Përplasje me thika në lokal për motive banale, qëllohet për vdekje shqiptari në Austri

13 Shkurt 2019, 09:04Bota TEMA

Një shqiptar nga Maqedonia ka humbur jetën në Vöcklabruck të Austrisë si pasoje e një sherri në një lokal. Mediat vendase raportojnë se viktima është Besar N. 29 vjeç nga Maqedonia.

Ngjarja ka ndodhur në shisha barin “Veelax” në Regau dhe shqiptari është qëlluar me thikë nga disa persona ende të paidentifikuar.

Përmes një të afërmi, mediat austriake mësojnë se viktima la pas gruan dhe dy fëmijë të vegjël, konkretisht një vajzë tetëvjeçare dhe një djalë katërvjeçar tani po vuajnë mungesën e babait të tyre.

Policia ende po përpiqet të zbardhë shkaqet e kësaj vrasje misterioze, që dyshohet se ka ndodhur per motive banale. Dyshohet se në mesin e sulmuesve kanë qenë dy shqiptarë.

Sikurse ka pohuar Valid H., pronar i lokalit në fjalë, viktima kurrë nuk i kishte parë më parë në restorantin e tij pjesëmarrësit e zënkës.

Prindërit e viktimës ende jetojnë në Maqedoni. Viktima 29-vjeçare menaxhonte një kompani në Attnang-Puchheim dhe do të varroset atje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje