FOTOT: Njihuni me gruan e parë ministre të Brendshme, në botën arabe

18 Shkurt 2019, 09:28Bota TEMA
FOTOT: Njihuni me gruan e parë ministre të Brendshme, në

Të dielën, Libani përshëndeti emërimin e gruas së parë në botën arabe e cila do të shërbejë si ministre e Brendshme në qeverinë e re.

Raya al-Hassan është një nga katër gratë në qeverinë e koalicionit të ri në Liban, më shumë se kurrë më parë në historinë e këtij vendi.

Në qeverinë e mëparshme libaneze kishte vetëm një grua, madje edhe kreu i Ministrisë së Punëve të Grave ishte një mashkull.

Al-Hassan ka kryer tashmë funksione prestigjioze politike, duke përfshirë ministren e Financave nga 2009 në 2011, dhe emërimi i saj si gruaja e parë në Ministrinë e Brendshme është një hap i madh për gratë në politikën libaneze.

“Unë jam krenare për të gjitha gratë dhe të gjithë njerëzit që besojnë në aftësitë e tyre”, tha Hassan.

Ajo shtoi se ka shumë gra në botë që udhëheqin Ministritë e Mbrojtjes apo ato të Brendshme, dhe se kanë qenë shumë të suksesshme në gjithçka.

“Kjo është një risi për Libanin e vendet arabe dhe shpresoj se nuk do të jetë e vetmja”, tha ajo.

1 komente në “FOTOT: Njihuni me gruan e parë ministre të Brendshme, në botën arabe”

  1. ME EMER says:

    .. nuk jam njeri fanatik , por njoh mire realitetin si dhe kam bere perpjekje te medha per njohjen e kistorise se zhvillimit te njerezimit ..! seksi femer eshte cilesuar si “delikat “, i prekeshem , i apasionuar pas familjes , plotesimit te nevojave ekonomike me metoden e kursimit , e shtene pas modes , pas paraqitjes sa me terheqese , pas kozmetikes , etj etj ..! Te emerosh nje femer ne postin e ministres se brendeshme , kur bota komandohet nga ” djalli” eshte reklame qe nuk shkon qe shpreh se dikush tjeter e ka kete funksion , jo vetem per kete ministri por edhe ate te mbrojtjes , te rendit nese do jete e vecante nga ajo e mbrojtjes etj ..! Keto poste femrave do tu jepen gje qe une e urroj te behet realitet , por kur bota te drejtohet nga “engjejt”. Kete e dine djajte , prandaj kane vene masket e engjejve .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje