“Ankand” për golashënuesin më të mirë të Bundesligës

15 Shkurt 2019, 15:22Sport TEMA

Sulmuesi i Eintracht Frankfurtit, Luka Jovic, është kthyer në një nga lojtarët më të kërkuar në merkato.

Pas Barcelonës dhe Real Madridit për talentin 21-vjeçar, që është në pronësi të Benficas, kanë shprehur interes edhe anglezët e Chelsea-t.

Sipas asaj që raportojnë mediat gjermane, “blutë” e Londrës janë gati të ofrojnë 45 milionë euro për sulmuesin serb.

Jovic po kalon një formë të shkëlqyer me fanellën e Frankfurtit këtë sezon, duke arritur të gjejë 19 herë rrugën e rrjetës në të gjitha kompeticionet, shkruan SS.

Ai mban kryesimin e golashënuesve më të mirë në Bundesligë, në kuotën e 14 golave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje