Për Partinë Demokratike, HEC-et e parashikuara mbi kanionin e Holtës nuk janë anuluar.
Ashtu sikundër kishin paralajmëruar, deputetë të PD-së dhe dhëndri i Sali Berishës Jamarbër Malltezi, janë mbledhur sot pranë kanionit për të komentuar vendimin e qeverisë.
Edhe pse ministrat Klosi dhe Balluku deklaruan se janë pezulluar, “selia blu” thotë që punimet do të vazhdojnë.
Malltezi tha se qeveria po mashtron qytetarët ndërsa thotë se HEC mbi Holtë është pezulluar, pasi sipas tij vendimi i këshillit kombëtar të territorit është në fuqi me firme dhe vulë nga Edi Rama.
Malltezi komentoi gjithashtu edhe takimin e ministrave me banorët e zonës.
“Qeveria ka sjellë dje 50 karrige dhe dhjetëra zyrtarë qe ka bërë gjoja si diskutim që ERTV e shfaqi sot paradite sikur ishte LIVE.
Në fakt ishte i djeshmi se aty nuk kap as vala telefonit.
E mbajti 24 orë edhe ta qethte kronikën nga folësit e padëshiruar.
Dje kanë mashtruar qytetarët se ju kanë thënë që e kanë bllokuar por në fakt vendimi i këshillit kombëtar të territorit është në fuqi me firmë dhe vulë nga Edi Rama, Damiani dhe drejtoresha e planifikimit të territorit prandaj deklarata me goje e kuklles se edvinit eshte propagande boshe. Nderkaq ne zone eshte betonuar mu buze kanionit” – u shpreh Malltezi.
Po Pyet O Dhenderush Sali Kriminelin sa HEC-e u ka dhene Lukunise se Oborrit te Tij!!!!
Po HEC-Trivolin kush e ka ndertuar?
Perse PD nuk flet per kete HEC, i cili ka ndikuar direkt ne Kanionin e Holtes?
Pse nuk e padit shteti kete organizate (pd) per mashtrim publiku?
epo kesaj i thone te vret naten dhe te qan diten, çeta e pd-se me çakenjte e saj nuk lane lumenj dhe perrenj pa dhene me koçesion, shkoni edhe ne lengarice te permetit dhe shikoni se ç’fare katastrofe ekologjike kane bere atje, kanioni i lengarices eshte nga me te miret ne gjithe shqiperine, sepse nga te dyja anet e lumit lengarice ka mjaft ujera termike qe burrojne gjate gjithe vitit, shkateruan sistemin ekologjik te natyres, sepse ne kete lume peshqit e detit benin me 100-ra km per te ardhur ne kete lume dhe per te leshuar vezet ne kohen e shumimitshumimit , ne kete lume jane nderuar jo nje por 2 hidrocentrale, dhe pjesa me e madhe e lumit eshte futur ne tuba nen dhe, sa eshte katandisur lumi sikur eshte nje perrua i vogel. me qe ra fjala bastardet shqiptare jane te babezitur sa per dy lek jane gati te shkaterrojne ç’do gje dhe kur them bastarde, kam parasysh si bastardet e majte ashtu edhe ata te djathte., turp per keta plehra qe na rane ne pjese, per tu pasuruar nje ose dy persona , shkaterohet jeta e nje komuniteti te tere,
Ja ka dhene Saliu HEC e gjithe Shqiperise me Ilir Meten!!