Mosha biologjike: Duhanpirësit i shtojnë vetes 20 vjet

18 Janar 2019, 13:07Lifestyle TEMA

Të rinjtë 20-vjeçarë që pinë cigare janë biologjikisht 20 vjet më të moshuar. Ky është përfundimi i një studimi të kryer së fundmi. Sipas studiuesve, duhanpirja përshpejton procesin e plakjes, pavarësisht moshës së duhanpirësit.

Trupi i njeriut ka dy lloje moshe: kronologjike dhe biologjike. Kjo e dyta ka të bëjë me moshën që për të cilën ne krijojmë perceptimin te të tjerët. Shkencëtarët kanë analizuar kampionët e gjakut të mijëra vullnetarëve për të parë lidhjen e duhanpirjes me procesin biologjik të plakjes.

Ata thonë se shumica e duhapirësve të moshës nën 30 vjeç, moshën biologjike e kanë 31-40, ndërsa duhanpirësit e moshës mbi 30 vjeç, biologjikisht janë 41-50 vjeç.

Studiuesit thonë se duhanpirësit më të moshuar nuk e reflektojnë këtë efekt në shkallë të lartë. Një nga arsyet mund të jetë fakti se shumica prej tyre vdesin.

Rezultatet dolën pas analizimit të kampionëve të gjakut të 149 mijë të rriturve, 33 % e të cilëve ishin duhanpirës.

Për rezultat të saktë, studiuesit i kishin përzgjedhur vullnetarët e përfshirë në studim mbi bazën e gjinisë, moshës dhe vendit ku jetojnë. Pra, këto tri karakteristika ishin të njëjta për të gjithë, por ndryshonte vetëm fakti se disa ishin duhanpirës, e të tjerë jo.

Studimi u krye nga Insilico Medicine, një kompani e inteligjencës artificiale me bazë në Baltimorë, SHBA. (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje