Në puntatën e fundit të “Dua të të bëj të lumtur” u trajtua historia e zonjës Sano, 85-vjeç, e cila kishte ardhur për t’i dërguar një mesazh të bijës, me të cilën nuk fliste prej vitesh.
Shkurtimisht, sipas Sanos, historia në vija të përgjithshme ishte kështu: Pasi u martua në moshën 14-vjeçare me bashkëshortin e parë, Halitin, Sano solli në jetë katër fëmijë, dy vajza dhe dy djem.
Një ditë, në shtëpinë e saj troket një grua me një fëmijë, e cila i thotë se kishte fëmijë me burrin e saj. Në vijim Sanoja dhe bashkëshorti u ndanë, ku për vajzat u kujdes i ati, ndërsa për djemtë Sanoja. Pas një kohe të gjatë, ajo u martua sërish, megjithëse vazhdonte të takonte burrin e parë. Sipas saj, vajza Mira ishte xheloze për martesën e dytë të nënës dhe kjo supozohet të jetë arsyeja pse ato nuk kanë kontakt me njëra-tjetrën.
Pasi historia u bë publike dje (19 janar 2019), nxitur nga reagimi i ashpër nëpër rrjete sociale dhe jo vetëm, vajza e Mirës komunikoi me Anabel përmes një letre të hapur drejtuar Arbana Osmanit dhe emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, të cilën do ta lexoni në vijim.
Letra e hapur e vajzës së Mira Veizit:
“Dje në mbrëmje, duke ndenjur nën shoqërinë e familjarëve të mi, më vjen një telefonatë ku më thuhet se dikush po keqpërdorte emrin e mamasë sime në një televizion. Ngrihem e habitur, nervoze për të gjetur kanalin e për çfarë? Për t’u perballur me të kaluarën e mamasë sime. Diçka po flitej në emisionin që “bashkon zemrat e shqiptarëve” ku mesazhi kryesor është “mos qesh, harro hallin tënd dhe qaj me hallin e tjetrit”.
Moderatorja e emisionit, zonja Arbana, kishte të ftuar për të rrëfyer historinë e saj një zonjë, e cila biologjikisht është gjyshja ime.
Gjyshja ime është plot 84 vjeç, ne e njohim shumë pak, pasi gjyshërit e mi u ndanë kur mamaja ime ishte 11 vjeç. Histori e rrallë për vitet ’60, gjyshja ime ishte 29 vjeç, nënë e katër fëmijëve, në një moment dobësie gabon dhe braktis fëmijët. S’dua të paragjykoj aspak, por vendimi i saj ndikoi në jetën e mamasë sime. Gjyshi u martua sërish, mamaja, tezja dhe dajat e mi u rritën me njerk dhe kështu kaluan vitet, por plaga ngeli në të njëjtin vend.
Plagë që m’u desh ta shikoja vet tek sytë e mamasë sime, dje në mbrëmje, kur e ëma biologjike kishte dalë në emision për të thënë një përrallë dhe për të trilluar një histori me shpresën se dikujt do t’i vijë keq për të. Ndoshta dhe unë po ta shihja, do të kisha qarë.
Nuk dua të jap as versione e as detaje të kësaj historie, sepse nuk është e drejta ime dhe as qëllimi i kësaj letre. Çdo njeri merr nga Zoti atë që meriton para se të largohet nga kjo jetë. Por dua të të drejtohem pak ty Arbana, ose stafit tuaj.
Jam shumë kurioze të di, përpara se të shfaqni një histori a interesoheni për vërtetësinë e saj? A bëni kërkime për personin që i drejtohet një letër apo personin që tregon historinë?
A e di ti që rreth 50% e njerëzve mbi moshën 80 vjeç vuajnë nga sëmundja e Alzheimerit (humbja e kujtesës) dhe nuk mund t’i marrësh për bazë as 80% të fjalëve qe flasin? A e di ti çfarë tronditje ke sjellë dje tek familjarët e mi vetëm e vetëm për përfitimet e një televizioni dhe për pak audiencë? Kush të jep të drejtë të baltosësh emrin e mamasë sime?
Ajo ka ndërtuar një emër dhe një reputacion me shumë djersë dhe mund, ndërsa ju keni cenuar figurën dhe keni prishur imazhin e saj. Kush mban përgjegjësi për këtë? Ti zonja Arbana ke zgjedhur të jesh person publik, ndërsa unë jo. Ku e gjen të drejtën të më cenosh privatësinë duke më shfaqur në emision tënd me zë dhe me figurë, pa më kërkuar leje? Vetëm se ke pushtetin dhe aksesin e një televizioni, mendon se të jep të drejtën të ndërhysh në jetën e dikujt?
Ti zonjë apo stafi yt, pas asnjë lloj të drejte legjitime, më keni prishur qetësinë familjare dhe shpirtërore, duke më bërë të përballem me lloj lloj komentesh negative, fyese dhe denigruese deri me mallkime brenda kundrejt mamasë sime. Kush mban përgjegjësi për këtë?
Sot, unë dhe të afërmit e mi, u zgjuam të trazuar për t’i dhënë shpjegime të gjithë të njohurve, ndoshta dhe dikujt që nuk duam, se për çfarë ka bërë një gjyshe e jona para 50 vitesh.
Faleminderit Arbana, ti na bëre të lumtur!”
Fucking bitches! Josefina, cohu dhe kapi prej zhelesh keto gazetarucka qe na e merziten ekranin.
Shume e drejt shqetesim i kesaj zonje te thjesht dhe anonime.
###
Medja eshte “pushteti” me i fuqishem, me i pa meshirshem dhe me Etik kameleoni.
Duhet shume kujdes, sepse medja mund te te “madheroj” por edhe te te “shkatroj”, kjo eshte thjesht ceshtje interesash.
Ik andej mor Flm Pisoglend torobell. U be bytha jote e cpuar te jape mend!
Turp i madh ky emision , i padenje edhe per tv Shijakun – jo me per Topin e Tanit te madh. Ku e katandiset keshtu, nuk u dhimbset ky tv qe ishte vlere kombetare kur u krijua !!!??? Rasti ne fjale ishte shkelje flagrante e privatesise dhe e te drejtave te njeriut. Ke beri te lumtur Arbana ne kete rast !!!!!!?? Kush jemi ne qe te gjykojme jeten e te tjereve? Personalisht mua me vjen per te vjelle nga keto lloj formatesh, c’ me duhet mua halli i tjetrit, as kalimthi nuk dua te me shkoje telekomanda ne ate program. Kaq shterpe gazetaria dhe tv shqiptare, aspak creative per te ndertuar formate edukative qe ti vlejne brezave, cfare trashegimie kulturore po u lene brezave keto tv, pervec ketyre perversiteteve te kopjuara . Aktualisht tek Topi , une shoh vetem emisionin e Marin Memes, respekt pa fund per kete gazetar special.
Me vjen keq per vajzen e Mira Veizit dhe per vete Miren qe ndoshta me te drejte jane pak te shqetesuara, por kjo nuk do te thote te perbaltosesh Arbana Osmanin pse ajo pranoi nje leter dhe organizoi pjese emisioni me gjyshen. Arbana i merr historite sic u thuhen, dhe nuk ka pse te bej investigatorin per emisione te tilla, dhe nuk jam dakort qe pas te 80-ve gjysherit tane jane me mundese kujtese, keto jane raste te vecanta, ajo zonja atje nuk kishte mungese kujtese, keshtu dukej, prandaj te mos ngaterrohen gjerat, Dy dite do flasin njerezit, dhe pastaj harrojne shpejt,
Ishte e drejta e gjyshes te kerkonte takim ma vajzene saj, po aq sa e drejta e Mira Veizit per ta takuar apo jo, kaq eshte shume e thjeshte.
Mbesa qe ka bere kete leter, po te isha une ne vendin e saj une do ta takoja gjyshen biologjike ne vend te mamase, nuk ka pse mbesa te mbaj merri duke marr frymezim nga mamaja, dhe duke mos ditur edhe shkakun pse ajo grua ne ate moshte te re e la burrin dhe femijet ? ka patur nje shkak shume madhor, prandaj dhe mbesa te pakten mund te kishte shkuar ne emision,
Emisionet e Arbana Osmanit jane shume positive, dhe njerezit i shikojne me endje, Mos hidhni balte atje ku nuk duhet.
Kjo qe ka dashte me u arsyetue mbesa e ksaj gjyshes eshte edhe me keq se mos me pas bere ze e me u arsyetue per turpin e familjes se nenes se vet dhe tere familjes sepse mos te flases me nanen te gjitha te kqijat duhet te harrohen sepse prindi kurre nuk mundet mos me respektue femijen e vet sado gabime ka bete. Ketu kjo mbesa eshte edhe me shum fajtore sepse duket se gjyshja ka qen pastruese e duket e prapambetur e nena e saj mjeke duke e mshefur prejardhjen bene budallakin edhe me te madhe duke u mshehur si familje e larte por nese perzihet me nenen e vertet del familja e rangut te ulte dhe ky eshte mentaliteti i disa idioteve ne shqiperi qe mshefin prejardhjen dhe kur te del e verteta qohen peshe por tani perballnu vete sepse showeria me te vertete duhet me ju nenqmue juve sepse jeni shembull i keq per shoqerine.
Eh ky TV qe per interesat e veta te ka perdorur ty,ndersa une kujtoja se emisioni FIKS FARE ishte human,por e provova vete se jo human nuk ishte por sic duket donin leke per te futur aty.
Kush je ti mor Ragip?Nga je ti mor Ragip?Meso shqipen para se te shkruash mor Ragip.!Mos fol si e jema e Zeqos maj thanes o Ragaip,i mbrapambetur sic ke emnin.Shiko hallet e tua andej nga jeton dhe mos fute hundet per ata qe jetojne ketu.
O Riku …po emri yt te zbukuron??? Po katundi yt te mrekullon? Po vendi yne te turbullon?/ po mendja yte te mjegullon ? Eshte pune e ytja por nuk mund ti tregosh kujte kufijte ” atje ku jane” .. ne trojet tua!!1 apo mendimet tua. Me serbet e greket duhet te vazhdojme te bisedojme e bashkpunojme ! dhe ashtu duhet. Po femijet e nipa-mbesa a duhet te bisedojne e takohen e prinderit e gjyshat cfardo pozite jane….. T U R P ! dhe faqe e zeze. Dikush nuk e kupton keto. Por TV duhet te takoje dhe ti japin mundesi te gjitha opinionet e ndryshme te lidhur ngushte me problemin .
O Riku o katunar idiot!
Argumentat e tua jane krejtesisht te llogjikshme. Ke gjithe te drejten te ndihesh e ofenduar e shqetesuar. Ke te drejte te ankohesh. Me vjen jeq per mamane tende. S ke c i ben te afermit nuk i zgjedh ata te bien per pjese. Sa per televizionin, ky eshte nje nga rastet kur eshte kazan i vertete. E vetmja gje ngushelluese qe mund te them edhte te mos merzitesh se njerzit me dy para mend ne koke nuk gjykojne askend dhe nuk i besojne pacavuret e ekranit.
Ty mbesa i thencin te te vije turp per komentin… zonjushe komentin juaj tregon se ju dhe Nena jote jeni te pa sjedhshme me nje mendejemadhesi ku ne zemren tuaj ekziston vetem arsya e karieres suaj… Nena eshte Nené …kuptimi i fjales Nené ka domethenje te madhe… ndoshta Nena jote nuk e di kete domethenje se i jane eresuar syte nga urejtja… Nena nuk urehet as nuk hillet per cdo situat te jete gjendur ose te kete vepruar… mesa duket ajo Nena jote do te jete femer pa shpirt dhe pa arsye ku ambicja e saj nuk ka llogjike… une ju gjykoj ju… dhe turpi eshte mbi ju… zonjushe ajo eshte gjyshja jote dhe Nena e nenes tende… fjale Nené nuk blihet sikur pasurin e botes te keshe… por per ju mesa duket me e rendesishme eshte kariera, emri, se sa Nena … turp.
O analfabete, ne vend qe te recitosh poezi per nenat ketu meso te:
– perdoresh trurin per te kuptuar para se te hapesh gojen per te folur
– mos besh moralitet me problemet e njerezeve
– shpenzosh pak kohe per drejteshkrim dhe lexim
Cfare do te thote ‘analfabete’ o lupi – mu……. ! Po kjo ‘mbesa ‘ a ka nene? Po nena a ka nene ???? Po pse te gjykohet vetem ‘gjyshja’ ??? Nuk imagjinoj mbese mos te flase me gjyshen ! si eshte rritur kjo mbese? Mos ka grade shkencore? Ndoshta… por jo per edukate e moral familjar! Edhe gjyshja te jene ne fajin e saj….(sic pretendon ‘mbesa’) nuk ka arsye gjyshja te braktiset…. ose sepse ajo ndoshta sa ‘mbi 80% e pleqeve ka semundjen dimentia-harreses’ Ku i ka marre statistikat kjo mbese -shkencetare jo familjare?????? Ti Lupi mos je vellai i mbeses ? Turp i zi!
E para: Ll dhe dh nuk jane e njejta gje.
E dyta: nese vertete kjo gjyshja ka braktisur femijet nuk eshte nene por buçe. Madje me keq akoma se buçja te shqyen per kelyshet e saj e jo me ti braktisi. Fakti qe sjell ne jete nje femije nuk te ben « nene » sic pretendon ti.
Mbesa nuk po flet as per urrejtje dhe as per hakmarrje. Thjeshte po i kerkon Arbanes qe mos te ngacmoje plaget e njerezve per te bere para nepermjet audiences.
Edhe bucja eshte nene, moj IDIOTE E LINDUR!
Fjala buce dhe nene ne shqip nuk shkon.. o njera o tjetra. Vetem te jesh i verber nga mendja mos ta kuptosh qe ishte nje skandal i vertet. Nje plake gjysem te rrjedhur e me brenga perdorej per te bere show televizive nga femra si Arbana qe jane shembulli I degjenerimit mediatik ne shqiperi. Njesoj si kolegia e saj Eni Vasili me rastin e
vajzes te rrahur nga djali i deputetit qe i suleshin si hijena se ju prishi intervisten.. Behet kollaj moral me bythen e tjetrit, Arbana me Enin te sjellin ish burrat dhe dashnoret ti bejne te lumtur e te shohim si do ndihen femijet e tyre !!!!
Po kujt i thua o Moni, ne shqiperi qeverisin duke e ulur diskursit ne nivelin tallava, e jo me Topi qe per para e audience te cenon figuren e privatesine, pasi dhe shoqeria shqipetare eksitohet nga morali shterp. Jemi kthyer ne nje shoqeri te degjeneruar dhe me plage te medha sociale te medha ne keto 20 e kusur vjet sepse kemi pranuar antivlerat te na i shesin si vlera si te huajt dhe keta ustallaret tane. Po ti leme njerzit ne hallet e tyre se ndoshta ja u zgjith Arbana bashke Topin
undefined
Plehrat e televizioneve bejne show me jeten e tjetrit… Te bejne gjyqin publik pa piken e turpit. Pastaj futet dhe moralistet te bejne gjyqin ne Facebook. Te isha si kjo i kisha hedh ne gjyq!
Arbana, faleminderit per ate qe ben! Kjo eshte shoqeria jone. E keqja nuk mund te kamuflohet per kohe te gjate. Ajo shfaqet dhe pa e pasur qellim zbulimin e saj. Besoj episodi qe vijoi i Neimes heroine nga Burreli dhe femijeve te saj, u la te gjitheve pershtypjen dhe i sherbeu shpreses, se ka me shume njerez te mire sesa te keqinj. Ndryshe do te duhet te ndertonim vec azile pa fund!
E para e punes ti “Mira” ben shume gabim qe del me kete emer dhe tallesh ne emer te dikujt tjeter , e dyta- nuk ka te drejte asnje njeri te trajtoje publikisht maredheniet dhe jeten private te te tjereve nqs njera nga palet nuk eshte dakord , sepse eshte dhunim i jetes private , dhe per kete denohesh penalisht. E treta : Secili ben zgjidhjet e veta per problemet qe ka dhe ka arsyet e veta , por nuk mund ta ekspozosh publikisht nqs eshte kunder deshires dhe vullnetit te tij duke e demtuar seriozisht per reputacionin dhe pozicionin social qe gezon ne shoqeri me pasoja te renda thjesht per show e numra televizive . Nuk e sheron ti dhimbjen Arbana , thjesht e ke renduar shume ate. Te te vije turp.
Nje emision i turpshem i moderuar nga nje provinciale e cila per pak audience eshte gati te beje gjithshka. Femra te rrezikshme te cilat i vene synim vetes qe te bejne karrjere dhe nuk u ben syri drite per asgje.
Ky show kultivon moralin e vertete te shoqerise duke ndihmuarcdo individ te jete i lire per te qene vetja e etij, larg rregullave te pseudomoralit.Ne kete rast z.M.Veizi dote ishte me e lumtur te clironte shpirtin e saj duke treguar te verteten si nje qenje e lire ,te hiqte masken pseudomorale per te kaperxyer traumat e se kaluares ne marrdheniet me nene e saj .Cdo njeri vendos vet si ti ndertoj mardheniet me cilindo perfshire dhe prindin,por fshehja e problemeve nuk eshte zgjidhja me e mire.Ndershmeria e cdo personi me veten e tij con pa dyshim ne nje shoqeri me te moralshme ,te hapur ,larg kodeve te prapambetjes qe con ne mbyllje duke diktuar ndeshkime morale ne shoqeri .
Është një emision idiot që merr përsipër të shprehë bardh e zi ndjenjat më intime të njeriut,,,, shpesh ndjenja që smund të ndahen mes prindit dhe femijes e jo me ne TV. Arbana ka marrë përsipër ta bëjë,, pavarësisht se bie fjala nuk flet kur shkruhet gjithandej se ka burrë apo ish burrë për vete. Psh ta bëjë të lumtur veten duke thirrur burrin apo ish burrin në emision duke e pyetur se a do ta bëjë të lumtur. Po nejse dilni o shqiptare ne emisione të tilla, pa varësisht se të nesërmen do t’ju vijë vijë për të vjelle nga vetja.
E pashe emisionin. Nuk kishte as perdhosje as banalitet. Historine e vertete nuk e di. Mamaja jote zgjodhi te mos vije dhe sma merr menja se e paragjykoi kush as per te mire e as per te keqe. Por nje gje eshte e vertete prinderit eshte mire ti duash dhe ti rrespektosh ashtu si jane edhe me gabime se kur te ikin do te mbesin plage ne zemer. Po iku gjyshja nga kjo jete pa bere paqe mamin, joteme do humbi shancin per te shkyer nje peng qe do ta mbaje deri sa te vdese vete.
Nikollë…
Problemi këtu ngrihet për Albanën ,nëse duhet ta jipte apo jo rastin në emision.Unë besoj se jo.Morali i emisionit është që njerzit ti bëj të lumtur si ka titullin dhe jo ti bëj më pesimist se sa janë.
Kur ajo e dinte se e bija nuk e mori ftesën nuk duhet ta jipte në emision ,po nëse deshte ta bënte të lumtur nënën të kishte shkuar vet pa kamera dhe ta bisedonte me të bijën.
Po TV- ët më shumë duan shikueshmëri se sa njerzllëk.
J&B
Arbana Osmani eshte nje nder spikerat e rralla shqiptare sot per sot qe di se cfare ben ne profesionin e saj. E pergatitur me elekuence dhe oratori larg cdo banaliteti qe per fat te keq u serviret teleshikuesve shqiptare nga amatore cdo dite cdo ore. Rasti i zonjes me vajzen eshte shume i pranueshem nga pukepamja ime edhe per te treguar te kunderten e asaj qe pogrami reklamon, “lumturine”. Zonja kishte ardhur per te treguar qe deshironte kumunikimin, sqarimin dhe paqen. Te bijes i ra reputacioni qe ti dilte te emes perballe qofte edhe ne syte e te gjitheve?
Bedoj se Albana është totalisht gabim,ajo duhet ta kishte shmangur duke mos e ekspozuar kur e dinte që vajza nuk e pranoi ftesën.Ftesën emisioni nuk ja dha në kohën që zhvillohej emisioni .Dhe më e keqja ishte se shtirej duke bërë të paditurën nëse do vinte vajza.
Ky është skandal dhe i dënueshëm ,përvç AMA-s që duhet të marë masa,po edhe mund ta padisin në gjyq.
Kam dëgjuar një shprehje te bukur qe mendoj se i rri fiks rastit konkret. “Mos e hidh hallin tend ne tavoline se te tjeret kapen mbas hallit tend per te zgjidhur hallin e tyre”
Albana Osmani ne rradhe te pare ne castet kur ka fragmente qe ta preki sado pak ,ajo zbardh dhembet duke kujtuar se eshte ne nje shou te Agron LLakes .
NE TAKIMIN E FUNDIT.PUNTATA NE ITALISHTE DO TE THOTE MOJ LARASKE .NE SHQIPE TAKIM ,…J.
NJE EMISION TE TILLE ITALIA E KA NE RAI 3.KUSHE E KA PARE ..CHI LA VISSTA . FLISNI SHQIPE ,SE NUKE JU THOTE KUSHE BUDALLENJE .
JENI SHQIPTAR ,NJE SHTETE PA GJUHE NUKE EKZISTON.JU PUNTATAT I HIQNI GJUHEN ,SERBI E ,GREKU JU MARRIN KUFIJTE , E BETE SHQIPRINE ,KURE THRRETE QOMETI
ME DUKET SIKUR JEMI NE KOHEN E OSMAN GAZEPIT.
Autorja e leters ka te drejte. Vetem ne nje republike bananesh si Shqiperia, mund te hysh ne familjen e tjetrit dhe te prodhosh ” love storis ” per programet televizive ; edhe thone pastaj se familja asht e shejte !! Programi televiziv Dua te bej te ” lumtur ” , nuk asht asgja tjeter vec nje maskarade e manipuluar per qellime qe as vete nuk i di !! . Nuk asht fajtore Albana Osmani, ajo asht vetem nje percuese e dobet e producentave te programit, qe si i moderatore, ka aftesi teper kufizuese per komunikim me publikun.
E keqja asht se, edhe disa komentues marrin rrolin e psikologeve social, tu dasht me na mesu se nepermjet rrefimit del e keqja. Disa te tjere, mendojne so po ulet statusi i nanave, a thua se te gjitha nanat jane te mira, edhe pse shtepite e femijeve ne te gjith Shqiperine flasin te kunderten.
Programi dua te bej te ” lumtur ” , duhet hedhur ne gjyq, pamvarsisht se fiton apo jo, ne nje republike bananesh.
Me rastin e parë (nëna me vajzën autik) dhe të tretin (Neimeja nga Burreli) u preka vërtet. Ky i gjyshes Sano, thjesht më vuri në mendime. Mendoj se mbesa e saj, e ka drejt për sa i shkruan Arbanës, e cila ishte e ndërgjegjshme që Mira nuk do t’i shkonte, pra dhe që nuk do ta bënte të lumtur Sanon. Atëhere ky rast nuk e mundëson atë që pretendon se jep emisioni TV, dmth që t’i bëjë njerëzit të lumtur. A e bëri Arbana Sanon të lumtur?! Përkundrazi atë jo e jo, por trazoi dhe më keq ca shpirtra të tjerë. Arbana, gjithsesi me takt, duhet t’u kërkojë ndjesë. Një episod, në mijëra të tillë në jetë, kur nuk arrihet qëllimit, është gabim të ekspozohet. Medalja gjithmonë ka dy anë. Varet se cila të pëlqen të shohësh.
o njerez mira veizi eshte vajza e plakes ! mira veizi mjeke ke njesia 10 ! mira veizi kryetare e njesise10 perfaqsuese e partise socialiste ! e mbani mend !
Nuk dua te hyj ne debatin e”mbeses” me ” moderatoren”, pasi ka shume gjera te diskutueshme nga te dy anet, por me la shije te hidhur kompetenca e”mbeses” per 80% te 80 vjecareve me Alzheimer. Nuk di nga e ka gjetur, mbase eshte dhe ajo mjeke si e ema, por konteksti ku e ka vene eshte fyes e percmues ndaj gjysherve e stergjysherve jetegjate. Nqs gjyshja e saj eshte mbi 80, atehere nena e saj, tezet, dajat, pas nja 16-20 vjetesh do jene rreth te 80-ave, dhe mbesa do jete e rrethuar nga nje tufe harraqesh dhe te semure mendore. Nje perspektive jo aq e bukur, apo jo?
Dhe nje dicka per skuadren e IT te TemAs dhe vete Mero Bazen:ka kohe qe varianti”Mobile” i gazetes tuaj,te pakten ne ShBA dhe Kanada eshte i palexueshem per shkak te disa viruseve.
Ju lutemi fiksojeni.
Hidhe ne gjygj per shqetsimet psikologjike dhe mendore qe ju ka sjell emisioni. Kur te fillojne te paguajne per idiotleqet qe bejne athere do te pushojne se beri gafa te tjera.
ke shume te drejte letershkruese qe revoltohesh. Hidhe ne gjyq drejtuesen e emisionit per shkelje te jetes private dhe si shkaktare e traumave qe po kalon familja dhe fisi.
Askush nuk ka te drejte te te gjykoje ty per letren qe ke shkruar apo per marredheniet qe ke ti ose familjaret e tjere me gjyshen biologjike . Letra jote eshte shkruar mjaft bukur, teper koncize duke i trajtuar shume drejt shqeteimet e tua. Do te te lutem per dicka: Injoro cdo koment negativ . Ti dhe vetem ti e di se c’ben. Jepi nje mesim injorances shqiptare . Beji dhe ti “te lumtur” ato shgarravinat e TV qe luajne me hallet e njerezve duke i dhene nje mesim qe ta mbajne mend mire.
Po mire o njerez 4 femije dhe te gjithe e kane lene ne azil Sanon? Nuk mendoni qe ka dicka qe te 4 -rt i jane larguar? Nuk mendoni qe mbase ka dicka qe nuk shkon me plaken derisa femijet refuzojne ta mbajne! Po direkt nje lume akuzash kunder vajzes se saj! Kjo biba Arbana i hyn historise me Themel dhe i pyet dy palet si kane shkuar ngjarjet qe ua kane cuar punet me kete derexhe?? Apo e shef Sanon plake, do ua kepute zemrat shqiptareve dhehajt ta nxjerrim ne Tv e o burra te degjenerojme anetaret e tjere! Po kjo plaka kush garanton qe thote te verteten, pjesen si I intereson! Nga eksperienca personale ime gjyshe kur e shifje dhe fliste te kepuste shpirtin sidomos kur rrefente hallet e veta por ishte komplet intrigante saqe I futi tre femijet e vet ne sherr duke genjyer e treguar te “ vertetat” si I interesonin asaj! Ndaj boll paragjykuat dhe mallkuar vajzen e saj se dhe plaka nuk eshte inocente pale si eshte sjelle kur ka qene e re dhe me dhembe ne goje!