City mposht Everton dhe rikthehet në krye të renditjes

6 Shkurt 2019, 22:57Sport TEMA

Manchester City ka fituar 2-0 ndaj Everton duke u rikthyer në krye të renditjes së Premier League.

Miqtë gjetën golin e avantazhit në fund të pjesës së parë, me goditjet e parë në kuadrat.

Pas një krosi të bukur në zonë, ishte Laporte ai që kërceu mbi të tjerët duke shënuar golin që vlen tre pikë për Qytetarët.

Goli i dytë është shënuar nga Gabriel Jesus në fund të pjesës së dytë.

Me këtë rezultat, City shkon në kuotën e 62 pikëve, aq sa Liverpool, por me një golavarazh më të mirë.

Trajneri Marco Silva i Everton kishte bërë plot pesë ndryshime nga ndeshja e fundit, ndërsa Guardiola e nisi me Sane në vend të Sterling.

Gjatë pjesës së dytë, City e menaxhoi mirë ndeshjen ndaj një Everton-i që po kalon një formë jo të mirë.

1 komente në “City mposht Everton dhe rikthehet në krye të renditjes”

  1. altini says:

    Ne krye me nje ndeshje me shume LOL

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje