INTERVISTA/ Rama deklaron prerë për “Corriere della Sera”: Nuk ka as dorëheqje, as zgjedhje të parakohëshme

18 Shkurt 2019, 09:09Politika TEMA

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe kreu i Partisë Socialiste, nuk i mohon problemet e vendit. Për shembull, pranon se ka korrupsion.

Ashtu si ekzistojnë gjykime të drejtuara nen pranine e ryshfeteve, ka pakenaqesi te te rinjve dhe trafik droge.

“Por qeveria ime po bën atë që askush tjetër nuk ka pasur guximin të bëjë për të eliminuar këto sëmundje nga shoqëria”, thotë ai në një intervistë per Corriere della Serra.

Nderkohe pyetur per kerkesen e opozites per te dhene doreheqjen, Rama jep kete pergjigje:

“As nuk e çoj ndërmend. Kam një mandat të qartë nga populli, kemi një mazhorancë në Parlament dhe në fund unë kam detyrimin përballë bashkëkombësve të mi.

Nuk jam i detyruar të ndjek kërkesat e minorancës parlamentare. I vetmi detyrim është kontrata me popullin shqiptar, që na ka dhënë votën për të qeverisur”.

Zoti kryeminister, organizatat ndërkombëtare theksojnë nivelin shqetësues të korrupsionit në Shqipëri.

Qe në Shqipëri ka korrupsion është jashtë diskutimit. Dhe është një problem. Por mund të them gjithashtu se kjo qeveri po bën çmos për ta zhdukur atë.

Kryeministër, organizata internacionale evidentojnë një nivel shqetësues të korrupsionit në Shqipëri.

Që në Shqipëri ka korrupsion kjo as që diskutohet. Ky është një problem, por mund të them se qeveria po bën maksimumin e saj për ta zhdukur atë.

Po, por ju jeni kreu i Qeverisë prej pesë vitesh.

“Më lejo të them se jemi duke u impenjuar në maksimum për Reformën në drejtësi. Tani më shumë se kurrë po luftojmë korrupsionin dhe jemi duke punuar që administrata publike të jetë imune ndaj ryshfeteve.

Po ja dilni mbanë?

Sigurisht që është një luftë e gjatë: rezultatet nuk mund të vijnë menjëherë.

Të dhënat makroekonomike tregojnë se papunësia po bie, edhe mes të rinjve. Por akoma mes këtyre të rinjve ka pakënaqësi…

Sot Shqipëria tregon të dhëna mjaft pozitive, mjafton të lexojmë shifrat e Bankës Botërore. Kjo nuk do të thotë se e kemi zeruar papunësinë apo se kemi zgjidhur problemin e të rinjve, por kjo tregon se jemi në rrugën e duhur.

Më pas është edhe plaga e gjyqtarëve të cilët i japin vendimet në këmbim të rryshfeteve. Çfarë po bëni për këtë?

Ajo që askush nuk ka pasur kurajon ta bëjë në vend e në Ballkan, gjë që e ka nënvizuar edhe Bashkimi Europian.  Ne jemi duke çuar përpara një reformë që do të heqë nga gjykatat magjistratët e gjykatësit e korruptuar.

Një tjetër problem është trafiku i drogës që vazhdon të jetë i përhapur në shumë pjesë të vendit…

Nuk mund ta mohoj. Por pikërisht disa ditë më parë Guardia di Finanza italiane prezantoi raportin e vitit 2018 për luftimin e kanabisit në vend dhe rezultatet ishin spektakolare për sa kohë që ky fenomen është luftuar nga qeveria ime.

Protesta e studentëve disa javë më parë ju bëri që të ndërronit disa ministra.
Kjo do të thotë se kjo ngjarje ishte e ndjeshme?

Ishte një diskutim i sinqertë ku ata denonconin probleme reale. Për këtë arsye i kemi dëgjuar dhe i kemi mirëpritur kritikat e tyre.

Protesta e ditës së shtunë dhe tentativa për të sulmuar godinën e  kryeministrisë kanë bërë xhiron e botës. Çfarë po ndodh tani në Shqipëri?

Nuk po ndodh asgjë. Nëse ka ndonjë gjë është kriza e thellë e opozitës që nuk është në gjendje të sfidojë qeverinë politikisht. Kjo minorancë është më e dobët në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017: nëse do të shkonim në votim nesër do të merrnin akoma më pak vota.

Por opozita, udhëhequr nga Lulzim Basha, lideri i Partisë Demokratike, ka hedhur drejt jush akuza shumë të rënda: mashtim në zgjedhje, korrupsion. Thotë se jeni të lidhur me krimin e organizuar.

Nuk do t’i përgjigjem as këtyre akuzave. Jam vetëm i shqetësuar sepse politika e hedhjes së baltës nuk do t’i ndihmojë as ata e as vendin. Shpresoj që sa më shpejt arsyeja t’i kthehet dhe të mbizotërojë mbi dëshpërimin.

Opozita ka kërkuar djegien e madateve. Ju çfarë keni ndërmend të bëni?

As nuk e çoj ndërmend. Kam një mandat të qartë nga populli, kemi një mazhorancë në Parlament dhe në fund unë kam detyrimin përballë bashkëkombësve të mi. Nuk jam i detyruar të ndjek kërkesat e minorancës parlamentare. I vetmi detyrim është kontrata me popullin shqiptar, që na ka dhënë votën për të qeverisur

Domethënë pas asaj që ndodhi të shtunën, sipërmarrësit italianë dhe ato të huaj nuk duhet të tremben aspak?

Jo. E vetmja gjë që bëri protesta e opozitës ishte një imazh negativ i Shqipërisë me një dhunë absurde, por me një rezultat zhgënjyes. E vetmja pasojë konkrete ishte shkatërrimi i një vepre arti, një kërpudhë që ishte vendosur në oborrin e Kryeministrisë.

Intervista e plotë italisht: https://www.corriere.it/esteri/19_febbraio_17/premier-tirana-l-assalto-palazzo-32ba4d4c-32fc-11e9-ab13-b1bad8396d5f.shtml

10 komente në “INTERVISTA/ Rama deklaron prerë për “Corriere della Sera”: Nuk ka as dorëheqje, as zgjedhje të parakohëshme”

  1. Met Allkurti says:

    E cfare te mirash ka bere qeveria jote more kryeminister sharlatan,pervecse se ka futur vjedhesit e energjise ne burg,ata hallexhinjte,ndonje plak qe iu ka gjetur nje rrenje bime narkotike ne saksi,dhe nga ana tjeter ka pasuruar deri ne tejngopje vetveten,Bashkim Ulajn,Cim Fushen,Zamir Manen e Aleksander Frangajn.Tjeter gje nuk po shohim,vecse vetmburrje se keni bere shume e do te beni akoma me shume,sicbeni edhe ne kete interviste.Po dije se shqiptaret nuk hane deklaratat tuaja vetmburrese.

  2. Beton Surreli says:

    Ja deklaroi Italianeve, lol!? Kjo eshte me bindese.

    Cudi, nuk u deklarua te zeri i vertetes Tema

  3. Pantera says:

    Drejt , paster , bukur nje interviste e qarte pa dredhime dhe shmangie pergjigjes , ky eshte kursi qe duhet ndjekur , perpara pa u lekundur , pa frike dhe komprimis dhe rezultati di vij eshte me se e qarte, askush nuk rezoi qeverine me kercenime , shantazhe dhe dhune , koha kur privokumet manupulimet kercenimet iku per te mos u kthyer me ……..

    1. Komentuesi says:

      Na vjene mire dhe jemi krenar e te sigurt, kur kryeministri Edi Rama,tregohet i palekundur ne mendimet dhe vendimet e tij.Edhe i themi qe t’a mbaj fjalen se nuk do te jap dorheqjen dhe as do kete zgjedhje te parakohesheme pasi eshte i votuar nga populli dha ka nje kontrate me te.I themi gjithashtu,te mos bjere pre e shantazheve te opozites,kryesisht te pd-ke te cilet kane derdhur nje lum akuzash te padrejta te pabaza,me shpifje e trillime sharje e ofendime kundra Edi Rames.Kryeminister si Edi Rama deri sot shqiperia nuk ka patur,qe eshte kaq i drejte dhe punetor.Edi Rama eshte i keq per Berishen,Bashen,Meten dhe Moniken se po i sfidon me pune e mire dhe sukseset e tij.Ne i themi Rames,qent le te lehin,karvani te ecin drejte.

  4. Aleksander says:

    Kur te behen sgjedhjet tjera mbas ketij mandati, PD ne qofte se fiton me vota do qeveris vendin ,
    me vota jo me dhun , ka ik koha e dhunes o Lulash.
    Rrini pa merak se Lulashin nuk e don Populli Shqiptar dhe nuk i jep voten.

  5. AM says:

    Personalisht vetem per faktin qe i ka hequr nga politika keta harbutet e pd-s i jap voten deri ne pafundesi. Ska me vend per larot e PD. Kur te ndryshoje kryesia e PD- LSI atehere le te iki rama. Stalin Berisha duhet te zhduket me gjithe familje. Neqoftese Rama nuk eshte qeveritar i mire atehere basha berisha thuthuqi jane kancer, tumor. Duhet te zhduken.

  6. Bilbilenjet says:

    Lajm shume i mire per te gjithe populli qe pd-ke dogji mandatet.Mire bene qe i dogjen tani te futen ne turren e druve,te digjen edhe vete.Ata si opozite le te bejne ç’fare te duan,por Edi Rama nuk duhet te kete frike nga keta maskarenj dhe te mos pranoi zgjedhje te parakohsheme,qeveri trazitore siç thot handikapati Lulzim Basha.Ata e pan se nuk ja dolen dot me metodat e tyre radikale,per te rrezuar qeverine,dhe tani kerkojne te hedhin shurren perpjet me mendimin se do trembin shqipetaret.Jo more jo! Nuk ua ka friken njeri.Populli u njeh si parti fashiste dhe do t’ju nxier jasht ligjit duke mos u votuar juve.Vandalizmat diten e shtune ne protest i thençin,eshte indinjuar,revoltuar dhe ka krijuar urrejtje per pd.e lsi.

  7. Ed tironci says:

    O Ed Rama…sje me i miri po as me i keqi…po mundohesh te besh shtet dhe duan apo sduan cecenet mbas 1945 eshte e para perpjekje…futi mrena keta cecene

  8. Arber iliri says:

    Kam vetem nje pyetje per gazetarin Italia ka nja150 vite qe e ka zene per fyti MAFIA. A duhet te ekzistoje si shtet apo duhet ta coptojme ne pjese e tua japim atyre qe dine me zhduk mafian.aktualisht qeveria italiane quhet proruse mendoheni pse po krijohet kjo situate per ramen.kryeministrin. me patriot qysh nga ismail qemali.

  9. marjani says:

    Zoti I madh qe I ndimove shqiptaret zot ishalla esh e vertete sme besohet,me e mira u befte per kete popull,forca djema pastroni vendin nga gangrene 30 vjecare deshira ime e madhe te shikoj berishen ne prangaper te shlyer sado pak gjakun e 100ra te pafajshem ,mallkimi I jetimeve qe u rriten pa prind ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje