Turqia “josh” studentët e huaj: Eja studioni tek ne

7 Shkurt 2019, 21:45Bota TEMA

Veç turizmit, Turqia synon të tërheqë edhe më shumë të rinj që duan të studiojnë atje.

Kreu i Presidencës së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike Abdullah Eren ka ftuar studentët e huaj të  cilët duan të vazhdojnë arsimin e lartë në Turqi dhe të aplikojnë në programin për të përfituar bursat studentore të cilat financohen nga shteti.

Programi I cili u lançua  në 2012 pothuajse ka trefishuar numrin e aplikantëve  në vitin 2018 duke e çuar atë më 136.000 aplikantë.

Programi u jep mundësin studentëve të huaj të përzgjedhur të ndjekin nivelin bachelor , master si dhe doktoraturë, në universitetet më prestigjioze në Turqi.

Ftojmë studentët nga e gjithë bota të studiojnë në Turqi. Ata që dëshirojnë të studiojnë në Turqi, këtë mund ta bëjnë duke aplikuar në adresën e internetit ‘ëëë.turkiyeburslari.gov.tr’ deri më 20 shkurt”.

Programi synon të ndërtojë një rrjet liderësh të ardhshëm të cilët do të angazhohen për forcimin e bashkëpunimit midis vendeve dhe një mirëkuptim të ndërsjellë midis shoqërive, shpjegohet në faqen e internetit të programit bursist.

Ndërkohë Eren shpjegoi se “Ne rregullojmë pagesën e llogarisë për studim si dhe sigurimin shëndetësor deri në përfundim të studimeve. Programi mbulon edhe shpenzimet për akomodim

Përveç kësaj, studentëve tanë u sigurojmë edhe para xhepi.

Pra, një student i cili do të fitojë këtë bursë, do të mund të studiojë pa pasur nevojë për ndonjë fond tjetër”ka shpjeguar Eren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje