Tetëdhjetë varre hebreje në Quatzeheim, në Alsasë, në lindje të Francës janë dëmtuar qëllimisht. Ky fakt u zbulua sot, në të njëjtën ditë kur Franca mban një marshim kundër antisemitizmit, pas shtimit të incidenteve të kësaj natyre në vend.
Presidenti Emmanuel Macron ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në manifestimin kundër antisemitizmit, që të gjitha partitë politike kanë paralajmëruar për në orën 19:00, në Place de la République, në Paris, dhe në shumë vende të tjera të Francës.
Presidenti ka njoftuar se do të paraqitet në orën 18:30 në Memorialin e Shoah, së bashku me kreun e Asamblesë Kombëtare, Richard Ferrand, dhe atë të Senatit, Gérard Larcher, për “të rikujtuar se ngjarje të tilla janë vdekja e sigurt e historisë sonë dhe për të thënë se Republika është e gjitha në bllok kundër kësaj fryme”. Por më pas, Macron i ndryshoi planet.
“Antisemitizmi është mohimi i Republikës dhe i Francës. Çdo herë që një francez fyhet, kërcënohet, plagoset apo akoma më keq vritet se është hebre, përfaqësohet Republika. Në këtë të fundit nuk u takon hebrejve të mbrohen, por republikës t’i mbrojë”, ka thënë Macron, që megjithatë hodhi poshtë propozimin e 30 deputetëve për ta barazuar antisionizmin me antisemitizmin. “Nuk mendoj se penalizimi i antisionizmit është një zgjidhje e mirë”, tha ai.
Katër ditë më parë, në Paris gjatë protestës së “jelekëve të verdhë” u sulmua verbalisht filozofi frank-hebre Alain Filkienkraut. (TemA TV)