Pas humbjës së pësuar në finalen e Superkuës kundër Juventusit në sfidën e zhvilluar në Arabinë Saudite, Milani është kthyer në Itali.
Në aeroportin e Milanos është vënë re nervozizmi i stafit kuqezi duke nisur që nga lojtarët dhe tek trajneri Gennaro Gattuso.
El Pipita i cili është në qënder të vëmndjes në lidhje me transferimin e tij tek Chelsea ka sulmuar gazetarët duke u shprehur:
“Po më prisnit mua? Nëse kërkoni telashe me mua, nuk do t’i gjeni kurrë”, ishte përgjigja nervoze e sulmuesit i cili u largua më pas pa lëshuar deklarata të tjera.
Ndërkohë, në dalje të aeroportit Gattuso ka goditur telefonin e një gazetari i cili ishte duke filmuar teknikun kuqezi.
Një gjest nervozizmi nga ana e trajnerit të Milanit i cili nuk i kurseu edhe kritikat ndaj gjyqtarit Banti. (TemA)
? #Gattuso fa cadere il telefono di un giornalista ? pic.twitter.com/D2D0CsnH7C
— Il Corriere del Calcio (@IlCorrDelCalcio) January 17, 2019