Nga Fatjon Cuka, AA
Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri u vendos regjimi komunist, që shkaktoi pasoja të rënda në jetën e qytetarëve të vendit. Gjatë periudhës rreth gjysmë shekullore regjimi i drejtuar nga diktatori Enver Hoxha ekzekutoi, internoi dhe burgosi për arsye politike dhjetëra mijëra shqiptarë në burgjet dhe kampet e internimit në mbarë vendin.
Sot shënohet 28 vjetori i rrëzimit të shtatores së diktatorit Hoxha, që shënoi simbolikisht edhe rënien e diktaturës në Shqipëri.
– Burgjet dhe kampet e internimit
Persekutimi komunist në Shqipëri ishte më i përhapur në vendet e vuajtjes së dënimit, në burgje dhe në kampet e internimit, ku të ndëshkuarit vuajtën nga torturat më të rënda, si shkaktimi i urisë deri në vdekje, rrahje me dru dhe kamxhik për shkaktimin e plagëve, përdorimi i rrymës elektrike në trup, djegie me cigare, hedhja nga lartësia, si dhe tortura të tjera.
Në të gjithë vendin gjatë regjimit komunist funksiononin 23 burgje dhe kishte 48 kampe të internimit masiv, vende të cilat u përdorën për të përndjekur dhe ndëshkuar të gjitha ata persona që konsideroheshin kundërshtarë të regjimit, duke përfunduar me fat tragjik.
Sipas të dhënave zyrtare nga institucionet e Shqipërisë, gjatë regjimit komunist 59.009 shqiptarë u internuan në kampe përqendrimi, 7.022 humbën jetën gjatë internimit, 34.135 shqiptarë u burgosën si të dënuar për arsye politike, 984 shqiptarë kanë vdekur në burgjet e regjimit, 6.027 shqiptarë janë vrarë gjatë regjimit komunist në Shqipëri, ndërsa rreth 6.000 rezultojnë si të zhdukur.
Ndërkohë, u dëbuan nga qytetet kryesore dhe zonat kufitare me dhjetëra e mijëra banorë, të cilët konsideroheshin si kundërshtarë apo të rrezikshëm për regjimin, ndërsa u ekzekutuan edhe ata persona që tentonin të kalonin ilegalisht kufirin për t’u arratisur nga vendi.
Në Muzeun Historik Kombëtar të Shqipërisë është hapur që në vitin 2012 edhe një pavijon që i kushtohet persekutimit komunist në Shqipëri, ku janë ekspozuar në mënyrë kronologjike dhe tematike dokumente, fotografi, harta, sende dhe objekte historike që tregojnë gjithë persekutimin e institucioneve të regjimit ndaj shqiptarëve, ndërsa nuk mungojnë as dokumente që tregojnë rrëzimin e regjimit komunist nëpërmjet demonstratave popullore në Tiranë.
Në këtë pavijon që është emërtuar “Pavijoni i terrorit komunist” objektet historike dhe dokumentet janë të ndara në disa kategori që lidhen me torturat dhe mjetet e torturës, përndjekjen e klerit, qëndresën antikomuniste, gjyqet ndaj intelektualëve, proceset gjyqësore, vendekzekutimet dhe në fund rrëzimi i shtatores së diktatorit Hoxha. Të gjitha këto janë pasqyruar nëpërmjet dokumenteve, dëshmive, objekteve të ndryshme, ku përfshihen edhe sende personale të dhuruara nga ish-të përndjekurit politikë apo familjarët e tyre.
Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë, Dorian Koçi, për Anadolu Agency (AA) tregon se çdo vizitor qoftë shqiptar apo i huaj i cili e viziton këtë pavijon njihet me një lloj itinerari historik me të shkuarën se çfarë përfaqësonte komunizmi në Shqipëri.
“Ka qenë një interes i vazhdueshëm besoj i gjithë shoqërisë shqiptare pas viteve 90-të për të pasur një trajtim më të hollësishëm të kalvarit komunist dhe sistemit në të cilin shqiptarët jetuan për një kohë të gjatë. Pavijoni i terrorit komunist përfshin pjesën e dhunës që karakterizoi regjimin stalinist shqiptar. Ky është ngritur nga një grup historianësh. Fillon me kronologjinë që nga vendosja e regjimit komunist në Shqipëri, vazhdon me persekutimet e para, gjyqet e hapura komuniste, gjyqin ndaj deputetëve dhe intelektualëve, persekutimet ndaj klerit, si kleri musliman, bektashi, katolik dhe ortodoks, me persekutimin e elitës intelektuale dhe elitës komuniste në Shqipëri”, tregon Koçi.
Nga sendet personale të ish-të përndjekurve dhe të dënuarve përfshihen që nga veshjet, enë të ndryshme, punime, dokumente, e deri dorëshkrime dhe sende të tjera, që janë dhuruar nga vetë të persekutuarit apo nga familjarë të tyre.
– Persekutimi ndaj klerit
Gjatë regjimit komunist, kleri pësoi një goditje të rëndë, ku qindra klerikë nga të gjitha besimet u ekzekutuan, dënuan dhe internuan, ndërsa në vitin 1967 autoritetet komuniste mbyllën me dekret të veçantë aktivitetin fetar, vendim ky që u pasua edhe me shkatërrimin e objekteve të kultit, si xhami, kisha dhe teqe.
Propaganda dhe persekutimi kundër klerit filloi që pas vendosjes së regjimit komunist, ku klerikët u shënjestruan nga zyrtarët e regjimit në lidhje me aktivitetet e tyre.
Edhe pse ishin pjesë e trashëgimisë kulturore dhe historike të Shqipërisë, sipas të dhënave zyrtare nga Muzeu Historik Kombëtar, pas këtij viti u mbyllën 740 xhami, 608 kisha ortodokse e manastire, 157 kisha katolike dhe 530 teqe e tyrbe bektashiane, duke u shkatërruar apo përdorur për qëllime tjera. Pasuritë e paluajtshme të komuniteteve fetare kaluan në pronësi të shtetit komunist, ndërsa u ndalua edhe kremtimi i festave fetare.
“Një nga objektivat e sistemit komunist ishte të krijonte të ashtuquajturën parajsë tokësore në kundërshtim me besimet fetare. Edhe përpara vitit 1967, i gjithë kleri musliman, katolik, ortodoks dhe bektashi, pësoi goditje të vazhdueshme të cilat kishin të bënin qoftë me ushtrimin e detyrës së tyre funksionale, qoftë edhe me përkrahjen që në momente të ndryshme kleri u mundua t’i jepte popullsisë që vuante nën regjimin komunist. Kemi sende dhe dëshmi të shumta me lista, emra, të klerikëve të zhdukur nga të gjitha besimet fetare në Shqipëri duke dhënë një pasqyrë të trishtë të asaj se çfarë ishte në të vërtetë komunizmi shqiptar dhe sesi përpiqej të çrrënjoste nëpërmjet dhunës besimet fetare”, shprehet drejtori i Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë.
Në këtë pavijon janë të ekspozuar edhe fotografi të objekteve të kultit të shkatërruara apo nga objekte kulti të kthyera në destinacion tjetër. Katedralja e Shkodrës ishte kthyer në pallat sporti apo shumë xhami, kisha dhe teqe, u përdorën për qëllime të ndryshme, duke u shkatërruar një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të shqiptarëve.
Sipas Koçit, pavijoni është i pajisur dhe me dokumentarë të shumtë që janë marrë nga Arkivi Qendror i Shtetit, që pasqyrojnë dhunën e ushtruar nga regjimi komunist në kampe dhe në burgje.
Pavijoni i terrorit komunist tërheq interesin e vizitorëve të shumtë, ku turistët më të shumtë janë nga Polonia, Ukraina, Turqia, Franca, Italia dhe vende të tjera, që kanë interes të njohin nga afër këtë pjesë të errët të komunizmit në Shqipëri.
– Rrëzimi i shtatores së diktatorit Hoxha
Protestat antikomuniste që filluan në dhjetor të vitit 1990 nga lëvizja studentore do të kulmonin me rrëzimin e shtatores së ish-diktatorit Enver Hoxha, e cila ishte vendosur në qendër të Tiranës në vitin 1988.
Shtatorja e diktatorit Hoxha u rrëzua më 20 shkurt 1991, gjatë një demonstrate popullore, moment ky që shënon edhe rënien e regjimit komunist në Shqipëri, që për rreth gjysmë shekulli shkaktoi viktima të shumta.
Edhe momentet e demonstratave dhe rrëzimit të shtatores janë pasqyruar në muze. “Populli i Tiranës në mënyrë masive në sheshin qendror rrëzoi monumentin e diktatorit Enver Hoxha duke dhënë mesazhin që komunizmi kishte vdekur në Shqipëri. Me rënien e këtij monumenti ra dhe frika, persekutimet, terrori sepse në një farë mënyre Enver Hoxha e kishte lidhur vetveten me regjimin dhe regjimi komunist ishte identifikuar me Enver Hoxhën”, tregon Koçi.
Ish-diktatori Enver Hoxha (1908-1985) e udhëhoqi Shqipërinë komuniste me dorë të hekurt për rreth 40 vite me radhë. Pas vdekjes së tij sistemi komunist do të drejtohej nga Ramiz Alia, por vetëm për 6 vite, pasi demonstratat popullore dhe ndryshimet që pësuan regjimet komuniste në vitet 90-të në Evropë përfshinë edhe Shqipërinë.
Në Shqipëri për të ndriçuar dhe studiuar periudhën komuniste (1944-1991) janë krijuar disa institucione që kanë në fokus edhe trajtimin e ish-të dënuarve politikë dhe zbulimin e fakteve historike, si Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), Instituti i Integrimit të Ish-të Përndjekurve Politikë (IIPP), Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” dhe Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK).
Institucionet shkencore duhet ta ktheje Piramiden e shkaterruar ne “Muze te Diktatures Komuniste ne Shqiperi”. Ai muze do te vizitohet nga miliona turiste dhe studiues nga e gjithe bota.
Muzeu i Enver Hoxhes se shpejti do ribehet Muze i Heroit tone kombetar Enver Hoxhes!
Lavdi Heroit tone Kombetar, Enverit!
Natyrisht qe do jete me i vizituar se Muzeu i Gjergj Kastriotit ne Kruje, pasi Enveri eshte shume here me i madh se Ai!!!
Sipas statistikave te Shoqates se ish te Perndjekurve Politike, gjate periudhes 1944-1990 jane denuar dhe internuar rreth 25 mije vete (ketu perfshihen edhe familjaret e te denuarve qe jane internuar). Nga keta 2 mije persona jane denuar me vdekje, 80% e te cileve menjehere pas Luftes (1945-1948) te akuzuar si kolaboracioniste te fashizmit dhe si kriminele, vrases e bandite!
Pra ne nje popullsi prej 3 milion banoresh, ne 45 vjet te pushtetit komunist, jane denuar vetem 0.7% e popullsise!
PERFUNDIMET I NXIRRNI VETE!
Antikomunizmi eshte virtyt i maskarenjve dhe i budallenjve!!!
Boll me terrorin komunist,por filloni me terrorin demokratik!
A e dini se pse po ikin per dite mijra shqiptare?
Sepse ka deshtuar sistemi politik i sotem se korrupsioni eshte bere norme zyrtare!
Per VFLP
Tre milione ishin me 1990. Me 1945, ishin me pak se nje milione
Rrite sa te duash, edhe trefish po ti rritesh, 0.7 x 3 = 2.1% del!!!! Per te gjetur mesataren (ne rritjen e popullsise nga 1 milion ne 3 milion) 2.1 + 0.7 = 2.8 / 2 = 1.4! Ngado qe ta shtysh nuk del me teper se 1.5% ne 45 vjet!
Te fala …
Sipas botimit ne gazeten ” Tirana Observer” dhe ” Metropol” ne nentor 2007 lista e te vrareve pa gjyq, te pushkatuarve, denuarve me burgim dhe te internuarve ne periudhen komuniste ka 41000 emra. Kjo liste fillon me emer Abaz……dhe ka ne fund 20 emra pas shkrojes ZH te vendosur me vone ku emri i fundit eshte o Llampi Zicishti o LLambi Pecini……Ne shumice te kesaj liste jane emrat e ish komunisteve te denuar nga shoket e tyre komuniste. Kjo edhe se shqiperia kishte nje milion ne 45. Kjo se ish reaksioni ishte ne moshe me te madhe dhe pasardhesit ne 1990 mund te ishin nipa ose mbesa. Ndersa ish udheheqesit e njesiteve partizane,ish byroistet,ministrat e brendshem e dhjetera familjare te tyre perbejne shumicen. Vetem ne rastin e ushtrise pas Beqir Ballukut e co jane denuar rreth 400 oficere ku njeri Edip Ohri i Aviacionit vdiq para ca diteve. Ketu nuk llogariten dhjetera oficere qe u transferuan ne Puke, Fushe Ares e Gjegjan sic tregonin me vone pukjanet. Nuk jam entuziast per ekspozitat ku kujtohen reaksioni i vjeter . Po keto pasardhesit e pafund te ish komunisteve cfare bejne. E dijni juve qe ish komunistet e denuar jane reabilituar juridikisht me ligjin e ish te perndjekurve i 1991 ndersa politikisht te denuar nga Partia e tyre nuk jane reabilituar. Vazhdojne te jene agjenta,poliagjenta,armiq te partise etj…….tung
Te denuarit nuk reabilitohen dhe nuk kthehen nga ligjshkeles ne te pafajshem me ligje e dekrete por me vendime gjykatash sepse jane denuar dikur nga gjykatat. Viktima te komunizmit nuk mund te quhen as bashkepunetoret e pushtuesve ( pasi ata nuk kane qene viktima por kriminele dhe si te tille jane denuar e denohen ne te gjithe boten ), as spiunet e te huajve as terroristet dhe banditet qe arratiseshin jashte, beheshin mish per top i zbulimeve te huaja dhe, te paisur me arme e helm, ktheheshin ne Shqiperi per te vrare kryetare pushteti, te rinj e te reja qe shkonin neper aksione apo mesues qe kerkonin hapjen e shkollave dhe te dijes, apo te tjere qe vinin ketu per te helmuar lopet e kooperativave apo djegur magazinat shteterore. Keta kane qene bandite dhe kriminele dhe nuk mund te konsiderohen viktima pasi si te tille nuk konsiderohen askund ne bote. Viktima quhen vetem njerezit e pafajshem, pafajsia e te cileve vertetohet me vendim te formes se prere te gjykatave. Ka ardhur koha qe edhe antikomunistet e hakerruar te mesojne dicka nga kjo bote sepse mbeten torollake gjithe jeten.
Mire thua ti, po halabakeria me se do ushqehet!? Antikomunizmi eshte virtyt i maskarenjve dhe i budallenjve!