Ngritja e SPAK, Arta Marku takim me Prokuroren Speciale të Kroacisë që futi në burg ish kryeministrin Sanader

7 Shkurt 2019, 18:57Kronika TEMA

Prokurorja e Përgjithshëm Arta Marku takoi ditën e sotme ish-prokuroren Speciale të Kroacisë Tamara Laptos.

Në fokus të bisedimeve ishte rëndësia që ka përzgjedhja e prokurorëve, të cilët do të bëhen pjesë e SPAK-ut, si prokurorë me cilësi të larta morale dhe profesionale.

Gjatë këtij takimi Marku dhe Laptos biseduan gjithashtu edhe për rëndësinë e bashkëpunimit në këtë periudhë kalimtare deri në krjimin e SPAK-ut, duke theksuar se për të luftuar krimin nuk mund të presim.

3 komente në “Ngritja e SPAK, Arta Marku takim me Prokuroren Speciale të Kroacisë që futi në burg ish kryeministrin Sanader”

  1. BURGU says:

    Populli pret arrestimin e Berishes, Metes, Bashes …

  2. Zigur Qarri says:

    Përderisa nuk është arrestuar deri tani Berisha dhe Rama,tregon se kan bërë pakt me njëri tjetrin,që të lehin por pa kafshuar.
    Përse”rilindja”është kundër vetingut për politikanët dhe përse kërkon rikthimin e imunitetit të deputetit?Frika nga arrestimi,detyron
    Ramën ti japi mbrojtje me imunitet vetes dhe ministrave,duke ndryshuar rregulloren.Deputetët socialistë anëtarë të Komisionit të Ligjeve,
    miratuan me votat e tyre ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit.Ndryshimet në Rregullore i japin mbrojtje ministrave dhe deputetëve
    përballë kërkesave të mundshme për arrestim. Më drejtpërdrejtë, socialistët kanë zyrtarizuar mbrojtjen që iu bë ish-ministrit të
    Brendshëm, Saimir Tahiri, kur prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi arrestimin e tij në Kuvend.Sipas ndryshimeve të miratuara, çdo
    kërkesë e prokurorisë për arrestimin e një zyrtari të lartë,do të kthehet në një proces gjyqësor,ku gjykatës do të jenë anëtarët e Këshillit
    të Mandateve në parlament.Në rast të një hetimi ndaj një deputeti apo ministri, të dyshuar për kryerjen e një vepre penale, Këshilli i
    Mandateve në Kuvend do të marr në pyetje prokurorinë; do të vlerësojë dhe vendosi nëse prokuroria ka prova të mjaftueshme për ta
    arrestuar deputetin; si dhe do të vlerësojë nëse deputeti është i fajshëm apo i pafajshëm. Imuniteti i deputetëve apo ministrave nuk
    mund të hiqet vetën në bazë të provave apo dyshimesh të arsyeshme dhe më pas të hetohet dhe të përballet me drejtësinë si njeri i zakonshëm, pa miratimin e Kuvendit.Lëvizja e mazhorancës, e paralajmëruar që para 1 viti, përkon në kohë me ngritjen e institucioneve
    të reja të drejtësisë, veçanërisht SPAK, e cila synon të hetojë politikanët dhe drejtuesit e lartë për veprat e korrupsionit dhe çështje të tjera penale.

  3. Lani says:

    Rrethoheni Meten dhe i thoni:Like duart lart,je i rrethuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje