Shqiptari dëbohet nga Amerika: Ju rrëfej historinë se si më ndanë nga vajzat

22 Janar 2019, 17:35Politika TEMA

Një histori e trishtë është ajo e Llukan Butës, shqiptarit që kishte krijuar familje në Amerikë.

Në muajin Korrik të vitit 2017 atij iu refuzua kërkesa për azil dhe u dëbua nga Amerika duke lënë pas gruan e tij Frances Joseph dhe dy fëmijët.

“Isha shtatzënë në atë kohë. Kur mbërritëm në zyrën e ICE kishim edhe vajzën Valentina me vete, ajo ishte 2 vjeçe në atë kohë.

Ata nuk kishin të drejtë të më ndanin nga bashkëshorti,”- shprehet Joseph në një intervistë për Think Progress.

Ditë më vonë Frances ishte paraqitur sërish në zyrat e ICE dhe e kishte parë burrin pas hekurave ndërsa priste që ta dëbonin për në Shqipëri.

Think Progress ka treguar edhe historinë e Llukan Butës. Familja e tij është larguar Shqipëria që kur ai ishte ende fëmijë. Në vitin 1998, Buta ishte 11-vjeç kur arriti në Shtetet e Bashkuara bashkë me prindërit, emigrantë shqiptarë. Familja Buta aplikoi për azil sapo mbërriti, por kërkesa e tyre u hodh poshtë në vitin 2000. Më pas autoritetet lëshuan një urdhër dëbimi për familjen shqiptare.

Gjatë kësaj kohe, Llukan Buta braktisi shkollën dhe u fut të punonte për të ndihmuar nënën e tij.

Kur prindërit e tij u divorcuan dhe babai i tij u largua nga familja, nëna e shqiptarit kujdesej e vetme për të dhe motrën e tij.

Në vitin 2002, Bordi i Apelimit të Emigracionit nuk pranoi të rrëzonte vendimin e gjyqtarit të azilit, duke lënë në fuqi vendimin për dëbimin e familjes.

Historia e tij e dashurisë me amerikanen Frances Joseph.

Joseph dhe Buta u takuan për herë të parë në vitin 2014. Ata u njohën nga miq të përbashkët në Astoria Park. “E dija se kishte një urdhër mbikëqyrjeje, por jo se kishte një urdhër dëbimi për të. Isha e inatosur, e mërzitur. Jam e zemëruar me atë pasi nuk më kishte treguar shumë gjëra,”- tregoi Joseph.

Dëbimi ka qenë një barrë e rëndë në Butën. Ai nuk ishte aty kur erdhi në jetë vajza e tij e dytë Isabella. “Po qaja dhe kam kaluar në depresion. Kam menduar të kryej vetëvrasje,”- tregoi përmes një telefonate babai shqiptar.

Gjithsesi peshën më të madhe të kësaj distance e kalon nëna e dy fëmijëve të tij. Ajo vuan edhe nga skleroza e shumëfishtë dhe tashmë po kërkon ndihmë nga shteti pasi gjendja e saj shëndetësore nuk e lejon që të kujdeset për vajzat.(BW)

3 komente në “Shqiptari dëbohet nga Amerika: Ju rrëfej historinë se si më ndanë nga vajzat”

  1. Toni says:

    Ca shqiptari eshty ky kur ktu ne Astoria fliste vetem greqisht se nuk dite shqip? Kerkoni pak informacion me shume se pse ju hap dosja nga shteti?

  2. besa says:

    Po pse ore, Amerika eshte mbreti i paqes, demokracise, lirise dhe perkrahjes njerezore; si ndodh kjo?!

  3. ceni boston says:

    Eshte e dhimbshme por keto rregulla te forta dhe zbatimi I tyre e mbajne dhe e bejne Amerikes ashtu sic eshte! Po shkele ligjet ketu te “lepin miu” dhe asnje nuk te ndihmon dot! Mbas nja 10 vitesh mbase do kete te drejte te apeloje per tu kthyer perseri sic beri edhe nje shoku im me te njejtat kushte! Varet se si ja kane dhene deportation!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje