PROFILET: Ç’përfaqësojnë ndër vite personazhet e opozitës që hodhën mandatet “në zjarr”

19 Shkurt 2019, 17:55Politika TEMA

Emra që janë pjesë e opozitës, me në krye Bashën e PD-së, vendosën që t’i japin një kthesë të paprecedentë rregullave të lojës demokratike në Shqipëri, duke vendosur vetdjegien e mandateve.

Ata, në një farë mënyre u shndërruan në personazhe të një momenti historik, por sa historikë janë ata në vlerën e tyre si figura politike, gjykuar nga ajo çfarë i kanë dhënë vendit nga personaliteti dhe aftësia e tyre në vite, se ç’gjurmë, ç’standarte, ç’model.

Lulzim Basha – unikal në mënyrën e të hyrit në politikë. Me zero njohje nga publiku, me zero protagonizëm publik, i ardhur si nëpunës i UNMIK-ut në një qeverisje të re, ai mbajti në 8 vite katër poste ministrore dhe një mandat si kryetar Bashkie në kryeqytet. Për t’i vënë notën, mjafton ligjërimi i tij, ku përveçse i varfër, shabllon, shterp, nuk përmban asnjë vetëafirmim të meritave si politikan ndër vite. Deri më sot, Basha nuk nuk i referohet vetes për asnjë reformë, asnjë standart, as një risi në politikë. Madje dhe aktin më të madh të tij si qeveritar – firmosjen e Paktit Detar – kurrë nuk ndodh ta mbrojë, për ta patur si medaljen e tij të aftësisë politike, juridike po ashtu, dhe në njohjen e thellë të marrëdhënieve ndërkomnbëtare.

Monika Kryemadhi – e pranishme si emër në politikën e mbi 25 viteve, me një pozicion periferik, e që nuk ka patur kurrë një pozicion shtetëror, që do ishte dhe një e dhënë e aftësisë së saj për drejtuar shtet. E njohur më së shumti si bashkëshortja e Ilir Metës, ajo falë një rrethanë familjare është sot në krye të LSI-së. Eshtë e vështirë e gati e pamundur që t’i veçosh ndonjë dhunti të spikatur politike dhe etike po ashtu. Nëse bën një përpjekje hipotetike për t’i besuar një funksion, pra drejtimin e një sektori, imagjinata ngec dhe nuk funksionon.

Fatmir Mediu – ka hyrë në politikë duke u vënë në krye të një partie që ka si kauzë çështjen e pronave. Sot kjo çështje është akuzatorja më e madhe e të pretenduarës si e djathtë – PD-së. Ka mbajtur dy poste ministrore, Mbrojtjen e Mjedisin, por nuk dihet se ç’rol ka patur dhe ç’ndihmë i ka dhënë ndër vite çështjes së pronave. Vijon në krye të PR-së, pa u ditur se cilët janë emra të tjerë në lidershipin e kësaj partie.

Dashamir Shehi – është padyshim figura që përbën precedentin më interesant në politikën shqiptare. Ftohet rregullisht në studio televizive, i merret mendim për çdo gjë, nuk ngurron gjithashtu të flasë për çdo gjë, por në terma politikë është një prej dështimeve më katastrofike. Është ky një kënd nga i cili media nuke sheh kurrë. Në më shumë se 27 vjet prezent në politikë, ka mbajtur vetëm tre vjet përgjegjësi politike e shtetërore, nga ‘92 e deri në ‘96 si zv.kryeministër e ministër i Çështjeve Sociale. Prej atëherë nuk i është besuar asnjë post, asnjë detyrë shtetërore. Ka themeluar një parti dhe nuk ka mundur të ketë elektorat, edhe pse shumë njerëz ia pëlqejnë atë që në fakt është muhabet se sa ligjërim klasik politik. Është në parlament falë listave të PD-së. Me emrin e tij nuk lidhet as ndonjë projekt e as ndonjë lëvizje politike.

Vangjel Dule – I çfaktorizuar mjeshtërisht nga Rama, ekziston ende, më shumë si individ se sa si parti, falë amoralitetit politik të opozitës. Pa asnjë ngjashmëri me paraardhësin e tij, themeluesin e PBDNJ-së, të fismin Vasil Melo, emri i tij identifikohet vetëm me atë të njeriut të Athinës, emisarit në saktë, në politikën shqiptare, në formën e një Kali Troje.

Agron Duka – I mbetur në kujtesën e opinionit publik si “Duka i krimit”, etiketuar i tillë nga zëri historik i partisë së Bashës – Sali Berisha, ende aq zëngjirur e fjalëashpër ndaj rivalëve politikë, drejton prej pak vitesh partinë e lënë nga Lufter Xhuveli. Është e tepërt ta gjykosh për nga aftësia politike në drejtimin e Partisë Agrare, nëse ka mundur t’i japë ndonjë peshë elektorale. Ka qenë ministër i Nanos në kohën e xanxës si kriminel, duke drejtuar në fakt një sektor pa asnjë lidhje me krimin – Bujqësinë, e nuk ia ka sqaruar oponionit se ç’i dha këtij sektori me aftësinë e tij, apo ç’është më e rëndësishmja, se pse nuk e ka hiç problem që jetë krah një partie që ia ka marrë erzin duke e barazuar me krimin.

Nard Ndoka – I pakomentueshëm.(Tesheshi)

14 komente në “PROFILET: Ç’përfaqësojnë ndër vite personazhet e opozitës që hodhën mandatet “në zjarr””

  1. Lani says:

    Lulzim Basha kishte miqesi me vajzen e Sali Berishes.Dhe fale kesaj njohje u be pjese e politikes.Flitej sikur vajza e Saliut donte te linte burrin per Lulzim Bashen,po sa e vertete eshte kjo vetem ata e dine.

  2. sopiqoti says:

    Nard Ndoka ? E c’far mun te shkruash per ate ne fushen politike.As qe mund te ketre formim politik nje “njeri i arsimuar ne shkollen e rezarvave te punes ” dhe ngjitur ne politik i sjelle nga ryma.

  3. ZIGUR QARRI says:

    Bir Selman i nenes, ke te qaj me pare?

  4. te gjithe debile, mediokerr, pa asnje personalitet, qoftexhinj, rakixhinj

    nje turp llum fare jane te gjithe

  5. IVONI says:

    .. pse kush nga te gjithe politikanet e sotem ka pasur aftesi ?! TE THEMI TE VERTETEN , KUSH ME SHUME E KUSH ME PAK , BASHKEPUNTOR I KRIMIT KA QENE , NATYRISHT , PA MOHUAR SE NE KRYE TE RENDITJES QENDRON” PLAKU I MALEVE “. NUK E BESOJ QE POPULLI TE MOS GJEJE VETVEHTEN , SIDOMOS RINIA , QE KA JETEN PERPARA ..!

  6. Komentuesi says:

    Te gjithe keta,jane njesoj,si muti e kaka.Deri sot,asgje te mire nuk ka patur vendi yne,peveç te keqijave.Si te till,nuk ju besohet pushteti,pasi kane dhene prova te keqe gjate qeverisjes se pd,kesaj partie fashiste.Mjer populli,po erdhen dhe njehere ne pushtet keta.Do lebetiten njerzit,se ata jane te hurit e te litarit.Larg nga keta kriminel,se nuk jane per popullin,por per te pir gjak.

  7. Pedagogu says:

    Nuk arrij ta besoj nje deklarate te PR DR M Kryemadhi, kur tha qe policia ne daten 16 Shkurt qelloi me plumba KALLÇUKU. A e di kjo dr pr se materiali qe ajo i thote kallçuk, e ka emrin kauçuk. Bravo doktoreshe!

  8. Tallja juaj e fundit eshte e papranueshme.
    Nardi eshte Nardi,por jo.kurre kriminel.
    Edhe per nga zgjuarsia prapanica e Nardit di me shume se koka e Munikes.
    Per nga rendesia e paturpesise dhe budallallekut Munikes ia kalon vetem Petrit Vasili ,me i shpifuri i te shpifurve,me budallai i budallenjve.

  9. sopiqoti says:

    Dash Shehu babaxhan njeri eshte.Ne poliutik as mish as peshk.Ne vend qe brockollisi do jete me mire te na mbaj nje leksion si pregatitet ” TAVA me KORZA ” per te pire ndonje gote me shoqerine.

  10. Lani says:

    Sa karagjoze qe dukeni o derdene!

  11. ari says:

    ME nj fjal shkurt,,,jan te gjith per te onger ,,,PLONCA,,,Keto jan ploncazhijt,,,dhe 7her7=42 keta jan ,,,LIGJVENESIT,,,tan,,,ca ,,,Brryla,,,brravo atdheu im prandaj ke ecur kaq shpejt ne te gjitha fushat

  12. ari says:

    ME nj fjal shkurt,,,jan te gjith per te onger ,,,PLONCA,,,Keto jan ploncazhijt,,,dhe 7her7=42 keta jan ,,,LIGJVENESIT,,,tan,,,ca ,,,Brryla,,,brravo atdheu im prandaj ke ecur kaq shpejt ne te gjitha fushat BIR SELAMI NENES KE TE QAJ ME PAR

  13. abc says:

    Keta kunguj nuk kane faj-Bravo ju qofte qe e hengren kaq kohe tepsine e popullit idiotPor faji kryesor eshte i RINISE qe u tregua injorante e pa piken e dinjitetit e la veten te tallen keta mutsi Shpresa e vetme per te dale nga ky mjerim eshte ndergjegjesimi e marrja ne dore e fateve te atdheut nga RINIAShprese tjeter nuk ka.KUR TE ZGJOHET E TE NGRIHET RINIA DO TE SHPETOJE SHQIPERIA.=SIC KA NDIDHUR GJITHMONE NE HISTORINE E POPULLIT TONE.

  14. Ermal says:

    Me lugen ne brez perpara. Vritu o popull per keta maskarenj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje