ti dhene nje dore?? Qofte me shume pak ndihme per ti dhene shprese njerezve ne nevoje se nuk jane vetem e se halli i saj mund te behet i gjithkujt nje dite……
PO ASISTENCA PERSE NUKE VEPRON NE LAKNAS TE TIRANES.GJYSEM ORE NGA KRYQYTETI I SHQIPES SE SHQYER NGA CAKENJTE.A FLASIN SHQIPE KETA ZYRAT E SHTETIT NE LAKNAS? ORE KRYEMINISTER ,NUKE E RRUAN KUSHE SEKE MINISTER HEQE TI APO VENDOSE .POPULLI DO BUKE PER TE USHQYER FEMIJET.E KENI KTHYER SHQIPRINE SI NE KOHET E MIGJENIT.NJERI VDESE NE KORCE PER TE MARRE USHQIME,TJETRI NE BURREL ,TE TJERET BLLOKOHEN NE DOBORE,A KA SHTET NE SHQIPRI APO E KENI MARRE PENGE.PERE KETA PROBLEME DUHET TE GRINDENI ,DHE JO SE IKU XKSI NGA QEVERIA DHE ERDHI YPSILONI .TE GJITHE NE NJE TENXHERE HAJNE. NE NJE POCE PJERDHIN.NUKE KA ME BUDALLENJE QE TE MOSE E KUPTOJE SE CFARE JENI DUKE BERE. TE ZGJODHEN PER TE QARE HALLET QE KANE ,DHE QE U SHTOHEN DITA DITES,DHE JO TE GAJASNI ME HALLET E TYRE. LERE SALEN ,SE AI GJAKE KERKON,SI PUNA E ASAJE SHUSHUNJES QE THITHE E THITH GJERSA TE NGORDHI.
Koka ben, koka peson! C’te duhet 5 femije ty moj? Jo po beji edhe 5 te tjere, e pastaj ankohu!! Injorance!