Çështja Skripal : Aludime për të dyshuarin e 3-të dhe shtrirje në Bullgari

10 Shkurt 2019, 12:26Bota TEMA

Parlamenti bullgar do të kërkojë informacione nga web-i investigativ ”Bellingcat” sipas së cilëve një agjent i shërbimit sekret ushtarak rus (GRU) mund të ketë lidhje me pistën e dyshuar të helmimit të një biznesmeni dhe djalit të tij në Bullgari në vitin 2015, njoftoi sot kreu i shumicës parlamentare.

Sipas ‘’Bellingcat’, agjenti i GRU-së kishte mbërritur në Bullgari disa ditë përpara se dy individët e sipërpërmendur të shfaqnin probleme shëndetësore për shkaqe ende të panjohura dhe më pas u shtruan në spital.

Web-i investigativ konfirmon gjithashtu në informacionet e publikuara të enjten, se i njëjti agjent i GRU-së ndodhej në Britaninë e Madhe në periudhën e helmimit të ish-agjentit të dyfishtë, Sergueï Skripal në marsin e 2018 në Salisbury.

Nuk bëhet fjalë për asnjë nga dy agjentët e GRU-së të akuzuar nga autoritetet britanike si përgjegjësit e helmimit të Sergueï Skripal dhe vajzës së tij Ioulia. ‘’Bellingcat’’ e paraqiti atë si të dyshuarin e tretë që kishte vepruar nën emrin e Sergueï Fedotov.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje