Gega: 5 pikë nuk janë asgjë, më mjaftojnë edhe fitoret me një penallti!

8 Shkurt 2019, 13:55Sport TEMA

Partizani është gati për sfidën ndaj Kastriotit. Trajneri i të kuqëve e ka të qartë se titulli kampion kalon edhe në sfidat ndaj kundërshtarëve më të dobët në letër ndaj të cilëve, ekipi duhet të fitojë me çdo kusht. Partizani shënon pak në këtë sezon por në konferencën për shtyp ku foli për shumë Gega e preku edhe këtë temë.

Gega: Jemi përballur deri tani 4 herë me Kastrotin , në kampionat dhe kupë e njohim mirë .Vjen nga dy ndeshje majft të mira në kampionat , kjo na bën që ta vlerësojmë sa më shumë dhe të jemi vigjilent dhe të japim 100% në fushë.

 

Në kupë shënuan Hebaj Çinari, Mensah. Ju vë në trysni ky fakt?

Gega: Problem do kisha nëse nuk do të shënonin,por pozitiv është fakti që shënojnë pasi kemi më shumë opsione. Kjo është gjë e mirë për ekipin . Jam i kënaqur që kanë shënuar , të shtunën është një ndeshje kampionati në përballje krejtësisht tjetër nga Kupa . Shpresoj që të gjithë të kontribojnë , të shënoj ai që do ti jepet mundësia dhe të na dhuroj fitoren.

 

Kundërshtari mund të luaj me forca të shumta në mbrojtje?

Gega: Ne jemi bërë gati për çdo aspekt dhe në çdo situate, do të mundohemi ta zgjidhim. Çdo ekip që vjen në Tiranë mbrohet por edhe sulmon. Jemi gati dhe e quajmë si sfidë jashtëzakonisht të fortë, por do t’ia bëjmë hyzmetin dhe në çdo situatë të marrim më të mirën.

 

Konkurenca në skuadër?

 Gega: Kemi të federuar 25 lojtarë, 18 do të jenë në pankinë dhe 11 në fushë. Kemi edhe 16 ndeshje përpara , ata që e meritojnë luajnë do të japin maksimumin. Askush nuk është gjithmonë në formacion. As unë nuk do jem gjithmonë këtu.

 

I druheni euforisë?

 Gega: Para ndeshjes me Kamzën dhe pas ndeshjes me Skënderbeun, gëzimi për 3 pikëshin e arritur në Korçës ishte i madh, por prokupimi im që ekipi të mos kalonte në eufori ishte edhe më i madh. Nëse nuk e vlerëson ndeshjen e radhës gabon. Insistuam mos të kemi fjetje , por rëndësi ka që edhe përballja me Kamzën kaloi me sukses. Shpresoj të mos përsëritet ajo ndeshje.

 

Akuzat për tolerim nga Kamza?

 Gega: Nuk di të vërtetë ndryshe, unë di vetëm një të vërtetë që Partizani është klub super-profesionist dhe në grup kanë punuar. Jam munduar të jap mesazh te ekipi dhe ekipi e kthen në të njëjtën mënyrë. Nuk komentoj mendimet e atyre që janë larg Partizanit, unë shoh vetëm puën time. Nuk dua të komentoj kundërshtarët tonë. Njerëzit përdorin batuta dhe sidomos Gjici që është president dhe ka të drejtë të thotë ështtë zgjedhja e tij se si prononcohet me mediat. Ju e keni parë Gaz Demi , Drejtori Rama , por edhe unë  nuk merremi me pjesën tjetër me rivalët tanë, por megjithatë është krejt normale në një garë ka edhe batuta.

 

Kryesoni kampionatin, si është atmosfera në skuadër?

Gega: Jemi me këmbë në tokë dhe çdo gjë ia kemi lënë radhës.Pritshmëria është shumë e madhe , por jam i ndërgjejshëm 5 pikë diferencë nuk janë shumë.Duhet t’i marrim ndeshjet një nga një kjo është shumë e rëndësishme.

 

Titullin kampion me skuadrat e vogla?

 Gega: Unë edhe Kukësin edhe Kastriotin i vlerësoj njëlloj dhe të gjitha pikët janë njëlloj. Duhet të marrim ndeshjet me radhë të vlerësojmë çdo kundërshtar siç kemi bërë deri tani.

Mund të thellohet diferenca me ndjekësit këtë javë?

Gega: Ndonjëherë kundërshtari të bën favore pasi ngec diku, siç kemi ngecur ne dhe kemi afruar pretendentët. Të mbarojmë ndeshjen me Kastriotin dhe më pas do të shohim. Nuk është në dorën tonë.

 

Roxher?

Gega: Nuk besoj se ka arsye ta nënvlerësojmë pasi ka shënuar dhe te Kruja mendoj se është motiv për ta studiuar më afër dhe për ta pasur kujdes. Kastrioti ka vullnet pavarësisht pozicionit ku ndodhet. I kemi marrë masat

Tifozët?

Gega: Nuk e kam idenë për të tjerët, por ne jemi klubi me përkrahjen më të madhe. Nuk e di numrin e tyre nëse është më i vogël apo më i madh në krahasim me vitet e kaluara  , por gjithsesi ne po bëjmë më të mirën që ata të jenë të kënaqur. Tani është momenti final dhe jam i sigurt se do të na mbështesin, pasi ata e ndjejnë fanellën dhe në situata si ajo e Korçës ku erdhën dhe na mbështetën dhe jam i sigurtë se do të vazhdojnë pasi kemi nevoj për ta.

Pak gola të shënuar?

Gega: Unë dua ndeshjen dhe performancën se si e kemi përcaktuar, ndërsa golat janë zgjidhje dhe interpretime e jo në dorën time. Lojën e bëjmë siç e kemi kërkuar. Kemi patur raste dhe kemi shënuar një gol plus dhe nëse vazhdojmë kështu duke qenë larg, prapë zgjedhje e mirë është. Hyjmë në fushë për të fituar. Është rrugë e gjatë kemi edhe 16 ndeshje. Jemi shumë mirë, vetëm se është gjysma e rrugës. Për këtë punojmë me ekipin dhe çdo gjë në klub.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje