"Kryqi i kuq nga SHBA", Ambasada sqaron heqjen dhe refuzimin e vizave: 170 zyrtarë shqiptarë në “listë të zezë”

7 Shkurt 2019, 16:30Kronika TEMA

Plot 170 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve, të cilët janë përfshirë në afera korruptive, iu është mohuar viza nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ambasada amerikane në Tiranë sqaron se, ajo i merr shumë seriozisht pretendimet për korrupsion, e për këtë arsye do të vijojë të shqyrtojë vizat dhe aplikimet për vizë të zyrtarëve publikë me kontroll shtesë.

“Që nga revokimi i vizave të disa gjyqtarëve dhe prokurorëve në janar të vitit 2017, Ambasada e SHBA iu ka mohuar vizat më shumë se 170 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve, e familjarëve të tyre.

Kjo është diçka përpos përcaktimit të deputetit Tom Doshi dhe ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, dhe familjeve të tyre, nga Sekretari i Shtetit si të pakualifikueshëm për viza amerikane përgjithmonë. 

Pozicioni i Ambasadës së SHBA kundër korrupsionit dhe synimi i saj për t’iu mohuar hyrjen në Shtetet e Bashkuara zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të korruptuar mbetet i pandryshuar”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë për Top Channel.

Emrat e zyrtarëve të refuzuar nuk bëhen të ditura nga Ambasada amerikane.

Debati për refuzimin e vizave nga Ambasada amerikane u rikthye në vëmendjen e opinionit publik një javë më parë, kur kryeministri Edi Rama aludoi se Sali Berishës i është ndaluar udhëtimi për në Amerikë.

Të parët që mësuan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kishin futur në një “listë të zezë” ishin njerëzit e drejtësisë.

Atyre iu anuluan apo refuzuan vizat. Lista doli në publik, ndërsa vettingu më pas konfirmoi vërtetësinë e vendimit amerikan.

1 komente në ““Kryqi i kuq nga SHBA”, Ambasada sqaron heqjen dhe refuzimin e vizave: 170 zyrtarë shqiptarë në “listë të zezë””

  1. ? says:

    Se kuptoj se cdo te thotë qe te persekutosh femijet minorenë te Llalles, Doshit e të tjerëve , ndërkohë që SHkëlzen Berisha që ka vrarë 30 vetë dhe është pasuruar paturpësisht pa punuar një ditë të vetme, së bashku me të motrën që vinte gjoba në emër të pushtetit të babait kryeministër, janë të lirë të prishin kudo, paret që ju kanë vjedhur shqiptarëve.
    Lojë e pisët! E ndyrë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje