Se çfarë do të ndodhë në fund të sezonit mes Mauro Icardit dhe Interit sot është e vështirë të parashikohet
Sipas mediave të huaja disa telefonta janë bërë në drejtim të Wanda Nara, bashkëshortja dhe agjentia e sulmuesit argjentinas.
Dërguesit e telefonatave janë emisarë të katër klubeve shumë të rëndësishëm: Real Madrid , Chelsea , Juventus dhe Napoli.
Nuk është hera e parë që këto klube kanë shfaqur interesin e tyre për Icardin, i cili ka një klauzolë prej 110 milionë euro deri më 15 korrik.
Pra, nëse dikush dëshiron Icardin deri më 15 korrik duhet të paguajë atë shumë dhe asnjë euro më pak. Nëse dikush dëshiron atë pas kësaj date, atëherë duhet të hyjë në bisedime me Interin .
Megjithatë, që sulmuesi të lërë Milanon do të jetë një mision i vështirë pavarsisht konfliktit me klubin zikaltër, pasi Marotta ka thënë publikisht se së shpejti do të formulohet një ofertë e rinovimit të kontratës dhe do të jetë një ofertë e përshtatshme për vlerën e lojtarit, 7 milionë euro neto në vit për 5 sezone.
Por, gjithsesi duhet pritur fundi i sezonit për tu vendosur pikat mbi “i” për të ardhmen e 26-vjeçarit. (TemA)