FOTOT/ “Misteri i Melanias”, gazeta prestigjoze i kërkon ndjesë zonjës së parë të SHBA: Do të paguajmë dëmshpërblimin, s'duhet ta botonim artikullin

26 Janar 2019, 14:21Lifestyle TEMA
FOTOT/ “Misteri i Melanias”, gazeta prestigjoze i kërkon

Gazeta britanike Daily Telegraph i kërkoi ndjesë zonjës së parë amerikane, Melania Trump dhe ra dakord t’i paguajë një dëmshpërblim të majmë, për një artikull të publikuar javën e shkuar.

Gazeta tha se kryeartikulli i revistës së të shtunës me titullin “Misteri i Melanias”, përmbante disa deklarata false. Mes tyre përfshiheshin fakti se Trump po i shkonte keq karriera si modele para se të takonte bashkëshortin e saj dhe deklarata se ajo qau në natën që i shoqi u zgjodh president i SHBA.

Daily Telegraph pranoi se këto deklarata nuk duhet të ishin publikuar.

Gazeta gjithashtu do të paguajë shpenzimet për gjyqin nga ana e zonjës Trump.

1 komente në “FOTOT/ “Misteri i Melanias”, gazeta prestigjoze i kërkon ndjesë zonjës së parë të SHBA: Do të paguajmë dëmshpërblimin, s’duhet ta botonim artikullin”

  1. 123 says:

    u plake dhe ti moj Melani, shume rrudha te jane bere ne fytyre, Ivanka eshte shume shume me e bukur se kjo dhe pse ka bere 3 kalamaj prap mbetet nje yll i veretete kjo duket shume e plakur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje