Fotografia e famshme e Joseph Stalinit me një vajzë të vogël që e mbante në krahë, e portretizoi atë si një lider të dashur.
Mirëpo kjo fotografi nuk pati të njëjtin impakt për vogëlushen që shfaqet në të, Engelsina Markizova, prindërit e së cilët u vranë.
Në vitin 1934, Engelsina Markizova, një vajzë sovjetike 7-vjeçare, kaloi 15 minuta me udhëheqësin sovjetik, Joseph Stalin.
Takimi i vajzës me liderin
Ardan Markizov, babai i Engelsinës, ishte një komunist i devotshëm, i cili ia vuri emrin vajzën së tij pas Friedrich Engels-it dhe djalin e tij, Vladlen, pas Vladimir Leninit.
Markizov ishte një zyrtar i suksesshëm sovjetik. Në vitin 1936, ai punoi si Komisar Popullor i Bujqësisë në Republikën Autonome Sovjetike-Socialiste të Buryat-Mongol-it në Siberi.
Ishte një nder i madh për Markizov që të udhëtonte në Moskë me një delegacion zyrtar të Buryat-Mongol-it, vetëm për të takuar Stalinin, por ishte vajza e tij ajo që e vodhi shfaqjen.
“Gjithashtu kam dashur të shkoj të shoh Stalinin dhe iu luta babait tim që të më marrte me vete, por ai kundërshtoi,” kujton disa dekada më vonë Engelsina, shkurt Gelya.
“Nuk je anëtare e delegacionit, që të lejojnë të hysh” , i thoshte babai. Nëna, megjithatë e përkrahte.
Çuditërisht, doli se fëmijët u lejuan të vizitonin Kremlinin pa një leje të veçantë, kështu Markizov e mori Gelyën me vete. Në një moment, pasi u habit me fjalimet e pafundme të zyrtarëve mbi përparimin në fermat e tyre bujqësore, fëmija 7-vjeçar vendosi të përqafonte udhëheqësin sovjetik.
“Kam marrë dy buqeta me lule dhe shkova në presidium, duke menduar që unë do t’i jap atij këto lule”, tha Markizova.
Megjithëse i habitur, Stalini dukej i lumtur, madje e mbajti Gelya-n në krahë dhe e vuri në tryezën e presidiumit. Ajo i dha atij lule dhe, kur e përqafoi, gazetarët filluan të fotografonin.
Portreti ikonik
“A të pëlqejnë orat?”, e pyet Stalini vogëlushen. “Po” ishte përgjigja e vajzës, ndonëse ajo kurrë nuk kishte patur një të tillë.
Dhe udhëheqësi i dha Gelya-s një orë prej ari dhe familjes së saj një gramafon. Por ato nuk do të ishin dhurata e vetme që ajo do të merrte.
Anatoli Alay, drejtori i filmit të papërfunduar “Stalini dhe Gelya”, citon kryeredaktorin e gazetës Pravda, Lev Mekhlis: “Perëndia vetë na e dërgoi këtë vajzë të vogël nga Buryati. Do ta bëjmë ikonë të një fëmijërie të lumtur “. Dhe kështu ndodhi, pasi fotografia Stalinit dhe të Gelya-s u botua në të gjitha gazetat dhe u quajt “Miku i fëmijëve”.
“Kur hyra në sallën e hotelit të nesërmen, dhoma ishte e mbushur me lodra dhe dhurata të tjera … dhe kur prindërit e mi dhe unë u kthyem në Ulan Ude, njerëzit më përshëndetën njëlloj sikurse më vonë do të përshëndesnin astronautët”, kujton Markizova.
Georgy Lavrov, një skulptor i famshëm, krijoi një monument për Stalinin dhe Gelya-n, i cili u bë shumë popullor. Gelya ishte kudo, por jo për shumë kohë.
Rënia
Një vit e gjysmë më vonë, në vitin 1937, gjithçka përfundoi: Ardan Markizov, i përkushtuari komunist i cili adhuronte Stalinin, u arrestua.
“Babai ishte i sigurtë se ishte një gabim dhe se ai do të kthehej”, kujton Gelya. Por kjo nuk ndodhi. Ai u dënua padrejtësisht për spiunazh për Japoninë dhe u qëllua në qershor të vitit 1938. Letrat e të bijës për Stalinin, ku ajo i lutej për mëshirë, nuk ndihmuan.
Udhëheqësi nuk u ndie kur jeta e Gelya-s po copëtohej. Autoritetet arrestuan edhe nënën e saj Dominika, dhe e dëbuan atë në Kazakistan, ku u zbulua në vitin 1938.
Markizova besonte se edhe nëna e saj ishte vrarë: kreu i shërbimit sekret vendës i dërgoi një letër Lavrenty Beria-s, shefit të policisë sekrete të Stalinit, ku shprehte shqetësimin se Dominika mund të përpiqet të nxjerrë veten të pastër duke përdorur “lidhjen” e vajzës së saj me Stalinin. “Me këtë kërkesë, Beria shkroi me një laps blu: ELIMINOJE” ,tha Gelya.
Sa i përket vetë Gelya-s, ajo u fshi nga raportet zyrtare. Një çështje e ndërlikuar – Stalini nuk mund të dilte në foto me “bijën e armikut të popullit”. Por gazetat ishin botuar tashmë dhe skulpurat ishin bërë, kështu që prej nga ai moment vajza nëpër foto u quajt Mamlakat Nakhangova. Gelya Markizova u fshi.
Një tjetër jetë
Jetimja nëntë vjeçare kishte mbërritur në Moskë, ku ka jetuar me hallën e saj, duke marrë dhe mbiemrin e saj – Dorbeyeva. Për fat të mirë, autoritetet vendosën kundër eliminimit të saj.
Ajo u martua dy herë dhe punoi si orientaliste e specializuar në Kamboxhia. Në vitin 2004, vetëm disa javë pasi Anatoli Alay filloi të drejtonte një film rreth saj, Engelsina vdiq. Ajo ishte 75 vjeçe.
“Vetëm pasi njerëzit filluan të kthehen nga kampet e punës dhe të vërtetat u zbulua për epokën e Stalinit, e kuptova çfarë ishte ai”, tha ajo duke kujtuar se pavarësisht të gjithave ajo ka qarë e ka bërtitur ditën e vdekjes së Stalinit, ashtu sikurse edhe shumë sovjetikë të tjerë. Kaq shumë karizmatik kishte qenë “miku më i mirë i fëmijëve”.
epo te qash mbasi e di qe te ka vrare prinderit, kjo s ka te bej me karizem, po me çmenduri.
Kush jane keto gazetaruca qe sot vetem po na i erresojne figuren e Stalinit qe çliroj Europen nga kasapi Hitler dhe gjithashtu po erresojne edhe Enverin qe çliroj Shqiperine nga bisha Hitler dhe ky Hitler qe sejcili nga ju gazetar e ju liliput politikana mund te keni te vrare ndonje njeri te fisit tuaj prej ushtàve hitlerjan nuk ke gja aq ju ben ju gjaku i fareefisit mjafton te merrni disa leke nga ustaj i juaj . Ju jeni kriminèla ďhe shpejt do ju vije fundi i turpshem i juaji .
këto historira nuk besohen se nuk jane te dekumentuara, se ata mund të kenë qënë spiunë?……….
Gazeta 55 , më falni , TEMA i pëlqen shumë këto temat me krimet komuniste .
Po shkruaj ca të vërteta që rezultojnë nga hapja e dosjeve sovjetike .
1. Stalini sillej me popullin , ashtu siç sillej edhe me fëmijët e tij . Shëmbujt janë të panumurt ….
2. Pasi vdiq Stalini , një nga rojet e tij hapi garderobën dhe pa se Stalini kishte më pak rroba se vetë ky , roja .
3. Solzhenicini , more Sollzhenicini që mbahet nga borgjezia ndërkombëtare si demokrat I madh , ka shkruar librin Arqipellagu Gullag ( e ka shkruar në SHBA , nga mëndja , pa dokumenta arhivore ) dhe sipas tij , Stalini ka persekutuar 70 000 000 sovjetikë . Më pas , sipas një analize shkencore demografike që ka bërë CIA amerikane rezulton se janë persekutuar gjithësej rreth 700 000 vetë ( gjatë sundimit të Stalinit) . Nga këta , rreth çereku janë persekutuar për politikë , të tjerët janë pushkatuar si kriminelë ordinerë ( ngjan me keta tanët kriminelë ordinerë , që populli sot I paguan si politikanë të dënuar ) .
4.Gjeorgjiani Stalin ka qenë më rus se rusi Lenin . Në ndryshim nga rusi Lenin , ai kurrë s’ka thënë një fjalë të keqe për popullin rus . Rusët e sotëm nuk i harrojnë këto !
Stalinin e respektojnë jo vetëm miqtë , por edhe armiqtë ( edhe Çerçilli ) .
Ata që erdhën më pas , dolën xhuxha para tij , apo tradhëtarë .
Stalini jeton në ndërgjegjen e popullit , megjithse s’ka qenë shenjtor , ka bërë edhe mijëra gabime !
Krime jo thjesht gabime
Stalini ishte nje lider i madh dhe idealist i pakorruptueshem.Kur djali i tij ishte i burgosur nga nazistet anetaret e byros politike i kerkuan Stalinit qe te bente shkembimin e djalit te tij ne duart e nazisteve me gjeneralin e armates gjermane Friedrich Paulus qe drejtonte operacionin Barbarosa kunder Bashkimit Sovjetik por qe kishte rene rob ne duart e sovjetikeve Stalini u pergjigj duke thene se nuk mund te shkembente nje gjeneral me nje toger.Dhe djali i tij Jakov Dzhugashvili vdiq ne kampin e perqendrimit Sachsenhausen ne Oremburg te Gjermanise ne vitin 1943 ne moshen 36 vjecare.Kush eshte aq idealist sa Stalini sot????Stalini ishte nje burre shteti i paperseritshem.Popujt qe kane fatin te kene lider te tille te pakorruptueshem dhe jo oportuniste materialiste bejne historine.
Stalini ishte krimineli qe vrau 60 miljon rusë gjatë persekutimeve,kampet e “edukimit”,.
Policia politike qëllonte cilindo ushtar qe tërhiqej nga vija e parë dhe stalini qeshte dhe thoshte,
-Në ushtrine e kuqe,është më pak e rrezikshme të përparosh,sesa të kthehesh mbrapa.
Kamenievi i shpetoi jetën 3 herë stalinit gjatë vjedhjeve që bënte në banka .
Dhe ai e dënoi me vdekje për kospiracion.Nga qelia Kamenievi i shkroi një letër stalinit të madh,
Koba,a e njeh ndjejën e mirënjohjes ? Dhe stalini ju përgjegj,-Po di që është një sëmundje nga e cila vuajnë qentë.
Enveri imitonte professorin e tij ideollogjik dhe shpresonte te behej si ai.
Poshtë diktatorët dhe të gjithë ata që simpatizojnë ata.
Simpatia ndaj të keqes,është fara e të keqes për të ardhmen.
Lexoj keto komentet dhe e shof qe kjo fara a keqe komuniste akoma nuk eshte zhdukur. Nuk dua te futem ne debate per krimet e Stalinit sepse provat jane aq te shumta per zhdukjen e milionave saqe eshte qesharake te mbrosh te kunderten. Megjithate po sjell nje histori nga nje person i njohur qe kishte sherbyer per vite ne ambasaden greke ne Moske. Vila ku banonte Beria (shefi i NKVD dhe ky nje gjeorgjian manjak si Stalini) u kthye ne ambasaden e Tunizise. Gruaja e ambsadorit Tunizian nje dite po punonte kopeshtin mbrapa viles dhe zbulon nje skelet. Pas disa ditesh germimesh zbulohen dhe 13 skelete te tjera vajzash 10-15 vjec. Sipas arkivave qe u hapen me vone na rezulton qe Beria (shoku i ngushte i Stalinit) pasi vriste prinderit ne qelite e NKVD merte dhe perdhunonte femijet e tyre. Ky pra ishte dora e djathte e Stalinit.
Stalini e vrau Berian.
Stalini ka qene mizor