Incidenti me bojë në Kuvend, qytetarët: Paloka, sjellje prej rrugaçi!

15 Shkurt 2019, 09:11Politika TEMA

Pas incidentit të djeshëm në Kuvend ku kryeministri Edi Rama u spërkat me bojë nga deputeti demokrat Edi Paloka, qytetarët kanë shprehur mendimet e tyre në emisionin e mëngjesit të Bashkim Hoxhës “Koha për t’u zgjuar”.

Shumë prej qytetarëve dënojnë gjestin e Palokës, të cilën e cilësojnë një sjellje të padenjë për një deputet dhe aq më tepër brenda Kuvendit.

Qytetari1: Ishte një sjellje jo e mirë, nuk e di këtë opozitën me këto protesta. Me këtë opozitë ku do shkojë populli me Monikën dhe Palokën. Zgjedhjet i pranuan, prapë tani kërkojnë qeveri teknike.

Qytetari2: Jam një zonjë nga Korça dëgjova Edi Palokën në parlament, e ndritën fare. Kryemadhi do t’i vëjë vulën Shqipërisë por mblidh shtëpinë tënde.

Qytetari 3: Sjellja e Edi Palokës prej rrugaçi më ka bërë përshtypje dje. Ai nuk është deputet por rrugaç.

Qytetari 4: Alo mirmëngjes. Jam një qytetare nga Durrësi. Ai Gramoz Ruçi duhet të jetë më korrekt me ligjet e parlamentit. Ç’është ai gjest që bëri, mund të ishte lëndë kimike

Qytetari 5: U tmerruan fëmijët me bojërat që shkruhen dhe përdhosen një titullar. Ç’është kjo grevë me dhunë? E harruan dhunën që bën në protestë. Ç’është ajo Monika Kryemadhi, femër është ajo. Kanë të drejtë se i kanë çuar fëmijët jashtë shtetit.

Qytetari 6: Protesta Bashkim, populli shqiptar është shumë i vonuar. Sa për bojën të ketë kujdes kryeministri njeriun e ka fal zoti siç e ka fal mos t’i thotë o thuthuq.

1 komente në “Incidenti me bojë në Kuvend, qytetarët: Paloka, sjellje prej rrugaçi!”

  1. neveri says:

    dhe kalamanjte e shkolles jane me te matur, nje gje te tille nuk mund ta bejne, imagjinoni sikur keta ISIS-ta te vine ne pushtet dhe cfare mund te bejne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje