Seksualiteti dhe agresiviteti, profesori i psikologjisë: Jemi shoqëri primitive sa i përket marrëdhënieve intime, ja pse duhen hapur shtëpitë publike

30 Janar 2019, 17:28Sociale TEMA

Profesori i Psikologjisë, Edmond Dragoti ka reaguar duke marrë shkas nga reagimet që kanë vërshuar në rrjetet sociale, për ngjarjen në fshatin Zall Bastar të Tiranës, ku vëllai, për të shpëtuar nderin e tradhtisë bashkëshortore të së motrës i mori jetën të dashurit të saj.

Ky i fundit nuk është një rast i izoluar. Madje duhet thënë se, nga reagimet që sheh në rrjetet sociale, vërehet se ka një etje për dhunë. Ajo që bie më shumë në sy ishte se, pjesa dërrmuese mendonte që i vëllai të vriste të motrën, jo të dashurin e saj, ndërsa të tjerë thoshin se duhej t’i ishte vrarë të dy.

Por përse kërkohet ky lloj shpagimi masiv nga shumica e shqiptarëve?

“Kjo ngjarje është në vetvete një krim seksual i mirëfilltë, por në kushtet tona ka një specifikë të veçantë, sepse është një krim seksual tipik shqiptar, që lidhet me kulturën dhe trashëgiminë tonë, me atë që ne e kemi të vështirë ta ndryshojmë. Ai vrau të dashurin e motrës, por jo motrën, e kjo bën të veçosh faktin se drejtohen gjithmonë ndaj meshkujve, ose ndaj atij tjetrit dhe jo tëndit.

Duke menduar se kush është faji, kapin objektin dhe jo subjektin e fajit. Këtu ka shumë faktorë që ndikojnë, sikurse ndodh edhe në shumë ngjarje të tjera.

Në asnjë ngjarje nuk është vetëm një faktor, por disa që puqen e bëhen një, që arrin pikën e vlimit dhe sjell ngjarjen. Në këtë rast, një nga arsyet kryesore është kultura primitiviste, rivaliteti mashkullor për një femër. Kjo ndodh në botën e kafshëve, por edhe në kulturat primitive, siç është edhe ajo e trashëguar nga ne”, shprehet Dragoti.

Por a janë shqiptarët në një kulturë post-primitive, apo ende thellësisht primitive?

“Ende primitive në aspektin e instikteve, sepse pavetëdija është ajo që stimulon elementin primitiv te njeriu. Në këtë rast orientimi është i qartë: rivaliteti mashkullor stimulon konfliktin për të zotëruar një femër”, tha psikologu i njohur.

Paqja duket se gjendet gjithmonë te vrasja, te heqja e mundësisë së të jetuarit të tjetrit…

“Arsyetimi i dytë është kultura patriarkale e jona. Femra, gruaja apo motra konsiderohen si pronë e vëllait apo e burrit në përgjithësi, jo si një individualitet njerëzor me personalitetin e vet, me fajet e veta apo me dëshirat e veta. Duke qenë se prona është e jotja, ti nuk merresh me pronën, nuk vret apo shkatërron pronën tënde, por atë që ta kërcënon këtë pronë. Kjo duket sikur ti mbron apo mbështet njeriun tënd, motër apo grua, por në fakt ti po mbron pronën tënde. Në këtë aspekt, kultura patriarkale bashkohet me kulturën primitiviste dhe krijon orientimin ku njeriu bëhet më agresiv se ç’duhet, kur reagon pa përgjegjësinë sociale, e kur shkon drejt një krimi seksual të pamenduar, pa peshuar koston dhe shpërblimin e këtij veprimi”, shpjegoi më tej Edmond Dragoti.

Kjo kulturë vihet re më shumë në zonat rurale. A ka një shkak për këtë?

“Ndodh në zonat rurale, sepse aty komunikimi ndërpersonal është më i pakët. Po të vësh re, në fshatrat e thella të Tiranës kemi edhe raste të shumta inçestesh, krime skandaloze seksuale, por që nuk raportohen. Kjo është pasojë e vetizolimit të këtyre komuniteteve. Banorët, edhe pse janë pak nuk komunikojnë shumë me njëri-tjetrin dhe kjo i bën që në shumë veprime a sjellje të jenë të izoluar dhe të reagojnë sipas instiktit dhe jo sipas nevojave të shoqërisë. Pra, sjelljet e tyre janë më pak shoqërore dhe më shumë instiktive, s’po them kafshërore. Atje ku mungon komunikimi shoqëror, pjesa sociale është e kufizuar. Pikërisht prania e shoqërisë është ajo që të shëron dhe të bën të mos ndihesh vetëm”, vijoi profesor Dragoti.

Si pjesë e kësaj mendësie primitive, a janë një popull i dhunshëm shqiptarët?

“Janë i dhunshëm dhe seksual, njëkohësisht. Agresiviteti është një nga instiktet më të vështira për t’u përballuar në kushtet kur nuk ke një formim të përgjegjësisë sociale dhe një kulturë ende të pakultivuar mjaftueshëm. Izolimi dhjetëravjeçar që kemi pasur ne si popull dhe si komb na ka bërë që të ruajmë kulturën e së kaluarës, patriarkale. Në veprimet tona shpesh ka munguar dhe mungon pjesa e kontrollit të agresivitetit, që vjen nga varfëria, nga mungesa të mëdha, nga izolimi, apo nga shumë faktorë që e stimulojnë atë. Secili prej nesh e ka instiktin e agresivitetit, por e zhvillojnë apo e lejojnë atë në bazë të përgjegjësisë sociale që kanë dhe kulturës që kanë. Një kulturë e kultivuar ose e zhvilluar nuk e lejon agresivitetin të shfaqet në çdo rast dhe ka një përgjegjësi sociale më të madhe. Me sa duket, ne jemi ende në fazën e zhvillimit foshnjor ose adoleshent, ku kemi rebelizmat tona, jemi vazhdimisht revolucionarë, prishim, shkatërrojmë edhe ndreqim sërish. Jetojmë në një botë pa përgjegjësinë e duhur sociale”, u shpreh Dragoti.

Krimet e pasionit po bëhen më të shpeshtë, më agresive dhe më dinamike dhe rasti në fjalë e tregoi. Ai mori një levë, e goditi dhe pastaj u mendua ta fshehë krimin. Por, duket se edhe legjislacioni, të cilin shpesh e kemi diskutuar se po ashpërsohet, nuk po sjell efektet e duhura. Çfarë duhet të bëjmë për të pasur një lloj “perdeje” për ta ndalur këtë gjë?

“Ligji është një gjë dhe kam përshtypjen se kemi ligje të mjaftueshme. Nëse i zbatojmë ato, ne mund ta kontrollojmë situatën, por mungon shprehia dhe praktika e zbatimit të ligjit”, deklaroi profesori i Psikologjisë.

Shpeshherë kemi femra nën mbrojtje nga ligji, por që sërish bien prè apo viktima të dhunës nga bashkëshortët apo partnerët e tyre. Kjo do të thotë se, pavarësisht ligjit apo mburojës ligjore, prap kemi viktima. A mos duhet të konceptohet ndryshe?

“Kultura e respektimit të ligjit nuk vjen shpejt dhe përnjëherë. Ne vazhdojmë të jemi ende në fazën e tranzicionit, në kushtet e lirisë kaotike, i çliruar nga çdo gjë dhe nuk e ke në kontroll situatën e lirisë tënde. Këtë situatë e shohim jo vetëm te shtresat në fshat apo në qytet, te shtresa e mesme që është ende në proces realizimi, por edhe në nivelet më të larta të shoqërisë, edhe në politikë. Mjafton dëshira e madhe e politikanëve për t’u pasuruar brenda ditës dhe puna e tyre vetëm për vete dhe jo për të tjerët, vetëm për sot e jo për nesër, është një dritëshkurtësi që kushtëzohet nga fakti që mungon barazpesha e kostos dhe shpërblimit. I faktit që nuk mendon për të ardhmen, por vetëm për të sotmen, gjë që bën që çdo veprim të jetë jo i përgjegjshëm në mënyrë të mjaftueshme. Dhuna në këtë rast është e pranishme vazhdimisht. Politikani bën ligje, jo për veten por për të tjerët. Kjo bën që të jesh arrogant dhe i dhunshëm, e reflektohet në të gjitha nivelet e shoqërisë”, tha Dragoti.

Por a janë shqiptarët të frustruar seksualisht?

“Pavarësisht se para viteve ’90, shqiptarët ishin të frustruar për mungesën e lirisë në përgjithësi, tani që janë të lirë për çdo gjë, ata janë të frustruar në aspektin kulturor. Ata kanë mësuar të sillen në varësi të pritshmërive të shoqërisë, të fisit apo të komunitetit ku jetojnë; e nga ana tjetër të dëshirave që ua jep liria e pakufizuar për të bërë gjithçka”, deklaroi profesori.

A ndërhyn kompleksiteti këtu, qoftë i femrës apo edhe i mashkullit?

“Kjo bën që ata të mos gjejnë ose përputhin egon, instiktin, dëshirën e brendshme për seksualitet, me kontrollin që kërkon të ushtrojë shoqëria apo opinioni social, pengesat që krijojnë ata. Kjo mospërputhje krijon vazhdimisht konflikte të brendshme. Ky është një element i rëndësishëm që i frustron, shton nivelin e stresit, iu shkakton depresion, ose i bën që të devijojnë e të deformohen, duke bërë sjellje të gabuara, deri në krime seksuale”, tha Edmond Dragoti.

Mos vallë ka ardhur momenti që të diskutohet si tezë edhe çështja e shtëpive publike? A është kjo një zgjidhje për një shoqëri në depresion seksual?

“Hapja e shtëpive publike u mendua në periudhën e mbretërisë së Zogut, si një mundësi për të zhvilluar kulturën shqiptare. Si tezë, edhe është, edhe s’është e shëndetshme. Është e rëndësishme në rast se kontrollohet nga shteti, nëse menaxhohet me kujdes. Por në rast se ajo do të tolerohet, apo do të abuzohet mund ta dëmtojë edhe më shumë shoqërinë. Ndaj, nëse kontrollohet me kujdes dhe i referohet niveleve tona të zhvillimit kulturor mund të ketë avantazhe të rëndësishme në kuptimin e çlirimit të nevojave dhe dëshirave seksuale”, tha Dragoti.

A mund të konsiderohet si një çlirim psikologjik?

“Sigurisht që e çliron tensionin shoqëror seksual në vetvete, por nga ana tjetër tensioni dhe agresiviteti nuk është vetëm seksual, por shtrihet në të gjitha aspektet e tjera, ekonomike, sociale, etj.. Të gjitha këto krijojnë potencialin e agresivitetit, që shpesh konvertohet në seksualitet, shpesh në kriminalitet. Sot mendohet se edhe përdhunimi, si krim seksual, është më tepër një agresivitet dhe nuk ka të bëjë me seksualitetin”, përfundoi profesori i Psikologjisë, Edmond Dragoti.(tch)

13 komente në “Seksualiteti dhe agresiviteti, profesori i psikologjisë: Jemi shoqëri primitive sa i përket marrëdhënieve intime, ja pse duhen hapur shtëpitë publike”

  1. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    nuk ka bourdhelo qe i sos muslimonet shqipfoles,vet vatani Alvani eshte nje big bourdhelo,pra nuk jane bourdhelot ”ilaci” pasi arabi mbetet arab,kshq vari lesht do te thoshte dikush…………..gezuar ramazonin!
    per kureshtaret,ne 99,99% e perdhunimeve[ne ashensore apo gjetiu] ne shtetin Grek,autoret jane te njejte por me gjuhe te ndryshme: SUNITE[irakene,pakistaneze,turkoalvanoi].

    1. Pa vlere says:

      Ha ha ha, ky eshte I forte per zotin!
      O shoku, po kaq njeqelizor te jesh mor vlla, qe ne cdo koment per cfarwdo lloj shkrimi dhe teme, I bie vetem nje vrime:
      Alvanos jane sunit dhe arab, dhe Greket jane komb I mire, ose dhe kur jane te keqinj I bejne te hujat qe jane ne greqi.
      E kuptoj qe je I fiksuar dhe me zhvillim tw thjeshte mendor, por jo deri sa te jesh njeqelizor !?!
      Sofistikohu pak o vlla, se na fyen inteligjencen me rreshtat e tu..

  2. Zigur Qarri says:

    Vetem Lul Basha mund te bashkoje shqiptaret dhe te ndertoje shtet.

    1. Na myten karnat says:

      Sigurisht. Sepse ka pervoje nga bordellot hollandeze dhe si mantenuta e preferuar e Saliut.

    2. Ervin Salijajaijii says:

      Zigur ty te dhjefsha ne koke megjith Lulzimen e Bashajve , Lulzimi nje hajdut dordolec , me te vertete na shpife neper forume dhe po na ben mos te lexojme me asnje lajm

  3. Adam says:

    Ke prirje per veteriner aq shume e pelqen kafshen sa eshte brenda teje dhe nuk e shkon dot njerzoren.keto jane raste qe e kane shoqerur shoqerine njerzore qe ne fillesat e saj dhe s’ka te beje me fshataret tane qe paskan sipas teje mutacionet e majmunit . Eshte e qarte se civilizimi sotem duhet ti shpjegoj si te pakulturuarve dhe liberalve se çeshte Dashuria ne se nuk e shpjegon dote nuk do te thote tu shpjegosh ate qe di

    1. Eva says:

      Jam dakord me adamin. Ky eshte problem nderkombetar. Ka ndodhur dhe ndodh kudo ne bote madje incesti per te cilin profesor Dragoti thote se ndodh ne zonat rurale te Shqiperise, ne Parlamendin Gjerman sot po dskutohet te lejohet me ligj martesa e motres me vellain.
      Nuk zgjidhet me shtepi publike ky problem gjithe botes i ka ardhur fundi, por tek ne modelet qe promovohen neper media jane nje katastrofe, sepse vete gazetare dhe moderatoret jane pa nje edukim te mire dhe ne panelet e te ftuarve per debat ka njerez jo profesionist e te paedukuar
      Ati qe diskutojne per keto probleme delikate zbulohen deri tek te brendshmet me thonj e qerpik fallco me hunde e buze te prera dhe nuk ka nevoje te hapin gojen

  4. ME EMER says:

    Me qe u pelqekerka te hapen shtepi publike qe te kene kontroll shteteror , le ta provojne shteteroret apo dhe ju vete kete “eksperiment” me familjaret apo sojin tuaj , me qe hidhni kete ide ..! .. Na pelqen nje shoqeri e moraleshme, zoterinj te psikologjise borgjeze , nje shoqeri “drite ” qe nga familja , qeliza e shoqerise ..! Por eshte plotesisht e harriteshme , kur ne drejtimet e shtetit vendosen njeres me moral te pastert , qe e njohin familjen , qe dine c`do te thote grua , femije ..!.. mos flisni gjepura se fenomeni i imoralitetit eshte karakteristik ne fshat dhe te kini turp po qe se kini keto mendime ..! Qe tu bej te mos e harroni po qe se e keni ditur , ate barsoleten e dhise me delen ..! ..Shihni dhe “biografine” e njeshave dhe ish njeshave te qeverisjes ne vend te tridhjet vjecarit te fundit , te prokurroreve apo gjykatesve te dy sekseve etj ,etj , ku do mesoni se ku e gjejne “frymezimin ” elementi i basarduar i vendit tone ,ish te pastert moralisht dikur ..!

  5. Kuq e zi says:

    Shqiptari si primitiv qe eshte per nder vret
    Pra po deshet gop shkoni te grekofonat ta japin pa gjobe se jane te civilizuar

  6. BK says:

    Profesor, teorikisht keshtu eshte, si thoni ju.
    Me vjen keq, se asnje psikolog, sociolog, gazetar, televizion, nuk ka prekur disa elemente me rendesi te kesaj ngjarje tragjike, qe ka shkaterruar te pakten tre familje, dhe nuk eshte karakteristike vetem ne zonat rurale, por edhe ne qytet, edhe ne shtresat me te larta.
    Vetem para disa javeve, nje futbollist brazilian, u masakrua nga bashkeshorti i te dashures, kur viktima kishte flirtuar njekohesisht me gruan dhe vajzen e agresorit, nderkohe, viktima i poston pamjet filmike shokeve.
    A mund te me thoni:
    A eshte e moralshme te flirtosh me te dashuren ne shpine e saj, ne krevatin e burrit te saj?
    A ka lidhje ky fakt me te qenurit i emancipuar, modern?
    A e pranoni ju si psikolog, qe shtepia jote, e femijve te tu, te kthehet ne motel per dashnorin e supozuar te gruas tuaj?
    Pse nuk e vrau edhe motren e vet thone disa?
    Motren e kurseu, sepse e ka pare si viktime, ndersa viktima, ne vetedijen e tij, ka patur probleme me sjelljen. E thene troc, si ka duruar pordhet.
    Shoferet e fugoneve, kane ca leke per duarsh, jo vetem qe merren me keto pune, por mbajne dhe dynjane me goje. shumica kane probleme ne karakter.

  7. Eva says:

    Jam dakord me adamin. Ky eshte problem nderkombetar. Ka ndodhur dhe ndodh kudo ne bote madje incesti per te cilin profesor Dragoti thote se ndodh ne zonat rurale te Shqiperise, ne Parlamendin Gjerman sot po dskutohet te lejohet me ligj martesa e motres me vellain.
    Nuk zgjidhet me shtepi publike ky problem gjithe botes i ka ardhur fundi, por tek ne modelet qe promovohen neper media jane nje katastrofe, sepse vete gazetare dhe moderatoret jane pa nje edukim te mire dhe ne panelet e te ftuarve per debat ka njerez jo profesionist e te paedukuar
    Ati qe diskutojne per keto probleme delikate zbulohen deri tek te brendshmet me thonj e qerpik fallco me hunde e buze te prera dhe nuk ka nevoje te hapin gojen

  8. Goni says:

    Siperfaqe

    Ne shqipetaret jemi shume te vetedishem se si duhet me vepruar pot nuk na e lejon siperfaqja, te gjithe e dime dhe e pranojme ne vetevete se njerezit duhet te jene te lire e te zgjedhin per trupin e tyre por pa cenuar lirine e te tjereve. Por qoft qytet apo fshat gjeja par qe na vjen ne mendje, cfare do mendojn/thene bota? Pra ne jetojme ne siperfaqja!

    Shtepit publike duhet te lejohen, arsyjet Jan te shumta, ulja e perdhunimit, ndalimi i te rejave qe shiten per leke cdo dite nga varferia, (sepse marrin mbi 100 euro, por prostitutat e ligjeshme do ta conin cmimin ne 5 euro, qe do ta zhdukte si opsion per gocat normale qe genjehen nga te hollat momentalisht). Pastaj kjo do te bente qe krimet ne pergjithsi te uleshin nga clirimi i hormoneve sepse jo te gjithe preferojn te masterbojn!

    Zotiprofesor mund te bej me shume per mbjelljen e ketyre farave te vjetra me shpresen e nje prodhimi te ri mbas mbjelljen!

  9. animas says:

    Profesor Dragoti…..nje imoral qe edhe pse ishte i martuar shkonte me studenten e tij…..e la pa martuar se e mbajti peng per epshet e tij….sot flet e jep mend se si jane shqiptaret….meqe ndodhka ne zonat rurale , po me ty prof.Dragoti pse ndodh qe i nderron te dashurat here pas here se merzitesh me nje gjithmone????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje