"Për një Shqipëri pa kanabis", Veliu: Kemi dalë nga harta e kultivimit të bimëve narkotike

13 Shkurt 2019, 12:33Kronika TEMA

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha Shqipëria ka dalë nga harta e vendeve për kultivimin e kanabisit.

Gjatë fjalës së tij në eventin ‘Për një Shqipëri pa kanabis’, Veliu u shpreh se ka pasur më pak prodhim të bimëve narkotike gjatë vitit 2018 dhe ka  rënie të trafikimit të drogës me 81% drejt shtetit italian në krahasim me një vit më parë. 

Shqipëria ka dalë nga harta e kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë vitit 2018 u angazhuan në një operacion të gjerë për goditjen që në gjenezë për trafikimin e kanabisit. Janë zhvilluar shumë takime sensibilueze dhe kontributin më të madh e dhanë institucionet e arrestimit.  

Ndërtuam hartën dixhitale të sipërfaqeve ku ishin kultivuar bimë narkotike gjatë viteve. Një drejtim tjetër i punës sonë ishte forcimi i kapaciteteve për luftën kundër drogës dhe pajisjen me mjetet e nevojshme. 69 misione fluturimi.

Është bërë identifikimi i  grupeve kriminale. Në 2018 ka shënuar konkretizime të rëndësishme. Fushata e fluturimeve ka bërë të mundur 187 orë fluturimi, që prej datës 5 prill deri në tetor 2018 dhe analizën e 733 mijë hektarësh të territorit shqiptar.

 Përballë kësaj veprimtarie që është. është konfirmuar ulje e plantacioneve janë identifikuar vetëm 27, nga 88 që ishin në 2017.

Kemi rënie të trafikimit të drogës me 81% drejt shtetit italian në krahasim me një vit më parë. Aktualisht po zbatojmë operacionin kundër bimëve narkotike për të cilin jemi ambiciozë. Përpara kemi disa sfida që kërkojnë impenjim maksimal”- tha Ardi Veliu. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje