Fleckenstein mesazh Bushatit: Herët a vonë rrugët tona do të kryqëzohen sërish

24 Janar 2019, 11:50Politika TEMA
Fleckenstein mesazh Bushatit: Herët a vonë rrugët tona do të

Pas lënies zyrtarisht të detyrës si ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, figura të njohura të politikës ndërkombëtarr kanë shprehur vlerësime për punën e Bushatit në krye të diplomacisë shqiptare dhe përpjekjeve të tij për forcimin e rolit të Shqipërisë në rajon dhe në botë.

“Faleminderit Ditmir për punën tuaj, bashkëpunimin e mirë dhe miqësinë! Gjithë të mirat në të ardhmen. Margot Wallstrom”, shkruan ministrja e Jashtme e Suedisë.

Michael Roth, ministri gjerman për Europën e quan Bushatin një europian të angazhuar. “Një lider politik i guximshëm, një mik i mirë dhe një europian i angazhuar. Shumë faleminderit i dashur Ditmir Bushati! Do na mungosh”, shkruan Roth.

Edhe Knut Fleckenstein, eurodeputeti mjaft i angazhuar për Shqipërinë ka një mesazh për ish ministrin, ku shprehet se rrugët e tyre do të kryqëzohen sërish. “Faleminderit për bashkëpunimin shumë të mirë! Unë shpreosj, ne do të takohemi sërish. Herët a vonë rrugët tona do të kryqëzohen prapë. Dhe unë po pres për këtë moment”, shkruan Fleckenstein.

Nuk kanë munguar as urimet e homologëve të tjerë të Bushatit dhe bashkëpunëtorëve në arenën ndërkombëtare, të cilët krahas urimit në vazhdim, pa dyshim shprehin dëshirën për bashkëpunime të tjera në të ardhmen, në forcimin e rolit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

2 komente në “Fleckenstein mesazh Bushatit: Herët a vonë rrugët tona do të kryqëzohen sërish”

  1. lani says:

    Eshte kenaqesi kur vleresohen shqiptare te tille!

  2. Ermal says:

    You are kidding, Bushati ka bere pune te mire?!
    Sherbimi diplomatik shqiptar eshte krejt i mumifikuar dhe Bushati eshte dukur gjithmone si kryemumje. Per me teper qe mendjen e paska pasur si te kaloje fonde disa milioneshe per promovimin e Shqiperise tek OJQ qe ka themeluar vete me pare, dhe jo te diplomacise ekonomike dhe krijimit te rrjetit te suportit diplomatik ne mediat nderkombetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje