Nga Avis Gjyshja, USA*
Ka nganjëherë shkrime, postime apo raporte që as autorët e tyre nuk do donin që të ishin të vërteta. Kështu dhe për mua shkrimi i mëposhtëm me të vërtetat e tij të hidhura, më krijon një ndjenjë pesimizmi aq sa nganjëherë më duket sikur e vetmja çmënduri në realitetin e luftërave duhet të jetë paqja.
Gjykuar nga shtypi i specializuar, raportet e kohëve të fundit të shërbimeve sekrete, lidhur me garën e armatimit bërthamor, sa vijnë e bëhen më të zymta. Marrëveshja INF (Intermediate-Range Nuclear Forces Treaty) e nënshkruar në Washington më 8 Dhjetor 1987 nga ish presidentët Regan e Gorbaçov, dhe që kishte hyrë në fuqi më 1 Qershor 1988, dukej se së fundi e kishte humbur praktikisht vlerën e saj.
Rusët kishin kohë që nuk po I bindeshin më, ndërkohë që kinezët nga ana tjetër duke mos qenë pjesë e marrëveshjes, nuk ndjeheshin të penguar lidhur me arsenalin e tyre bërthamor. Ndërkaq Europa, plus halleve të tjera të brëndëshme, e gjëndur së fundmi dhe përballë një ndryshimi të prekshëm të politikës së NATOs, sidomos pas ardhjes në fuqi të presidencës aktuale amerikane, po ndjehet gjithnjë e më e kërcënuar nga dalja jashtë kontrollit e armatimit bërthamor, sidomos atij rus.
Çdo ditë e më shumë, europianët po e kuptojnë se nga pikëpamja strategjike janë lënë në baltë. Format e vjetra të aleancave duket se nuk po funksionojnë më, ndërsa vetë europianët nuk po dalin dot mbi sherret e tyre të brëndëshme.
Në këtë situate dhe në pamundësi riparimi të saj, megjithë përpjekjet e bëra, më datën 1 Shkurt 2019 amerikanët deklaruan daljen nga marrëveshja INF. Një ditë më vonë, rusët, të rehatuar dhe nga veprimi amerikan, deklaruan pavlefshmërinë e mëtejshme të Intermediate-Range Nuclear Forces Treaty (INF).
Në shtypin shqiptar të mbushur më së shumti me sherre politikanësh vëndas e kronika rozë, kjo ngjarje e bujshme dhe me rëndësi të madhe për të ardhmen e botës, kaloi si një gjë pa shumë interes. INF (Intermediate-Range Nuclear Forces Treaty), ishte një marrëveshje për ndalimin e prodhimit dhe përdorimit të raketave bërthamore me rreze të shkurtër e të mesme veprimi (500 -5500 km rreze goditëse) të bazuara në tokë.
Përveç çështjeve që kanë të bëjnë me INF, së fundmi, pakënaqësia amerikane kundrejt rusëve, u rrit deri në padurim edhe për diçka tjetër. Problemi është për një lloj të re e të paparë arme termobërthamore ruse për të cilën pjesa tjetër e botës nuk ka as edhe një lloj mbrojtje të mundëshme.
Arma e re fillimisht thirrej nga rusët me emrin “Status-6 Oceanic Multipurpose System” dhe më vonë kur projekti kishte kaluar provat kyçe, u ripagëzua po nga vetë ata me emrin kuptimplotë të perëndisë së gjithëfuqishme greke te detrave -“Poseidon”. Ndërsa NATO, si në të gjitha rastet e tjera me armët ruse, edhe këtë radhë e emërtoi atë me një emër ndryshe – “Kanyon”.
Fillimisht kjo armë u bë publike në një të ashtuquajtur “rrjedhje aksidentale informacioni” në një nga televizionet ruse të vitit 2015, në “Perviy Kanal” (Первый канал), kur në dorën e një gjenerali madhor, u filmua “padashje” një dokument me një info të përgjithëshme për një armë të panjohur e shumë sekrete ruse.
Ndërsa në mars 2018, konfirmimi zyrtar i ekzistencës së saj nga presidenti rus Vladimir Putin, hodhi poshtë të gjitha dyshimet e mundëshme për ta parë këtë histori si një bllof propagandistik rus. Putin, me atë mënyrën e tij të ftohtë e cilësoi atë si një lloj arme të re bërthamore të paparë deri më sot e që e fut botën në një etapë tjetër larg gjithçkaje që bota e sotme e luftës njeh.
Pak më vonë dhe Presidenti Donald Trump, e konfirmoi këtë, duke thënë se Rusia po ndërton “një silurë të vetë komandueshme inter- kontinentale me kokë bërthamore dhe motorr bërthamor”. .
Por çfarë është “Poseidon”?
“Poseidon” është një dron nënujor apo një silur i vetëkomandueshëm bërthamor, i cili lundron në thellësinë 1000 metra të oqeanit, me një shpejtësi rreth 185 km në orë apo dhe pak më shumë dhe që përveç të tjerave mund të transportojë e të shpërthejë deri 10000 kilometra larg nga pika e nisjes, në ujrat e vëndit shënjestër, një kokë luftarake termobërthamore të fuqisë 100 Megaton (6666 herë më e fuqishme se “Little Boy”, bomba 15 kilotonëshe që u hodh në Hiroshima) dhe nëpërmjet këtij shpërthimi mund të krijojë një cunami deri në 500 metra të lartë, i cili nisur nga lartësia e dallgës dhe llogaritjet, fshin të gjitha gjallesat deri 1.500 kilometra thellë brënda territorit të vëndit shënjestër (vend i cili kuptohet që është SHBA).
Por shpërthimi i “Poseidon” në ujrat e oqeaneve jo vetëm që mund të shkaktonte valë cunami që do të bënin kërdinë në një kontinent të tërë, por gjithashtu nqse besojmë të dhënat ruse, të cilat thonë se koka termobërthamore është e ndërtuar me Kobalt (gjë që në fakt lë shumë për të dyshuar), kjo, sipas Stephen Schwartz, drejtues i Buletinit të Shkencëtarëve Bërthamorë të Botës (Bulletin of the Atomic Scientists) do të linte pas një ndotje radioaktive jetëshkatërruese që do ta bënte kështu “Poseidonin”, një “doomsday” bombë , pra një bombë që do të binte fundin e jetës në tokë.
Sipas të dhënave, mendohet se “Poseidon” është i së njëjtës formë fizike si silurat klasike por shumë më i madh në përmasa: – rreth 24 metro gjatësi dhe rreth 1,6 metro diametër.
Motorri i kësaj monstre nënujore është një mini reaktor bërthamor i cili përveç nevojave energjitike të aparaturave dhe sistemeve të tjera është dhe burim fuqie për një sistem pumpjet i cili realizon ecjen e dronit.
Dhe gjëja tjetër që është për tu shqetësuar, është se SHBA dhe pjesa tjetër e botës nuk kanë asnjë lloj mbrojtje kundër një arme të tillë.
Rusët kishin kohë që kërkonin një mënyrë që të shmangnin mbrojtjen anti-raketë të SHBA dhe ndoshta me “Poseidonin” ata ja kanë arritur kësaj.
Pak histori
Duke raportuar rreth kësaj arme, revista ushtarake ruse, “Nationalnoye Oborona (Национальная оборона)”, kujton se një ide e tillë ishte dhënë nga Andrey Sakharov që në fillim të viteve ’60. Ishte një ide për një lloj silure me kokë luftarake termobërthamore prej 100 megatonë fuqi shpërthyese e me një pavarësi lundrimi prej 30 kilometrash, që mund të bëhej pjesë e armatimit të nëndetëseve November – Class (Projekt 627) të cilat të mund ta lëshonin atë në afërsi të ujërave bregdetare të Shteteve të Bashkuara.
Projekti u anulua, kryesisht për shkak se ky lloj siluri ishte shumë i madh për t’u përshtatur me nëndetëset e atyre kohërave. Po në vitin 1961, Bashkimi Sovjetik testoi shpërthimin më të fuqishëm termo-bërthamor të bërë ndonjëherë në atmosferën e tokës. E ashtuquajtura Bomba-Car, ishte 58 megatonë fuqi dhe shpërtheu mbi Novaya Zemlya-n e pabanuar në Oqeanin Arktik. Shpërthimi ishte i dukshëm deri në Finnmarkun lindor në Norvegji, që gjëndet pothuaj 900 kilometra larg nga vend shpërthimi.
Ndërsa në vitet 1980, marina sovjetike punoi fort për nëndetëset bërthamore Mike- Class ose siç njiheshin nga rusët si K-278 Komsomolets (Projekt 685 Plavnik), një lloj i veçantë nëndetësesh thellësie të pajisura me silura bërthamore që kishin si qëllim afrimin e pa kapshëm në brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara.
Me një trup të fortë të ndërtuar prej titaniumi, këto nëndetëse mund të zhyteshin deri në 1000 metra thellësi dhe të shmangnin kështu sistemet e përgjimit anti nëndetëse SOSUS që përdorte NATO e asaj kohe. Ato nëndetëse mendohej se do të ishin si një kundër përgjigje sovjetike ndaj planeve ABM të Luftës së Yjeve të kohës së Ronald Reagan. Por destabilizimi i Bashkimit Sovjetik dhe pafuqia ekonomike e Rusisë bënë që rusët të mund të ndërtonin vetëm një nëndetëse të kësaj natyre, nëndetësen “Komsomolets” e cila shumë shpejt u mbyt në Detin Norvegjez si rezultat i një zjarri në lokalet e brëndëshme të saj, në prill të vitit 1989.
Po cilat nëndetëse mund të përdoren sot për dronët “Poseidon”?
«Khabarovsk» është sot nëndetësja më sekrete në ndërtim e sipër në Rusi. Sipas pak gjërave që dihen trupi i saj do të jetë pak a shumë si ai i nëndetëses bërthamore Borey – Class (Projekt 955), por më i shkurtër dhe në vend të raketave balistike, kjo nëndetëse do të mbajë gjashtë dronë kataklizmikë të tipit “Poseidon”.
Për fazën e provës, droni është transportuar nga «Sarov» – një tjetër nëndetëse sekrete e vetme në llojin e saj, e prodhuar per qëllime speciale po në Severodvinsk të Arkhangelsk Oblast të Rusisë Veriore, ku po punohet dhe për prodhimin e “Khabarovsk”.
Sipas Pentagonit, ky dron-silurë u testua në fund të nëntorit të vitit që shkoi, dhe këto prova duket se mund të jenë bërë në Detin e Bardhë (White Sea) ose në pjesën Lindore të Detit Barent, atje ku marina ruse teston përgjithësisht nëndetëset dhe raketat e reja. Presidenti Putin në fjalën e tij konfirmuese tha se janë kaluar të gjitha testet kyçe por analistët nuk janë të sigurtë në se nevojiten më teste të tjera apo jo….. ….
(Për shkrimin e mësipërm janë përdorur materiale të publikuara nga burimet e mëposhtëme: -Agjensia Ruse e Lajmeve TASS, “The national interest”, “Washington Free Beacon”, “BBC”, “Deutsche Welle”, “The Diplomat”, “Business Insider”, “Moskovskij Komsomolets”, “The Barents Observer”, “Nationalnoye Oborona” dhe “Wikipedia”)
*Shkruar për TemA
185 km/h ne uje, me duket se e ke ekzagjeruar pak. Shiko mos ke harruar pa vene ndonje presje!
100 km thuhej në shkrim,jo 185
Ruset te hane mune. Nxjerrin gjera te tilla per te thene qe jemi te forte por jane ne nivel ekonomik te mjeruar dhe me armatime te kohes se qepes. As qe nuk guxojne te sulmojne aleancen e NATO-s sepse arsenali qe ka kjo force eshte e tille qe e zhdukin Rusine nga faqja e dheut.
Dyshimi juaj është i arsyeshëm, por i pasaktë Andreas!
– Dy ishin dyshimet më serioze të perëndimit pas informacioneve të para lidhur me Poseidon:
1) A ishin në gjëndje rusët të ndërtonin një mini reaktor të madhësisë së përshtatëshme për këtë silurë?
2) A ishte teknikisht e mundëshme shpejtësia e deklaruar prej rreth 100 knot (pra 185.2km në orë) për një silurë të tillë?
Unë që e kam përgatitur këtë material kam punuar si inxhinier në nëndetëse, gjë që do të thotë se duhet të kem ca njohuri nga teknikat nënujore. Edhe unë dyshoja. Por për rastin konkret të gjitha burimet japin këtë shpejtësi. Ju mund të kontrolloni në internet.
Që kur u mbyt nëndetësja “Kursk”, shtypi bazuar në disa rrjedhje të dobta informacioni, spekulloi duke konsideruar si shkak të mundëshëm një test të shkuar keq me një silurë super të shpejtë, për të cilët amerikanët nuk kishin mbrojtje.
Atëhere gabimisht mendohej se një silurë e tillë do të përdorte High Test Peroxide shkurt HTP (85 deri 95% koncentrim ujë i oksigjenuar) i cili përdoret gjërësisht për lëshimin e raketave dhe të mjeteve fluturuese kozmike.
Dhe më vonë (sot e konfirmojnë ruset dhe amerikanët) doli që vërtet ai thashethem paska pasur një të vërtetë.
jo ne uje,nen uje,thellesi 1000 metra me shpejtesi 185km/ore,100megaton fuqi,baraz me
1 miljon ton TNT (eksploziv) berthamor,
The Federation of American Scientists estimates that Russia possesses 4,350 nuclear warheads, while the United States has 3,800; Russia has 1,600 active strategic nuclear warheads, compared with the United States having 1,600.
secila prej tyre ka fuqi ta shkaterroj 3 here komplet te gjithe planetin,me fshirjen e egzistences se cdo gjeje te gjalle
O Gjyshe te paka met ora ke baba stalini. pamvarsisht se i jepn emertim te ri Dron ato jane Silurat me mbushje berthamore te tlla kane qene e do te mbeten dhe dermani ndaj tyre eshte gjetyr qysh ne fillm vitet 70-te te shekullit te kALUAR
Kjo tregon kanibalizmin e ruseve, qe te shkaterrosh ne permasa te tilla nuk jane vetem ruset te afte per t’a bere, keta jane njesoj si Hitleri qe ne kohen e tij deshironte te arrinte shkaterrimin e globit!!!!!!
Te gjitha fuqite berthamare kane kapacitetet te ndertojne arme te permasave te tilla, po ta ndertosh me qellim presioni se po u perdor edhe ruset do te jene ne te njenjten vend me te tjeret.
Ky eshte lajm diskretitues dhe i peshtire per rusine qe do rrisi antipatine kundrejt tyre me shume.
Andreas, presjen verja trurit tend!
Po ku ka bythe rusi te beje gjera te tilla. Pa para nuk behen e rusi para nuk ka. Jane thjeshte fantazi. Mos u trembni nga zhulsat sllave
Propagande banale per turmen injorante qe synon te mbaje ne fuqi Putinin (tani qe approval rate i ka rene ne 52 perqind), ne nje kohe qe niveli i jeteses i popullit rus eshte ne nivelin e vendeve te varfera te Afrikes (nje intelektual ne nje qytet aq te shtrenjte sa Moska merr 160 dollare ne muaj). Popullit rus ngacmoji pak krenarine kombetare dhe eshte gati te jetoje edhe vetem me bar.
Nga ana e propagandes amerikane lajmi per “poseidonet” synon t’i mbushe menden popullit amerikan se duhej pa tjeter ta shtonin buxhetin e mbrojtjes ne 700 miliard (thuajse baraz me buxhetet ushtarake te te gjithe vendeve te botes te mara se bashku).
Si ka mundesi qe cdo gje qe ben Rusi jane ‘ te padukshme”, ” te pakapshme”, “te pa perballueshme” ,” katastrofike” etc. Na lodhet ju spiunet e Rusit ne Gazeten Tema. Lexoni po te doni nje artikull te para disa dite mbi mardheniet Ruso-Kineze edhe se sa i druhet Rusia Kines vecanerisht per territoret e Lindjes se Largme me vetem 8 milion banore , sa ka vetem nje qytet Kinez . Rusia eshte nje superfuqi ushtarake por ka territore pa fund per te mbrojtur/mbajtur edhe duke patur parasysh se sa vdesin nga droga, alkoli , sa shpejt qe po rritet popullsia muslimane ne Federat Ruse, per mendimin e shume njerezve qe dine do ti kete vite/dekadad e numeruara. Ekonomia Kineze tani eshte 8 here me e madhe se ekonomia Ruse sa per fakt+ Rusia ka probleme me.cdo vend qe ka ne kufije per arsye se ka grabitur toka per nje kohe te gjate, keshtu qe vetem Serbet , Sali Berisha edhe Like Floriri do ti shkojne per ndihme, ose ndonje Albo i etur per pak shale te bardha…:)
Në 1980 u parashikua që Shqipëria dhe Kosova të jenë si dy Koretë ndërsa dy Koretë (jugu dhe veriu) të jenë si ne dhe Kosova. Se dim përse ndodhi e kundërta.