Shporruni o djaj, lirojini auditorët nga zinxhirët tuaj të ndryshkur!

26 Janar 2019, 09:26Politika TEMA

Nga Neda Balluku

Gjatë arsimimit tim, kam patur fatin e nderin të mësoj prej mësuesve dhe pedagogëve të cilët kanë qenë për t’u ADMIRUAR e VLERËSUAR. Pedagogë që orët e mësimit i kthenin në emblemë të thënies “Koha është flori”. E kthenin në flori kohën tonë.

Gjatë arsimimit tim, kam patur fatkeqësinë të isha nxënëse e studente e disa mashtruesve profesionistë me diplomë në dorë.

Të paaftësh, injorantësh dhe njerëzucësh që vetëm kanë mbajtur qëndrime e kanë falur përqafime sistemeve të kalbura që nuk ndalonin dot së fryri në kurriz të studentëve. Duke ndihmuar lulëzimin e injorancës, varfërisë e sot rebelimit pa revoltë.

Ata njerëzucë me syze djalli dhe brirë të padukshëm vranë me duart e tyre, brez pas brezi, ëndrrën dhe shpresën për revolucionet e të ardhmes dhe krijuan rebelë të vegjël pa kauza.

Plagosën kauzat që sot në agoni, nuk dinë t’u japin studentëve armët e duhura për revolucion. Dhe për dramë terminale u falën ndër breza lupat e syzeve të tyre, për të parë armikun ku nuk është dhe mikun ku nuk duhet.

Studentët janë të lirë të jenë ç’të duan e si të duan për aq kohë sa kanë vetëm bagazhin e tyre intelektual, shpirtin e tyre të lirë ose jo dhe projektimin individual për të ardhmen, si të vetmen përgjegjësi. Por djajtë me plagjiaturat e identitetit të pedagogut, nuk e kanë!

Ata janë fajtorët e mëdhenj që sot fshihen mes atyre që me mund të madh e pa kurrfarë përfitimi përtej atij ligjori dhe të drejti, kanë pritur e përcjellë breza të tërë fëmijësh të së djeshmes, që nuk u rritën dot kurrë për shkak se sistemet që u qëndronin mbi krye u pëshperisnin si hoxhë e priftërinj se nuk mund të ishin dot kurrë më shumë se ç’u diktonte djalli.

O djaj të injorancës dhe fatkeqësisë sonë të përbashkët, shporruni nga mesi i atyre që për kaq vite vijnë ende në punë me biçikleta, qe ende nuk i shohin dot në sy studentet kur u flasin rrugëve me respekt, që ende mbjellin filiza drite për të ardhmen e fëmijëve tanë, që ende kanë në farën e tyre shpresë si studentë naivë!

Shporruni nga e ardhmja e fëmijëve të mi, fëmijëve tanë e fëmijëve të fëmijëve tuaj. Tuajve që nuk u dhatë dot kurrë mundësinë për të zgjedhur përtej mënyrave dhe rrugëve tuaja të shkurtra! Dhe fëmijëve të atyre që nuk patën gjë në dorë u vratë pa shpirt edhe mendimin që mundësia për të zgjedhur është e mundshme.

Ububu mor Zot! Kanë vënë pasuri duke qëndruar mbi tempullin që predikon të qenit dhe jo të paturit, përmbajtjen dhe jo formën. Kanë shkelur mbi tempullin e librit dhe kanë mbushur xhepat me florinjtë e ndyrë të pazareve vrastare.

Shporruni o djaj! Lirojini auditorët nga zinxhirët tuaj të ndryshkur dhe lejoni frymën e të vërtetës të hyjë në shpirtin e atyre studentëve që sot më shumë se kurrë kanë nevojë për të gjetur rrugën e duhur drejt një ndryshimi që mund të sjellin prej fuqisë që ende nuk e dinë se e kanë.

27 komente në “Shporruni o djaj, lirojini auditorët nga zinxhirët tuaj të ndryshkur!”

  1. Flori says:

    Kur kam pir une raki…ti nuk e dije ca ishte rrushi. Cit Neda pianece Portokalli

    1. Ina says:

      Te degjosh te beje moral Mark Markun, qe naten e 21 janarit prostituohej ne tv duke i dale zot vrasjeve te Saliut, tmerr i madh.

      1. E says:

        Ina ke plotësisht te drejtë po ske cbën jane të lsi pd

        1. super duper says:

          Ina dhe E – dy te keqija nuk bejne nje te mire. Meqe opozita eshte cope-cope, kjo nuk e ben PS as moderne as per se mbari. PS eshte cop cope dhe eshte problemi/ e keqja me e madhe sepse eshte:
          e korruptuar deri ne qelize dhe eshte ne pushtet
          e paafte dhe ne pushtet
          si e keqe ne pushtet paguhet me taksen time.
          Te refuzosh te heqesh nje te keqe aktive – sepse ka nje te keqe pasive qe mund te vij me pas eshte cmenduri.
          Une sot paguaj kete qeveri e jo nje qeveri ne opozite dhe nga kjo me buron e drejta ta kritikoj e ta heq nese jam i pakenaqur.
          Kete detyre duhet ta bej me cdo ekip qe vjen ne pushtet dhe e paguaj nga taksat e mia.
          Llogjika juaj me ekipe dhe perkatesi ekipi na ka marre ne qafe. Une jam me keta keta jane me pak te keqinj ese ata qe do vine prandaj po rri me keta. Kjo eshte cmenduri vetevrasese. Kritiko e deno ate te cilin paguan kur eshte ne pushtet qe te beje ate per te cilen e paguan. Mos ndalo kritiken ndaj ati ne pushtet sepse ai qe nuk eshte ne pushtet eshte i keq. Kjo eshte psikopati shqiptare.

          1. Iliri says:

            ‘Super Duper’ ! Peshku ka kujtesen ma te shkurter..por medhe peshku mban mend si droga e karburanti qarkullonte lirshem per ne ish-jugosllavi nga jugu yne ne shkoder-hani hotit-Liqeni .,Kush i ha keto perralla ? Kush e pordhosi demokracine ? Kush deformoi votat me shik-un e shtetin? Kush rrahu burgosi dhunoi e vrau shqiptaret te pa armatosur (taksapaguesit!) ? Kush vrau e shkaterroi nje fshat ne vore? Kush grabiti pasurine e shqiptareve? Kush shiti detin e token tone? Kush i shkatrroi institucionet(taksapaguesve) me arme e bomba 1998? Po 1997 ?Kush e mban peng vendi qe 30 vite si ne pozite e opozite ??? Po pate kohe jep nje Super pergjigje

    2. Pirdhuni says:

      Ti e mate vehten me ‘rrushin’ o car! Eshte pune e juaj !Njerzimi ,civilizimi ndyshon nga rraca jote!

    3. Komentuesi says:

      Bravo! Nje nga shkrimet me te bukura dhe shume domethenese te Neda Ballukut.Qenka vajze me ment.Shume mire bene qe u bene thirrje djajve te shlirojne nga zinxiret arsimin,por a mere vesh MARK MARKU me disa maskarenj te tjere? Ata jene te yshtur nga Berisha,Basha,meta dhe Monike qe te mbajne te lidhur kembe koke studente te mos vene ne mesim,dhe te ç’organizohet kudo,me qellim qe te krijohen rruge te ndyra per te ardhur ne pushte.Po keshtu si po sillen,kaq keq,nuk kane per te mare vota nga populli dhe pushtetit t’i thone LAMTUMIRE.Urome Neda Balluku.

  2. racionali says:

    Bravo Neda.Je e lire ne mendim dhe veprim.Vajze me integritet.

  3. Flutura says:

    Ata meritojne jo vetem te shporren, po kundervenjen masive te studenteve e venjen mbrapa hekurave

  4. syri says:

    Shume e sakte! Profesoret e mire jane te nderuar! Por disa “profesore’ jane te paafte!Disa injorante,medioker,pijanece,imorale dhe sigurisht paraja flet! Largojeni keta nga sistemi i arsimit! Largoni markun,Gjek marka gjonin! keta jane militante mercenare medioker te Saliut! Keta bejne politike ndarese dhe jo edukim! Urime Ballukut!

  5. lesh e li says:

    Ke te drejte. Ne universitetet tona eshte ulur kembekryq Injoranca dhe ligesia.

  6. UK says:

    O ti”flori”……injoranca jote duket hapur.
    Nga pidhi mamit tend flet ashtu,???
    Fuck off injorant I peshtire.
    Neda eshte shembull I diturise dhe jo ti dhe atyre qe po e shkaterrojne te ardhmen e femijeve.

  7. zenelaj says:

    Nje revolte mbreselenese,Bravo Neda.

  8. student city says:

    Artikull per 2000 leke te reja nese lexohet gjere ne fund.
    Pagesa ke arka e partise!

    1. prizem says:

      @student city
      Nxito te marresh 4000 leke te reja tek LSI-ja per keto dy rreshtat qe shkruajte ketu.

      1. moni says:

        O studento, per kete qe shkruajte e ke te rezervuar cadren ne Jale ?
        Mos harro se dhe prinderit e Mona Cizmes dhe Like Hajnit komunista te devotshem kane qene. He te keqen. Dy cika gjera qe mezi i mesoni, mesojini mire te pakten..

  9. fundi i botes says:

    nje grumbull militantes te thekur kerkojne te bejne revolte, eh kjo u tregofte .
    E cfare ligj te denon nqs se i nxjerr zvarre ne bulevard keta profesora talibane.

  10. Plaku xhuxhumaku says:

    neda kunata e ministres ahahahahah

    1. shqipe says:

      O Xhuxhmaxhuxh!
      Por,dhe nga mendja xhuxh qenke mor i shkrete?
      S’e them une
      e thote Shqiperia
      je veç m… stërr… m…
      si,mender salia…
      Apo, sal gjirizi…

  11. h says:

    Shqiptarit i pelqen shume e mira,kur e bejne te tjeret.
    Ai vete sapo te kapetpak apo te fitoje pak pushtet,
    behet hajdut,kriminel,i korruptuar,nuk shikon asnjeri dhe mendjemadhsohet.
    Jeni te gjithe njelloj.Vetem se nuk “jeni kapur” akoma.

  12. Erli says:

    Ka sh të drejtë…. Por e keni vënë re që gjithmonë flasin ish studentë….. Duhet të flasin studeeente që fatkeqësisht janë sh pak të cilën munden të flasin pa pasur frikë për shkak të rezultateve të paatakueshme nga hakmarrja e pedagogut injorant.
    Edhe diçka,,,,, nuk mund të emërohet pedagog një 22 ose dhe 28 vjeç. Është e pamundur të pretendosh cilësi nga një njeri që ska kurrfarë eksperience dhe aftësie për tu shprehur,,,, dhe jo ripërsëritur sikurse dikton sistemi rus që Shqipëria ende aplikon.

  13. Lizga says:

    Te lumte….analize qe flet shume….BRAVO

  14. Roland says:

    Keta edhe dipllomat i shesin me ” bllok ne dore ” edhe behet monik shurra , gruaja e hajdutit me bllok ne dore , doktorre shkencash , nje cope kurve qe vetem te shkrrdh..het , edhe te fryje buzet me silikon di te beje

  15. Lexoje says:

    – SOT ne SHqiperi kultura eshte ne nivelet me te uleta, prandaj nuk degjohet me shprehja: “KOHA ESHTE FLORI” !

    – SOT qe gjithe Intelekatualet e “mirefillte” kryesisht Ata Tiansa iken kur BERISHA leshoi terre ata njerez te dhunshem te pushtonin Kryeqytetin, duke vjedhur, kercenuar dhe shkaterruar gjithcka ne KRYEQYTET, sigurisht qe dhe ARSIMI i BERISHES me 64 UNIVERSITETE “FALLCO” me leke DROGE i mbushi me “gjoja” mesues, te zbritur nga provincat dhe fshati pa kulture dhe dije …

    – SOT keta gjoja “pedagoge FALLCO” vazhdojne po ate kulture nga ku zbriten … duan kafenete, mesim-dhenie pa pergjegjesi dhe cilesi, sa me pake ore mesimi per Ata qe SOT quajne veten “gjoja” studente me Mastera vetem per t’u dukur dhe bere KARSHILLEK … ku askush nuk don punen dhe profesionin, por si injronte qe nuk kuptojne, se DIPLOMA nuk eshte gjithcka, por zhvillimi vendit dhe EKONOMIA vijne nese vendi ka INDUSTRI …

    – Pra mos prisni qe te ritet MIREQENIA ne SHQIPERI nese nuk do largoni ate MENTALITET injorantesh – kam “MASTER, jam Bachelor” sepse kudo ne BOTE keto “tituj” as qe i ze njeri ne goje apo t’i permendin ne shoqeri, por te gjithe mundohen te gjejne PUNE ne mos ne profesion ne nje tjeter vend pune te perafert dhe nese nuk gjejne punojne kudo qe te jete, sepse puna nuk eshte TURP, sic vazhdoni te thoni ju “gjoja” Mastera apo Bachelor” … Cdo vend apo shtet ka me mijra e mijra Bachelor dhe Master qe vec duan punen dhe jo te bejne karshillek sic po behet SOT me keta te zbriturit SOT ne SHQIPERI …

  16. Ishstudenti i "profesor" Gjovalin Gruda says:

    Shumë e drejtë. Universiteti ka edhe pedagogë pervesë. Këtu unë do t’ju tregoj pervesitetet e “ish-profesorit” tim Gjovalin Gruda, që duhet shporrur nga universiteti sa më parë.
    Rastësisht pashë një nga skadalet më të mëdha të doktoraturave në vendin tonë. E kam fjalën për doktoraturën “Përdorimi i paneleve diellore në Shqipëri”, të drejtuar nga “profesor” Gjovalin Gruda, pedagog i gjeomorfologjisë në Departamentin e Gjeografisë të Universitetit të Tiranës dhe e përgatitur nga një student i degës së gjeografisë së këtij universiteti. Kjo doktoraturë u miratua dhe u mbrojt në Departmentin e Gjeografisë së këtij universiteti.
    Pedagogu drejtues Gruda nuk është marrë kurrë me panelet diellore, nuk ka asnjë informacion nga fizika, inxhineria apo meteorologjia. Kuptohet se doktoratura në fjalë është vetëm plagjiaturë dhe azgjë tjetër. Por për “profesor” Grudën rëndësi kanë vetëm lekët e honorarit që ai i vodhi shtetit, taksave tona. Ku e gjen guximin departamenti i Gjeografisë, që miraton dhe pranon të mbrohet një doktoraturë e tillë, objekti i së cilës është krejtësisht jashtë fushës së aktivitetit të tij shkencor. Me siguri edhe departamenti është bërë palë me pedagogun hajdut. Ndaj, Vettingu duhet te bëhet edhe për instutucionet universitare, për drejtuesit e tyre shekullorë.
    Kjo nuk është e vetmja vjedhje e Grudës. Midis tyre do të përmend dy të tjera. E para lidhet me marrjen e titullit “profesor” me CV të fallsifikuar, duke shënuar punime, studime apo botime që nuk i ka bërë kurrë. Për nivelin e ligjëratave dhe sjelljen brutale, Grudën disa herë studentët e kanë nxjerrë jashtë auditorit.
    E dyta lidhet me vjedhjen e parave të praktikave dhjetëditore në terren të studentëve. Sipas rregullit absurd të kohës, kur unë isha student, paratë për hotelin e studentëve i mbante pedagugu drejtues i praktikës. Për fjetjen në hotel për çdo student jepeshin 2000 lekë të reja nata. Profesor Gruda drejtonte praktikën e rreth 100 studentëve. Mjeshtri i vjedhjes Gruda i strehonte studentët për pesë net në një hotel të lirë (vetëm 500 lekë të reja nata) në Pogradec dhe pesë net të tjera në një hotel, po kaq të lirë në Shkodër. Faturat e hotelit, që pronari ia jepte me mirëbesim të firmosura dhe të vulosura, Gruda i plotësonte vetë me shumën 2000 lekë të reja nata për çdo student. Me këto fatura të fallsifikuara ai “justifikonte” paratë në llogarinë e fakultetit. Kushdo mund të bëjë llogarinë që ky hajdut ordiner i vidhte shtetit, taksave tona vetëm nga një praktikë me studentët: 100 studentë x 1500 lekë x 10 net = 1,500,000 lekë të reja. Por këtë punë e ka bërë disa vite rrjesht.
    Këta pedagogë janë turpi i universitetit. Vettingu duhet t’u japë atyre dënimin e merituar, duke e pastruar universitetin nga plagjiatorët e shkencës dhe hajdutët ordinerë. Uroj që kjo të arrihet sa më parë.

  17. moni says:

    Ke shume te drejte. Do kisha deshire qe vettingu te realizohej me te vertete ne arsimin e larte. Jam i sigurt se 90% stafit pedagogjik jane matrapaze, perverse dhe medioker.

  18. Emigranti says:

    Mjer ata student e shqiptar, qe degjojn e u shkojn pas nje far Mark Marku e e GJekmarkajt, qe jan te lidhur kemb e kok me Pd, me Sali Berishen dikur, dhe tani i servilosen Bashes, qe edhe pse ua ka ven qillon , si zgjeth as deptet dhe ne funksjone te larta te Pd, shpresojn si puna e ariut. ;Qe vit pas viti thoshte ; Do behen goricat se me haen mua;

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje