Tokjo 2020: Medaljet do bëhen nga mbetjet e ricikluara

9 Shkurt 2019, 17:26Sport TEMA

Të gjitha medaljet në Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike 2020 në Tokio do të bëhen nga mbeturinat elektronike të ricikluara, thonë organizatorët.

Një projekt u fillua në vitin 2017 për të mbledhur mjaftueshëm mbeturina elektronike, përfshirë smartphone dhe laptopë të vjetër, për të zbatuar skemën. Qëllimi ishte mbledhja e 30.3 kg ar, 4.100 kg argjend dhe 2.700 kg bronz.

Organizatorët thonë se janë rrugës për t’i arritur këto objektiva në mars. Sa ar mund të merret nga telefonat celularë?

Objektivi për bronzin u arrit qershorin e kaluar, ndërkohë që organizatorët e kishin më shumë se 90% të arit dhe 85% të argjendit deri në tetor.

Tokjo 2020 do të publikojë dizajnet e medaljeve më vonë gjatë këtij viti. Metali i ricikluar është mbledhur nga publiku japonez, si dhe nga bizneset dhe industria.

Deri në nëntor 2018, ishin mbledhur 47,488 ton pajisje të hedhura, me publikun që i ka dorëzuar edhe pesë milionë telefona të përdorur të tjerë një ofruesi lokal të rrjetit.

“Vlerësohet se sasia e mbetur e metaleve që kërkohet për prodhimin e të gjitha medaljeve olimpike dhe paraolimpike mund të nxirret nga pajisjet e dhuruara tashmë,” thanë në një deklaratë organizatorët e Tokjo 2020.

Në Olimpiadën 2016 në Rio, rreth 30% e argjendit dhe bronzit në medalje erdhën nga materiale të ricikluara. (Kebriona Veliaj, TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje