REPLIKAT/ Aktivistja-Ervin Salianjit: Keni hyrë të varfër e jeni pasuruar nga politika, tani doni dhe pushtet me dhunë

15 Shkurt 2019, 09:30Politika TEMA

Brizida Gjikondi nga shoqëria civile e ftuar në “360 Gradë” në Ora News, u përplas ashpër me deputetin Ervin Salianji, duke thënë se opozita menaxhon interesa të përbashkëta me mazhorancën.

Pjesë nga debati: 

Gjigondi: Nuk ka qartësi sepse këta po dalin për të përfituar nga revolta që kanë shqiptarët. Këta janë përfitues. Por unë jam e bindur se do të ketë një rrugë të gjatë ku këta nuk do të jeni përfituesit.

Salianji: Ne po dalim për shqiptarët.

Gjikondi: Nuk po dilni për shqiptarët se po të kishit dalë për shqiptarët nuk kishit bërë qeveri para një viti.

Salianji: Nëse ishte kështu as ti nuk ishe sekretare për marrëdhënie me publikun tek LSI-ja dhe të dalësh e pakënaqur dhe të vish këtu. Biografi do bëjmë tani.

Gjikondi: Jam shumë më e ndershme se ty, sepse pardje pije kafe me Arben Ahmetajn dhe e kompenson me agresivet. Nuk mund të shisni moral kur nuk keni moral. Sepse po ju keni biznese të përbashkëta. Keni hyrë të varfër dhe keni dalë të pasur.

Salianji: Së pari, nuk kam qenë asnjëherë në një pozicion publik. Së dyti, në një kafe që kam qenë, e kam sqaruar. Kam nxjerr kamerat nga video në një gjë të stisur. Unë nuk kam menaxher interesash, as menaxher biznesesh që menaxhojnë bizneset për mua.

3 komente në “REPLIKAT/ Aktivistja-Ervin Salianjit: Keni hyrë të varfër e jeni pasuruar nga politika, tani doni dhe pushtet me dhunë”

  1. marjani says:

    bej partine tende por te ndershme dhe munde edin populli po pret

  2. marjani says:

    vazhdo prezantou dhe dil e panvarur njerzit lane te lodhur por energjite gjithmon gjenden per pasterti

  3. aaa says:

    Shume fatkeq ky popull qe ka per perfaqsues keta alabake me imunitet.
    NDERMJET DY TE KEQIAVE EDI RAMA ESHTE E KEQJA ME E VOGEL..
    KETA SURRETER PSEUDO DEMOKRATE JANE CA PALACO QE S KANE SHOKUN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje