Zëvendëskryeministri Italian, Matteo Salvini, ka vijuar përsëri me kritikat e tij në drejtim të ish sulmuesit kuqezi Gonzalo Higuain, i cili në ditët e fundit u transferua nga Milani tek Chelsea.
Salvini i cili njihet si një tifoz i madh i Rossonerëve, ka deklaruar se sulmuesi argjentias ka pasur një sjellje të padenjë si dhe ka shprehur kënaqësinë e tij që ai është laguar nga Milano.
“Ai u soll në një mënyrë të padenjë, nuk më pëlqejnë mercenarët. Jam i lumtur që ai është zhdukur dhe nuk duhet të kthehet më kurrë në Milano”, tha Salvini për RTL.
Gjitashtu, Ministri i Brendshëm thuri elozhe për zëvendësuesin e tij, i cili është Krysztof Piatek duke e mirëpritur atë. (TemA)