Vdekja e ish-ambasadorit të BE-së, ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati: Ishte mik i çmuar!

26 Janar 2019, 21:41Politika TEMA
Vdekja e ish-ambasadorit të BE-së, ish ministri i Jashtëm Ditmir

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Helmuth Lohan.

Përmes një postimi në faqen e tij të “Facebook”, Bushati shkruan se Lohan, përveçse mik i çmuar,  ishte edhe një njohës i mirë i burokracisë europiane. 

“Me keqardhje mësova për ndarjen nga jeta të ish Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Helmuth Lohan.  

Përveç se një mik i çmuar, Helmuth Lohan ishte një burrë i përkorë dhe njohës i shkëlqyer i makinerisë e burokracisë europiane.

Vitet e shërbimit të tij në Shqipëri përkojnë me përpjekjet tona për të hedhur hapin e parë, atë të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Europian. #RIP”, shkruan ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje