"Më tërhoqi për kapele të xhaketës për të më mbështetur te muri", Arbana Xharra rrëfen ngacmimin nga një i sëmurë mendor dhe përcjell një mesazh për institucionet

6 Shkurt 2019, 16:06Blog TEMA

Nga Arbana Xharra 

Viti 2001, sa kisha nise punen ne gazeten “Koha Ditore”, kryeredaktori Baton Haxhiu me caktoi ne mbledhje te mengjesit te merresha me mungesen e ngrojes ne shkollat e Prishtines.

Rreth pasdites dikur, u nisa per ne shkollen “Xhevdet Doda” per te biseduar me drejtorin. Sapo u afrova te dera kryesore, nje djale rreth te 30-tave i cili dukej se ishte roje ma hapi deren.

E pyeta nese ishte drejtori apo zevendesi ne zyre.

“Po larte eshte, hajde ta tregoj zyren”, me tha ai, tek sa ecte para meje shkalleve te vjetra te drurit. Une isha 19 vjece, sapo kisha nise punen si gazetare.

Bente ftoht, kishte rene bore dhe veshur e kisha nje xhakete me kapele ngjitur me kapese. Sapo hipa ne katin e dyte, kur u afrova tek zyra e drejtorit pash qe nuk ishte askush.

“Pse me rrejte?” ju drejtova me ze te larte tek sa nisa te frikohesha sepse pash qe shkolla ishte pa asnjeri.

Ai me terhoqi per kapele te xhaketes per te me mbeshtetur per muri, e shtyva me sa fuqi kisha, e per fatin tim te mire, kapela u shkeput nga xhaketa i mbeti ne dore…

Mbaj mend sikur sot, vrapin qe bera shkalleve te vjetra te drurit te poshte dhe friken qe me kaploj. Derisa afrohesha tek dera kryesore me kapi panike, kisha frike nese dera ishte e mbyllur… po ishte e kishte mbyllur por me grep. 

Arrita te dale. Shkova ne redaksi, redaktori Virtyt Gacaferi me tha qe rasti duhet te lajmerohet ne organet e sigurise…erdhi me mua ne polici ku dhash deklaraten ne detaje.

Disa jave me vone me thirren nga gjykata. “Personi i cili ju ka ngacmuar eshte me te meta psiqike, eshte mire me a fale, do ta largojme nga shkolla”…me tha gjykatesja. Kushedi se cka ka ndodhe me vajza te tjera ne ate shkolle. 

Njerez me probleme psiqike, manjak…ka kudo por jane organet e sigurise dhe institucione te tjeta qe duhet te trajtojne keto raste. 

Ne Kosove po merremi me policin e mesuesin kriminel, te presim a kane me e marre denimin e merituar!

2 komente në ““Më tërhoqi për kapele të xhaketës për të më mbështetur te muri”, Arbana Xharra rrëfen ngacmimin nga një i sëmurë mendor dhe përcjell një mesazh për institucionet”

  1. ESHTE PER TE ARDHUR KEQ QE NE SHOQERINE SHQIPTARE
    ALA SOT NUK KA ASNJI INTERES TE SHOQERISE VET FEMRAVE POR EDHE SHTETIT
    NE DREJTIM TE KUJDESIT RRESPEKTIT NDA SEXIT FEMER

    DO THOT DIKUSH NUK BEHET DOT SE KESHTU E ASHTU :

    BEHET BEHET GJITHCKA NQS SHTETI DO VENDOSI LIGJE TE FORTA PER SULMET
    NDAJ FEMRAVE DHE SIGURISHTE KJO TE SHOQEROHET EDHE ME EDUKATEN NEPER SHKOLLA

    TE KET SI DIKUR ORE EDUKATIVE PER SJELLJEN NE SHOQERI
    SI DIKUR ORA E EDUKATES MORALE

    (Bravo Albana: Ne dukje eshte nji shkrim qe dikush do hapte syt e do thoshte ,Cfar eshte kjo ?! por nqs do analizojme perdhunimet etj
    qe ndodhin ne hapsirat shqiptare ,eshte nji tregim i thjeshte nga jeta nji gazetare-je te re ,qe ngacmon nji teme shume te rendesishme sot per Femren)

  2. Arbeni says:

    Gjykatesja është e korruptuar Arbana.Si i paske besuar asaj kuçedre…!Ai meqenese paska qenë i semure psiqik me vendim gjykate duhej te denohej dhe te mbyllej në nje spital psikiatrik per mos te dalë më.Por per punesimin e nje te semuri psiqik duhet te pushohej nga puna me vendim gjykate personi që e ka marre në pune Ate delenxhi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje