Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave njofton të gjithë studiuesit, se ka përfunduar tërësisht procesi masiv i deklasifikimit të dokumenteve që kanë qënë sekret deri më sot, për të cilin kanë punuar gjatë vitit të kaluar një staf prej 8 arkivistëve më të mirë të vendit.
Prej ditës së sotme do të mundet të aksesohen lirisht më shumë se 48 mijë dosje dhe 600 mijë dokumente nga viti 1945-1993 ,nga fondet e Presidiumit të Kuvendit Popullor, Kryeministrisë, fondet personale të Enver Hoxhës dhe Hysni Kapos.
Por duke qene se perfshijne dhe periudhen e viteve te para te themelimit te PD dhe ardhjes se saj ne p[ushtet, pritet te dalin nga arkivat dhe dokumentet se kush e themeloi PD dhe si erdhi Berisha ne krye te saj dhe te shtetit.
Fondet e ish-arkivit të partisë, fondet e ministrive, të Prokurorisë së Përgjithshme, Gjykatës së Lartë dhe të organeve të tjera qendrore.
Proçedura e deklasifikimit e ndjekur me rigorozitet siguron që dokumentet që kishin mbetur të deklasifikuara prej kohësh pa asnjë arsye reale, por vetëm sepse nuk ishte ndjekur proçedura e nevojshme burokratike, do të jenë të aksesueshme për të gjithë studiuesit e vendit.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave siguron studiuesit se do të gjejnë një shërbim të shpejtë e cilësor në sallën e re të studimit në AQSH.(TemA)
O koqe…kjo nuk eshte profesionale….ne bote deklasifikohen mbas 100 vjetesh ..sepse femijet e paleve jane gjalle e mund te kete hakmarrje. Vetem oer profesioniste nuk flitet ne ate vend…sa kohe drejtori arkivave eshte 28 vjec. Se kuptoj pdiu eshtene pushtet a opozite…she nenkryetarin e bashkise se atiranes Pdiu e ka…
.. jepini buke popullit , lerini maskaralleqet ..! mundohuni te bashkoni popullin ne unitet mendimi dhe veprimi dhe mos prisni te “shihni drite ” nga imperialistet ..!
– 30 vjet Enveri (1945 -1975 ishte i semure dhe komandoi Nexhmija)
– 15 vjet Ramizi (1975 – 1990)
-25 vjet Berisha (President, Kryeminister, kryeminister …)
– 5 vjet e 4 muaj Edi Rama (shtator 2013 e ne vazhdim) kryeministri antikomunist me i sukseshem ne historin e SHQIPERISE Europiane …
– Z.Rama “I VETMI” politikan i edukuar, kulturuar, civilizuar dhe i zgjuar qe di te drejtoje e qe flet rrjedhshem gjuhen amtare SHQIPE
po saliu i ka zhduk dokumentet kompromentuese …ka zhduk dosje te tera e ja ka dhene udb-se , mos zhduki te vetat
publikoni dosjet e “udheheqesve” shqpetare, agjente te sherbimit Jugosllav