Ish ministri i LSI “siluron” Metën: Kur flasin e betohen për Kushtetutë politikanët sot, vërtetë të hapin barkun!

27 Janar 2019, 13:44Politika TEMA

Ish ministri i Drejtësisë si përfaqësues i LSI Ylli Manjani nuk rresht së “siluruari” Ilir Metën dhe politikës që betohen në Kushtetutë dhe për veprimet më banale që bëjnë në postet që kanë.

Pasi ironizoi dekretin e KLSH-së , teksa shkruante se Presidenti ka marrë vulë me vete në Mal të Zi, ai i përgjigjet ironikisht, deklaratave të Ilir Metës ndaj Edi Ramës, kur thotë se vepron në bazë të Kushtetutës.

Kushtetuta jonë në 20 vite jetë është ndryshuar plot 5 herë.

Nuk ka asnjë precedent të tillë.

Nenet që janë ndryshuar nuk u zbatuan korrektësisht asnjëherë. Politika nuk e pranoi e as e pranon sundimin kushtetues në vend, ndaj gjeti zgjidhje tek ndryshimi dhe jo zbatimi i saj!

Kjo lloj politike nuk shkon aspak në favor të shtetit, por thjesht të sundimit të pushtetit.

Nuk ka asnjë lidhje me Konstitucionalizmin kjo politikë.

Kur flasin e betohen për Kushtetutë politikanët sot, vërtetë të hapin barkun!” ironizon Manjani kryetarin e tij të LSI, Ilir Meta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje