Kontrolli në Portin e Durrësit dhe lirimi nga qelia i Gjinarait, ja masat që mori Ministria e Drejtësisë

20 Shkurt 2019, 13:21Kronika TEMA

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj  ka raportuar 25 masa disiplinore gjatë kontrolleve në Portin e Durrësit.

Në një dalje për mediat Gjonaj tha se masë disiplinore është vendour edhe ndaj drejtorit të këtij porti.

“Jam këtu para jush për t’iu raportuar se puna e taks forcës vijon. Jemi të bindur se zhdukja e korrupsionit do të ndikojë në rritjen ekonomike. Qeveria Ministria e Drejtësisë do të vijojë e palëkundur.

Në fokusin e task forcës këtë javë ishte porti më i madh i vendit ai i Durrësit, me objekt respektimin e kërkesave ligjore. Gjatë kontrollit u evidentuan shkelje për mosbatim urdhërash të brendshëm. Shkelje janë evidentuar edhe në rekrutimin e personelit në këtë institucion. 

Task Forcë evidentoi 25 masa disiplinore. Masë disiplinore, edhe për drejtorin e Portit Durrës..

Nga hetimi rezulton se vendimi pavarësisht se nuk është i formës së prerë është dhënë në kundërshtim me kriteret ligjore dhe kriteret e kodit penal.

 Për këtë arsye MD i është drejtuar KLD dhe inspektoriatit duke kërkuar procedim disiplinor për gjyqtarin që ka dhënë vendimin për lirimin e Gert Gjinararit”., tha Gjonaj. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje