Mimosa Cup 2019, Shqipëria zë vendin e 8 në not

21 Shkurt 2019, 13:36Sport TEMA
Mimosa Cup 2019, Shqipëria zë vendin e 8 në not

“Mimosa Cup 2019” mblodhi në 10-17 shkurt 350 notarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bosnja, Kroacia, Serbia, Sllovenia, Hungaria, Mali zi dhe Rusia. Në eventin ndërkombëtar të notit, Shqipëria u përfaqësua nga 14 të rinjtë notarë.

Ekipi “Eagles Swimming Team” i drejtuar nga trajnerët Eduart Cane dhe Andi Mara zuri vendin e 8 midis 35 ekipeve të tjera, duke fituar dhe disa medalje në dy kategoritë A dhe B. Për kategorinë A, notari i Teutes, Spiro Goga, që stervitet me Eagles mori 2 medalje bronzi në 200 dhe 400 stil i lirë.

Për kategorinë B, Paolo Priska fitoj 4 medalje, 1 ari në 100 stil i lirë, 1 argjendi në 50 stil i lirë, 2 bronzi në 50 delfin e 400 stil i lirë.

Përfaqësimi ishte dinjitoz, por pritshëmritë janë më të larta për fitimin e kampionatit kombëtar në pishinat e mbyllura që do të zhvillohet ne 20-21 prill 2019

Emrat e notarëve pjësmarrës

Klajdi Cane

Fabio Dajzmaili

Klajdi Deda

Xhon Diko

Junus Fuga

Joel Gjini

Jordi Gjini

Flavio Kora

Kristo Petko

Paolo Priska

Spiro Goga

Andi Mara

Sonja Kapedani

Sonja Resuli

1 komente në “Mimosa Cup 2019, Shqipëria zë vendin e 8 në not”

  1. Toni says:

    Gjysma do dali me doping

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje