“Lufta e ftohtë” në LSI, gazeta e Metës dhe Kryemadhit sulmon Lefter Kokën: E ka kapur Rama me tenderin 178 milionë euro

19 Shkurt 2019, 17:48Politika TEMA

Situata në kampin e Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk është e qetë.

E detyruar nga Partia Demokratike, Monika Kryemadhi është detyruar që të deklarojë se do të djegë mandatet e LSI-së, edhe pse më parë betohej se kjo gjë nuk do të ndodhte, pasi ato janë “mandate gjaku”.

Kryemadhi e mori vendimin për të ndjekur PD-në drejt radikalizimit të situatës, edhe pse shumë prej deputetëve të saj, ishin kundër djegies së mandatave.

Njëri prej tyre tashmë ka dalë hapur, duke thënë se nuk ka ndërmend ta dorëzojë mandatin e tij, për hir të Sali Berishës.

Bëhet fjalë për një nga deputetët më të rëndësishëm të LSI-së, Lefter Koka, i cili mban peshën e kësaj partie në gjithë Qarkun e Durrësit.

Pas vendimit të tij për të mos e dorëzuar mandatin, gazetare “zyrtare” e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, “Koha Jonë”, ka nisur një sulm të ashpër ndaj Kokës.

Duke përdorur fjalët e dhëndrit të Sali Berishës, kjo gazetë thotë se Lefter Koka është kapur nga Rama me me tenderin e inceneratorëve prej 178 milionë euro.

Tashmë brenda LSI-së ka shpërthyer “lufta e ftohtë” dhe fundi i saj nuk dihet.

Por është e qartë se kush do të guxojë të dalë kundër Kryemadhit, do të shantazhohet si Lefter Koka.

(TemA)

6 komente në ““Lufta e ftohtë” në LSI, gazeta e Metës dhe Kryemadhit sulmon Lefter Kokën: E ka kapur Rama me tenderin 178 milionë euro”

  1. kujtesa says:

    Tenderi i inceneratoreve ka disa vjet qe eshte bere.
    Pse na del tani qe Lefteri qenka kapur nga Rama,apo keshtu i intereson mama Mones dhe nenes parti LSI?!

  2. Diana says:

    Po gazeta Dita c’thote ??? Bija e koha jona…..

    1. syri says:

      Diana keni te drejte! Dita eshte bere si Koha jone apo Lapsi.al! Cfare zhgenjimi! Mercenare si Lessi,Andi,Tosi,Zheji,taku etj. Kjo eshte shqiperia e mjere dhe e dhjere nga te gjithe! Mero Baze eshte i vetmi gazetar ne Shqiperi!

  3. populli says:

    Fletushka Koha Jone eshte bija e ciftit Meta-Kryemadhi,kurse gazeta Dita eshte bija e ciftit Dade-Meta.Pra babai i dy ish-gazetave eshte i njejti M E T A.

  4. Aspirantja says:

    Tani u kujtua kjo, qe sju bind urdherit te saj?
    Pse sfoli me pare ne se e ka kapur Edi Rama?!!!!

  5. rrema says:

    ESHTE NORMALE LEFTER KOKA ESHTE QYTETAR NUK ESHTE MALOK DERR SI SALIU…..
    SALI KRIMINELI ESHTE NJE NDYRESIRE QE E TURPURON MALSINE….
    AS NE KOHEN E ENVERIT KETYRE MALSOREVE NUK I PERCMONTE NJERI DUKE I THENE MALOK…..
    NJEREZIT E NDERSHEM E KUPTOJNE QE SALI BERISHA ESHTE HAJDUT E KRIMINEL…..
    KA DHE TIRONC NGA ATA QE KANE NE SHPI NJE CARAC, NJE PUS DHE NJE BUDALLA….
    A KENI PYETUR PSE NE LAGJET TIRONCE KA SHUME BUDALLENJ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje