Nga Amelia Mcdonell-Parry
Dy ditë më parë, Papa Françesku komentoi për herë të parë atë që Associated Press e pati quajtur skandal “global dhe të përhapur”, që në mënyrë të heshtur është pëhapur brenda Kishës Katolike Romane për dekada të tëra – abuzimi seksual i murgeshave nga peshkopët dhe priftërinjtë.
Vitin e kaluar, Vatikani refuzoi të bënte komente mbi një investigim të Associated Press, që zbuloi rrëfimet e murgeshave kundër klerit të Kishës në Evropë, Afrikë, Amerikë Jugore dhe Azi dhe mungesën e mbështetjes nga udhëheqësit lokalë të kishës dhe nga vetë Vatikani. Megjithatë, sipas Washington Post, një artikull i botuar javën e kaluar nga revista femërore e Vatikanit, Women Church World, e denoncoi abuzimin në fjalë si një “shtypje e femrave”, të cilat mbajnë detyra të klasit të dytë brenda hierarkisë së Kishës, duke thënë se asgjë nuk do të të ndryshojë për aq kohë sa Vatikani “vazhdon t’i mbyllë sytë”.
“Është e vërtetë … ka pasur priftërinj dhe madje edhe peshkopë që e kanë bërë këtë”, tha Papa Françesku, sipas Reuters, kur e pyetën për artikullin në fjalë. “Unë mendoj se kjo gjë vazhdon ende, sepse ky fenomen nuk ndalet vetëm sepse ne u bëmë të vetëdijshëm për të. … Nuk mund të them se “kjo nuk ndodh në shtëpinë time”. Është e vërtetë. A duhet të bëjmë më shumë? Po. A jemi të gatshëm? Po.”
Ndërsa ai pranoi se abuzimi seksual i murgeshave ishte një problem i vazhdueshëm, Papa Françesku pretendonte se viktimat ishin kryesisht të përfshira në “kongregacione të caktuara, kryesisht ato të reja” dhe se Kisha “po merret me këtë gjë”.
“Është një rrugë në të cilën kemi ecur më parë”, tha Papa, duke vënë në dukje se disa pjesëtarë të klerit janë pezulluar. Aivlerësoi paraardhësin e tij, Papa Benedikti, për “guximin për të shpërndarë një kongregacion femrash që ishte në një nivel të caktuar … skllavëri, madje deri në skllavëri seksuale, nga klerikët apo themeluesi”.
Alessandro Gisotti i zyrës së shtypit të Vatikanit tha për New York Times se Papa Françesku po i referohej Komunitetit të St Jean në Francë, i cili u shpërnda në vitin 2005. U deshën tetë vjet, që komuniteti i St. Jean të pranonte se disa femra në kuvend ishin trajtuar nga priftërinjtë katolikë “në mënyra që shkonin kundër dëlirësisë”.
Sipas redaktores së revistës Women Church World, Lucetta Scaraffia, skandali është “thelluar akoma më shumë nga fakti se abuzimi i grave sjell shtatzëni dhe kjo e bën atë origjinën e aborteve të detyruara”, sidomos duke marrë parasysh kundërshtimin e ashpër të Kishës Katolike ndaj abortit – dhe fëmijët që nuk njihen nga priftërinjtë “.
Sipas AP dhe Women World Church, shumë nga viktimat kishin frikë nga hakmarrja nëse ato raportonin abuzimin – edhe pasi Kisha u detyrua të merrte parasysh publikisht skandalin gjithnjë në rritje të priftërinjve agresorë seksualë që ngacmonin seksualisht fëmijët.
“Priftërinjtë dhe akoma më shumë, peshkopët, kanë një fuqi të madhe, jo vetëm mbi një murgeshë të vetme por mbi një kongregacion të tërë”, thotë Scaraffia në AP. “Pra, nëse një murgeshë e abuzuar shkon te superiori i saj dhe thotë se ajo është keqtrajtuar, asaj do t’i thuhet ‘Hesht sepse nëse nuk e bën, peshkopi do të na kthehet kundër”.
Murgeshat që tashmë kanë nisur të flasin për abuzimet, sipas Scaraffia-s, janë fuqizuar nga një lëvizje e nxitur nga fushata #MeToo, e cila është gjallëruar edhe brenda kishës. / Rolling Stone-TemA TV/
Jepileje prifterinjeve dhepeshkopeve qe te martohen se edhe ato njerez jane prej mishi edhe ato e dite se si eshte zhvilluar jeta njerzore por
edhe ajo shtazore Seksi eshte nje veprimnjerzor abuzimi eshte anti njerzore.Prandaj me shekujte tere ju kenihequr te drejten e te qenit njerez.
dhe kane te drejte me e gezuar jeten dhe jo tju hiqet e drejta njerzore e krijimit te familjeve.Edhe prifterinjetapo peshkopetprej familjeve kanedale.
Skllaveri & skllaveri seksuale ne kishe.
Po ZOTI pse nuk I vret?.
Apo edhe ZOTI eshte tiran?!…
Papes:
Zgjidhni ceshtjen : Pse ndodh kjo skllaveri…
Laperdhi, Krime, monstruozitete.
Pastaj beni ZGJIDHjen.
Një nga masat: lejoni martesen.
Eterit e perlyer edhe pak duhen denuar, Cveshur. Ndryshe ju mori lumi edhe pak…..
Semundja e Feve te cfaredo lloji per fat te keq dhe te Njerezimit vazhdon.
Zoti krijoi marredheniet midis mashkullit dhe femres,qe eshte qellimi kryesor i jetes.Te detyrosh veten dhe te influences tek te tjeret qe mos te bejne marredhenie,eshte thjesht nje habi e vete Zotit.
Edhe kafsha dashurin,keta jane me keq se ata.
E kam thene shume here qe,Feja nuk ka lidhje me Zotin.
Evropa duhet ta ndaje mendjen,ose me Greqine dhe civilizimin e Saj qe per fat te mire u ringjall por jo plotesisht me Rilindjen Evropiane (Greke) ose me Idiotet e semure fetare qe e kane luftuar kaq shume Demokracine,Dijen,Lirine.
Nuk mund te mohosh historine ne menyre kaq hapur te heronjve te Rilindjes dhe te qindra mijerave te persekutuar.
Si nuk kane turp keta “njerez” qe shkaterruan nje Civilizim si Ai Greke,Ilyre,Epirote?
Si ka mundesi kaq hapur dhe te kene paturpesine te shkojne kudo ne bote dhe te detyrojne popullsite vendase te mohojne identitetet e tyre,sepse keta te semure psiqik besojne dicka qe per nje njeri me llogjike do dukej jashte fantasise.
Si mund te detyrojne keta te semure Psiqik qe nje ”njeri” ishte deshmitare qe pa se Varri I Krishtit ishte Bosh,d.m.th u ”u ngjall”
Eshte turp i madh qe Evropa e Greqise se Lashte po mban peng vetveten ne emer te ketyre te semurve.
Edhe nene Tereza na paska qene sic duket nje skllave seksi.