Lëvizjet që do bëjë tani Athina dhe Shkupi për “Maqedoninë e Veriut”

27 Janar 2019, 17:17Rajoni TEMA

Pas një konflikti 27 vjeçar, marrëveshja historike e emrit të Maqedonisë u zgjidh me kapërcimin e pengesës së fundit, votimit në parlamentin grek dhe dritës jeshile të dhënë atje ujdisë që serish nuk pranohet nga gati 2/3 e grekëve.

Deri në mbrëmjen përpara votimit, jashtë ndërtesës së parlamentit pati përleshje të dhunshme e turma lëshoi fishekzjarre dhe flakadanë, duke lënë kështu të kuptohet se çfarë niveli pakënaqësie ka mes populates për atë që politika e sheh si arritje historike.

Per Aleksis Tsipras, vulosja e paktit, nuk vjen pa kosto: Sondazhet tregojnë se kryeministri grek do t’i humbasë zgjedhjet e këtij viti.

Arsyeja e një kundërshtie kaq të madhe në popull është provinca më të njëjtin emër në veri të shtetit Helen; grekët kane një krenari gati të egër për trashëgiminë e Aleksandrit të Madh dhe të atit, Filipit të dytë, dhe në të gjithë këtë ngërç, janë gërryer nga dyshimi i ambicieve të mundshme territoriale të vendit fqinj.

Por tani që pakti e mori dritën jeshile të Parlamentit grek, çfarë ndodh me Maqedoninë? Ajo do të bëhet republika e Maqedonisë së Veriut pas rreth dy javësh, kur sipas procedures, marrëveshja e Prespës duhet të hyjë në fuqi.

Presidenti grek duhet t’i vërë firmën e tij ligjit për ratifikimin e marrëveshjes së Prespës e ai të botohet në fletoren zyrtare. Publikimi do të bëhet të hënën, në 28 janar, dhe më këtë ligji bëhet zyrtar.

Më tej, Athinës do t’i duhet të njoftojë sekretarin e Përgjithshem te Nato-s se pakti eshte ratifikuar; ndryshimi I emrit do te behet perfundimtar pasi ambasadoret e aleances veriatlantike te kene firmosur ne bruksel anetaresimin e saj dhe parlamenti grek ta nenshkruar ate protokoll. greqise do ti kerkohet po ashtu te mbeshtese dhe perpjekjet maqedonase per aderim ne BE. Shkupit nga ana e tij, do ti duhet te dergoje shenim ne greqi dhe ne OKB se marreveshja hyn ne fuqi.

Pas pranimit zyrtar të emrit, zyrat e deritanishme për lidhje me Shkupin dhe Athinën do të shndërrohen në ambasada.

Nje prej pikave me ambicjoze te ujdise eshte dhe krijimi brenda nje muaji I nje “komisioni te perbashket nderdisiplinor ekspertesh“, I cili do te verifikoje nese tekstet shkollore, harta dhe atlaset historike duhen rishikuar gjithashtu ne te dy vendet.

Nje process I tille me te gjithe gjasat ka per te qene mjaft sfidues per shkak te ngjyrimeve te dhena nga palet dhe variantet e mbeshtetura prej tyre te se vertetes.

4 komente në “Lëvizjet që do bëjë tani Athina dhe Shkupi për “Maqedoninë e Veriut””

  1. Zigur Qarri says:

    Ne nuk duhet te bashkpunojme me greqine. Ne jemi te lidhur shpirterisht me Turqine dhe do vazhdojme te lidhemi edhe me shume.

    1. E says:

      Te jemi me ato shtete qe e duan shqiperine

    2. pyetje says:

      Ore Zigur Qarri!
      Na thuaj te pakten kush jeni ju qe jeni te lidhur shpirterisht me Turqine. Edhe une e dua Turqine, por me shume lidhje (jo shpirterore) kam me fqinjet tane Greqi, Maqedoni, Mali i Zi, Itali e me radhe vendet europiane. Mesa di une Turqia ka sjelle ne Shqiperi, gjate shekujve te sundimit, evgjite, arixhij, por edhe kolone turq. Nese jeni kaq shume, le te behet nje anketim kombetar dhe po dolet shumice, le te futet edhe gjuha turke, si gjuhe zyrtare ketu tek ju.

  2. fabi says:

    Kjo eshte historia me e cuditshme ne bote!! Dy rraca qe s’kane te bejne fare me Maqedonasit, pretendojne te jene pasardhesit e tyre! Simply Great!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje