Skënderbeu drejt shkrirjes, Rama premton stadium për Korçën

8 Shkurt 2019, 18:42Sport TEMA

Kryeministri Edi Rama ka premtuar nga qyteti i Korçës ndërtimin e ri të stadiumit të Skënderbeut.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se pas ndërtimit të stadiumit të Kukësit do të nisë puna dhe për atë të Korçës.

“Do fillojmë ndërtimin e stadiumit të Kukësit. Pas Tiranës, Shkodrës dhe Elbasanit, do kemi edhe Kukësin me stadium. Meqenëse keni Elisën deputete, ka shanse që pas Kukësit të bëhet stadiumi edhe në Korçë.

Kemi një plan për rindërtimin e stadiumit. Korça e meriton dhe nuk mundet dot që në gjithë këtë modernizim, ne të lëmë akoma për një kohë të gjatë stadiumin në atë gjendje që është, që është qesharak.

Do investohemi seriozisht për të bërë një stadium model të standardeve apo dhe modelit që është vendosur këtu, për çdo ndërtim të ri që bëhet në Korçë”, u shpreh Rama.

Kujtojmë që skuadra e Skënderbeut ka një dënim 10 vjeçar nga UEFA për të mos luajtur më në Kupat e Europës për shkak të trukimeve të shumta që ka kryer. (TemA)

 

5 komente në “Skënderbeu drejt shkrirjes, Rama premton stadium për Korçën”

  1. Zambi says:

    Pse mbaroi aeroporti korces?

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Skënderbeu i Ridkës, njëlloj si Ridka
      ka mundësi të jetë drejt shkrirjes
      Por kryeministri ynë fuqi(tepsi)plotë
      njëlloj si Ridkën, e fut në procesin e ngrirjes.
      ???

  2. X says:

    Ti blesh edhe nga nje kostum gjithe korcareve, pasi Niko na e boshatisi buxhetin per to

  3. Kruja says:

    Po mire, shoku, per ato po merr denimin, c’fare lidhje ka kjo me stadiumin – ai nuk eshte vetem per fitime qe te luhet per ndeshje me te huajt. Shoku, dukesh pak si krahinist dhe te jane erresuar syte. Juve doni suksesin sipas tifozllikut… mos them te tjera… te gjitha kane burimin tek injoranca.

  4. shqiptari i ilirise says:

    Cilat janë këto “trukimet e shumta”që paska bërë Skëndetbeu mor gazetar legen?
    Gjithë raporti i UEFA që ish prej 124 faqe u katandis me 23 faqe,nga ku vetëm 3 ndeshje dyshohet për trukim.Ajo me kampionen e Irlandës ,me Sportingun dhe Lokomotivën e Moskës.
    Ku janë këto ndeshje të shumta që i ditke ti arabë?!
    Pale po na thua se Skënderbeu po shkrihet.
    Po këtë nga e di ti mor k…me nyje?!
    Po kur Skënderbeu të fitojë gjyqin në ç’p… të satëme do e futësh kokën?
    Pse o Mero e ndyn gazetën me shkrime të liga të këtyre b…q….e?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje