Nicolas Maduro: “Ku Klux Klan” drejton Shtëpinë e Bardhë

12 Shkurt 2019, 21:27Bota TEMA

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk është gjë tjetër veçse një bandë ekstremistësh që po përpiqen të pushtojnë Venezuelën.

Deklarata vjen nga presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro.

Në një intervistë për BBC, Maduro akuzoi Presidentin Trump se është pjesëtar i grupeve ekstreme të supermacistëve të bardhë:

“Është një luftë politike, një luftë e perandorisë së SHBA-ve, e interesave të ekstremit të djathtë që po qeveris atje, e Ku Klux Klanit që drejton Shtëpinë e Bardhë dhe kërkon të marrë Venezuelën”.

Presidenti venezuelian konfirmoi se nuk do të pranojë ndihmat humanitare, pasi ato janë thjesht një justifikim për të mësyrë në vendin e tij.

Shtetet e Bashkuara dhe disa prej vendeve kryesore kanë njohur liderin e opozitës, Huan Guaido si president të përkohshëm.

Ndërkohë, Venezuela vijon të zhytet në krizë të thellë humanitare.

3 komente në “Nicolas Maduro: “Ku Klux Klan” drejton Shtëpinë e Bardhë”

  1. ????? says:

    Nga qershori Venezuela do ketë President kryetarin e Parlamentit. Maduro bën mirë të mos i vrasi asnjë ushtar koalicionit US&Albanie.

  2. peace and love & kebab says:

    Komunizmi ka mbaru,ka mbaru ,ka mbaru.!!
    The last communist dinosaurier!!!!

  3. realisti says:

    Pavarsia ka kosto jo te gjithe mund ta paguajne. Skendobeut tone i kushtoje nga nje beteje ne vit . Per 25 vjet e pagoi dhe u mbajti pavarsine. Enveri e pagoi me fukarallek dhe bllokade ekonomike per 45 vjet. Te shohim venezuelen e ka me perandorine USA sfiden te shohim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje