Kryeministri Edi Rama ka publikuar historinë e Drijonës, studentes ekselente të Fakultetit të Drejtësisë, që sot punon në administratë.
Drijona tregon se nuk ka aspiruar asnjëherë të ishte pjesë e administratës publike derisa sa aplikoi online, me qëllimin që të përfitonte një përvojë një vjaçare.
‘Në përfundim të kësaj përvoje kualifikuese pata mundësi që të aplikoj për pranim në shërbimin civil dhe tashmë jap pjesë e administratës publike si nënpunëse civile. Përzgjedhja ka qenë krejtësisht transparente’, shprehet Drijona.
‘Mirëmëngjes, dhe me Drijonën, studenten ekselente që falë Paktit për Universitetin, sot i është bashkuar administratës publike, si edhe me vendosmërinë për të bërë edhe më shumë, teksa qentë lehin më fort, ju uroj një ditë të mbarë’, shkruan kryeministri Rama.(TemA)
Nje pyetje kam une. Si mund te jete ekselent nje student kur pedagoget vete, jane ne gjendje te mjerueshme formimi.
Pedagog ekselent, ekselent student, boll ka “ekselent “ edhe ketu ne Tema… ndryshe njihen si analfabete engleze..
Muhabete qensh qe ne mengjez
Nuk jane te gjithe pedagoget te mjere, pastaj edhe perpara ’90 ka pasur pedagoge shume te paafte, aq sa ndiheshin inferiore ndaj studenteve te shkelqyer
mund te jete ekselent vetem duke nxjerre 5. sa per te kaluar por duke mos pasur asgje parasysh nga ato qe edukojne pedagoget. me te rrezikshmit jane ata qe jane me 10. dhe ashtu kane qene gjithmone. pa ofeze se edhe une kam ca te tille ne fis.
Ka kohe qe Rama leh dhe e ka shtuar lehjen me fort sa me shume i shtrengohet laku. Po seshte e re qe te tuat jua faturon te tjerve qe hyn ne rolin e strucit qe fut koken ne rere. Rama ka vite qe ka hyre me koke ne rere, nderkohe qe trupin e e te pasmet ja kafshojne skandalet e e bera pre dhe genjeshtrat prej clilmiu si aeroporti Vlores Air albania 100 fshtara turistike smile albania etj.
Fakti qe ka bashkuar rreth vetes stafin e bashkise tregon qe lufta brenda llojit ka mar permasa te frikshme.
Rama ka sot vetem besniket e bashkise se kohes se tij , ka oligarket qe po digjen njeri pas tjetrit, ka drogaxhite qe po digjen njeri pas tjetrit e kunder ka gjith Shqiperine me gjithe ps e tij brenda te cilen e beri cope.