Balla "kryqëzon" Berishën: Sali, furnizove me naftë Milosheviçin. Me porosi të forcave aleate t’u ndalua hyrja në Kosovë

7 Shkurt 2019, 11:51Politika TEMA

Kreu i Grupit të PS i është përgjigjur nga foltorja akuzave të ish-kryeministrit Berisha.

Taulant Balla tha se Sali Berisha ka sabotuar të gjitha momentet e rëndësishme të Kosovës.

Sipas Ballës, atij iu ndalua hyrja pas çlirimit në anën tjetër të kombit me porosi të forcave aleate.

Sali, ti e mbylle kohën tënde me shumë pika të zeza.

Por një prej tyre është sabotimi në mënyrë të paimgjinueshme që i bërë energjetikës së Kosoves.

Bllokove linjën e transmisionit.

Por historia jote nuk fillon dhe nuk mbaron këtu.

Sa herë që Kosova ka qenë në moment të rëndësishëm historik, gjithmonë ke qenë ti që e ke sabotuar.

Kur Rugova bënte rezistencën, ti e furnizoje Millosheviçin me naftë.

Kur serbët kryenin gjenocide në Bosnje, ti furnizoje me tuba përmes linjenit të Shkodrës makinerinë vrasëse.

Partia Socialiste mbështeste Marrëveshjen e Rambujesë, ndërsa ti ishe i vetmi kundër.

Me porosi të forcave aleate, vetëm Sali Berishës nuk i lejohej të shkonte në Kosovë” – tha Taulant Balla.

Kryetari i Grupit Socialist tha se mazhoranca e mbështet dialogun Kosovë-Serbi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje