FOTO/ Vlonjatët e kanë me Gjicin: Blen arbitra si Bode, Zeqo e Takaj. Si Korça do përfundosh

3 Shkurt 2019, 10:44Sport TEMA

Tifozët e Flamurtarit kanë gjetur fajtorin për ndeshjen e sotme që skuadra e tyre humbi përballë Kukësit.

Mbështetësit e zjarrtë të klubit vlonjat kanë dalë hapur kundër presidentit të Kukësit, Safet Gjici, duke e akuzuar atë se ka blerë gjyqtarët për të fituar ndeshje.

“Flota Kuqezi”, në një postim në rrjetet sociale nuk ka kursyer ironinë ndaj drejtuesit të skuadrës verilindore, duke e krahasuar me ato që sipas tyre vepronin në të njëjtën mënyrë duke blerë gjyqtarë e duke parashikuar një fund të njëjtë si ai i Skënderbeut.

“Nëse para disa vitesh në futbollin Shqiptar kanë qenë njerëz si Bode, Zeqo e Takaj që blinin arbitrat, tani në skenë del Safet Gic Gjici.

Hidh milionat në ekip, hidh miliona duke blerë arbitra e gëzo këto fitore, si Korça do përfundosh me vuajtje, do vesh atje ku ke qenë, në kategori 2-3 o Gic i Arbitrave”, shkruhej në postimin e tifozëve vlonjate.

1 komente në “FOTO/ Vlonjatët e kanë me Gjicin: Blen arbitra si Bode, Zeqo e Takaj. Si Korça do përfundosh”

  1. BOHOTINA says:

    Sikur 1000 here ta mohoje Gjici, anullimi i atij goli te shkelqyer me rafishate nga Pollozhani flet me shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje