Të gjithë kundër Partizanit: Luan me Skënderbeun, por Tirana vë shpërblim për derbin

20 Shkurt 2019, 10:34Sport TEMA

Sfida mes Skënderbeut dhe Tiranës, e programuar për të çelur javën e 23-të të Superiores, të premten, në orën 18:00, është një mundësi e mirë e bardhelbuve për të shfrytëzuar momentin e keq të korçarëve vetëm një javë para derbit të kryeqytetit me Partizanin.

Sigurisht që pikët janë njësoj, sikur merren me skuadra të vogla ashtu edhe me rivalë të përjetshëm, por bardheblutë kanë vite pa fituar me “demat”, ndaj që tani i kanë zënë ethet e derbit.

Presidenti Refik Halili mësohet se u ka premtuar një premio ta majme futbollistëve bardheblu, që të thyejnë mallkimin me Partizanin.

Ai e ka të qartë që në situatën ku ndodhet Tirana në kampionat është e vështirë, për të mos thënë e pamundur, që të arrihet zona europiane, por nëse fitohet derbi, për tifozët do të kishte shijen e trofeut.

Madje një sukses i mundshëm ndaj të kuqve do t’i afronte fansat bardheblu me skuadrën.

Përpara është transferta e Korçës, që paraqet vështirësi të mëdha, sidomos për shkak të mungesave.

Pa Hoxhallarin në dispozicion, Mema po programon zhvendosjen e Dokës në të majtë, ndërsa Kërçiku do të luajë në të djathtë.

Dyshime në mesfushë dhe sulm: Mawejje vazhdon të shfaqë probleme, me Dajën të gatshëm për t’i marrë vendin, ndërsa Grent Halili dhe Kobinah luftojnë për një vend në repartin e avancuar.

Gjithsesi, janë për t’u zhvilluar edhe dy seanca stërvitore para se Mema të marrë një vendim përfundimtar.(Super Sport)

1 komente në “Të gjithë kundër Partizanit: Luan me Skënderbeun, por Tirana vë shpërblim për derbin”

  1. Red or Dead says:

    Nuk jep premio Rid Halili i cili ska leke as per buke. Premio eshte e Safet Gjicit dhe Tirona si ekip legen me thesin shpuar pret ndonje leke nga Safeti si dikur nga Tan Takja .
    Te pakten mos na çajne trapin …Tirona ekip krenar ,hahahahaha !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje